Gjakmarrja, 5% e krimeve në 2011

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Gjate vitit të kaluar, përqindja e vrasjeve për gjakmarrje shënuan rekordin e 8 viteve të fundit duke arritur në pesë për qind të vrasjeve zyrtare. Shtatë persona humbën jetën si rezultat i këtij fenomeni, nga 134 në total që regjistroi Shqipëria.

Por sipas zakonit kanunor, qe respektohet kryesisht ne veri te vendit, si pasojë e vrasjeve qe vijuan, u detyruan te ngujohen edhe 4 familje te tjera. Vrasja per gjakmarrje ka regjistruar ne vend shifren 0 sipas statistikave te Ministrise se Brendshme vetem ne vitet 2008 - 2009, por shpeshhere opozita akuzon ne komisionet e ndryshme parlamentare se manipulohet me kete statistike, ndersa deputetet e maxhorances nuk e konsiderojne kete fenomen, si nje rrezik real per shoqerine.

Por fakti qe vetem ne qershor regjistrohen tre viktima ne emer te gjakmarrjes tregon se rreziku mbetet potencial edhe pse numrat e te vrarëve çdo vit nuk jane njeshifror. Situata behet nje rrezik potencial per shoqerine kur shifrat e pese viteve te fundit jo vetem qe behen dyshifrore, por po t'u referohesh viktimave qe ka shkaktuar, konstaton se fenomeni eshte bere me brutal, jashte çdo rregulli qofte edhe kanunor, duke marre trajtën e nje krimi qe ka dale jashte kontrollit, duke sfiduar si ligjet e shtetiti ashtu edhe te drejten zakonore.

Ne emer te gjakmarrjes u vra edhe nje prift, apo dy vellezer te nje polici, apo edhe Maria, vajza 17-vjeçare nga Dukagjini. Me heret viktime ishte bere edhe nje femije, ndersa shkonte ne shkolle dhe qe nuk kishte resopektuar ritin e ngujimit si familja e tij.

Ne statistikat e saj Ministria e Brendshme nuk regjistron viktimat, te cilat nuk kane pranuar te mbyllen ne shtepite e tyre, si ne rastin e ketij viti, ku nje punonjes policie humbi jeten perpara shtepise se tij ne Tirane, apo si rasti i para dy diteve më parë ne Rubik. Te dy humben jeten sepse vellezerit e tyre ishin autore te dyshuar vrasjesh.

Perteje lojes se shifrave, realiteti eshte se krimi per gjakmarrje dhe fenomeni i ngujimit qe e pason eshte nje kercenim serioz dhe nje shkelje brutale e te drejtave te njeriut.

Nje studim i para tre viteve, organizuar nga Formumi i Mendimit te Lire me mbeshtetjen e Ambasades Amerikane, tregon se ne qarkun e Shkodres ishin te ngujuara 84 familje, me rreth 400 persona nga te cilet 94 femije. Me ndryshimet e bera pese vjet me pare, Kodi Penal parashikon si veper penale detyrimin per ngujim dhe denon kercenuesit me 3 vjet burg e 1 milion leke gjobe. Por deri tani, askush nuk eshte denuar ne baze te ketij neni, e madje asnje hetim zyrtar nuk eshte hapur edhe pse eshte dokumentuar zyrtarisht numri i familjeve te ngujuara.

Vrasja e Maries, vajzes 17-vjeçare nga Dukagjini pikerisht per gjakmarrje nuk shkaktoi reagime nga strukturat e shtetit. Por eshte shoqeria qe ka vendosur te ngreje zerin per humbjen e nje jete te pafajshme.
Te merkuren, ne oren 19.30, Alternative Civile dhe organizata te tjera te shoqerise civile, kane organizuar qindra qytetare permes rrjeteve sociale ne nje tubim homazh, para Piramides, per te ndezur qirinj per jeten e fikur te kesaj vajze, si dhe per te protestuar per heshtjen e shtetit.


Burimi:Top-Channel.tv
 
Titulli: Gjakmarrja, 5% e krimeve në 2011

Jane plage te shoqerise ku dhe forca e shtetit apo ligjit nuk vepron dot mbi te, me erdhi shume keq per kete vajzen ,gjynah moshe e re.
 
Titulli: Gjakmarrja, 5% e krimeve në 2011

Jane plage te shoqerise ku dhe forca e shtetit apo ligjit nuk vepron dot mbi te, me erdhi shume keq per kete vajzen ,gjynah moshe e re.

po edhe mafia , qe jan me keq se kta...ne italin e viteve 80-90. ishte plage me e thelle se gjakmarrja , plage nga ato qe rrjedhin gjat gjith kohes, por shteti asaj kohe ngrejti ze , i shtypi si morra , i deboi jashte shtetit , i kalbi burgjeve...disa dhe i zhduki nga faqja dheut . levizi gishtin e mesit .

ai qe vret per gjakmarrje , duhet te kalbet ne burg , ose dhe te puskatohet nga shteti . te varet ne mes te katundit .
 
Shkodër, policia nxjerr statistikat e para për fenomenin e gjakmarrjes

Të dhëna kontradiktore me hulumtimet e OJF-ve dhe vullnetarëve që punojnë në terren

Policia nxjerr për herë të parë të dhëna mbi familjet e ngujuara. “Top Channel” zbardhi dje një dokument të përpiluar nga Policia e Shkodrës, ku jepet numri i familjeve dhe i personave të ngujuar në të gjithë qarkun. Por këto të dhëna të dokumentit të parë zyrtar mbi fenomenin nuk përputhen me të dhëna të nxjerra nga hulumtime të pavarura në zonë.

Qytetare-te-Tiranes-duke-ndezur-qirinj-prane-fotografise-se-nje-prej-viktimave-te-gjakmarrjes-Ma.jpg

Dokumenti

Policia e Shtetit ka të evidentuara 200 familje në hasmëri për Qarkun e Shkodrës, Pukës dhe Malësisë së Madhe, prej të cilave rezultojnë, sipas Zyrës së Informacionit të Përpunimit Kriminal, 116 persona të ngujuar. Për herë të parë, Policia e Shtetit prodhon një dokument zyrtar, të tillë për të treguar situatën që vjen për shkak të konflikteve dhe gjakmarrjes. Ky dokument, sipas informacioneve të mbledhura në rrugë operative nga agjentët e policisë kriminale, evidenton se për Qarkun e Shkodrës ndodhen të ngujuara 48 familje, me 116 pjesëtarë, prej të cilëve 21 fëmijë nuk shkojnë në shkollë për shkak të ngujimit, ndërsa dy të rinj kanë ndërprerë studimet e larta për shkak të gjakmarrjes.

Ajo që vihet re nga të dhënat e Policisë së Shtetit është se për Qarkun e Pukës janë 47 familje në hasmëri, prej të cilave asnjëra prej tyre nuk është evidentuar si e ngujuar, ndërkohë që pjesa më e madhe e këtyre hasmërive rezultojnë nëpër komuna. Në dokumentin që “Top Channel” disponon, evidentohen të dhënat familjare të të dyja familjeve që janë në gjakmarrje, si të familjes së ngujuar edhe të familjes tjetër, mosha e meshkujve të ngujuar, vitet kur ka nisur gjakmarrja dhe shkaku, se përse secila prej familjeve ndodhet në gjakmarrje.

Në vend të parë, sipas analizave të policisë, ndodhet Rrethi i Shkodrës, me 122 familje në hasmëri dhe të gjithë fëmijët e ngujuar që nuk shkojnë në shkollë, i përkasin këtij qarku. Nga Shkodra janë edhe dy studentët që kanë ndërprerë shkollën.


Mospërputhjet

Të dhënat e policisë mbi gjakmarrjen nuk përputhen me të dhëna të tjera të mbledhura në mënyrë të pavarur për të njëjtin fenomen. Tri vjet më parë, organizata “Forumi i Mendimit të Lirë”, me mbështetjen e ambasadës amerikane, prodhoi bazën e parë të të dhënave për familjet e ngujuara, duke konkluduar se në Qarkun e Shkodrës ishin të ngujuara 84 familje. Numri i familjeve të ngujuara që jep policia është më i ulët, ndërkohë që bie në sy edhe fakti se në vitin 2010 ka pasur konflikte të reja që kanë shtyrë drejt ngujimit disa familje.

Ndërkohë, një mësuese që kujdeset për fëmijët e ngujuar në Shkodër, i tha dje emisionit “Fiks Fare” një shifër gjashtë herë më të lartë se ajo e policisë për fëmijët e ngujuar. Zonja Liljana Luani, mësuese vullnetare për fëmijët e ngujuar tha se në Shkodër numërohen 120 fëmijë të ngujuar. Mësuesja e shkollës 9-vjeçare “Pashko Vasa” të Shkodrës tregon se gjendja është shumë e rëndë dhe të vjen keq kur institucionet përpiqen ta fshehin të vërtetën. Ajo flet më bindje si njohëse e mirë e këtij fenomeni. E njeh zonën pëllëmbë më pëllëmbë, shërben prej vitesh si mësuese vullnetare dhe thotë me keqardhje se ka për ta bërë edhe për shumë kohë.
Burimi: tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top