Gishti në krem shkakton infektim

braziljania

Anëtar i Nderuar
A e keni ditur se çdo herë kur fusni gishtin në krem, rrezikoheni nga infektimi. Bakteret nga gishtat tonë hasin në ‘tokë pjellore’ në krema që i përdorim, ndërsa po aq mirë iu përgjigjen vendet në të cilat i mbajmë ato- në banjën e ngrohtë.

A e keni përdorur ndonjëherë një lopatë të vogël që e keni fituar në paketimin e ndonjë kremi të shtrenjtë? Ashtu, merrini me të pak krem nga kutia, e tash nga lopata me gishta e vendosni në pjesën e dëshiruar. Në rastin më të mirë, keni hedhur paratë, e në më të keq keni dëmtuar lëkurën. Secilën herë kur e fusni gishtin ekziston mundësia që keni futur edhe baktere. Dhe marrë parasysh se shumica e kremave janë ushqyese për mikrobet mesatare, në ngrohtësinë e banjës në kremin tuaj mund të strehohen të gjitha bakteret e mundshme. Dermatologët paralajmërojnë se në lëkurë shpesh vendosim për shembull, bakterin Staphylococcus aureus. Shpesh nuk shkakton kurrfarë problemesh, por nëse e vendosim me krem në fytyrë, e keni sjell në rreth ku shpejtë mund të shumohet.

Kjo flet që së bashku me dozën ditore të lagështisë së duhur, lëkurës do t’i dhuroni edhe bakteret që mund të shkaktojnë infektim të lëkurës. Ky problem është vërejtur tek pacientët që vuajnë nga eckemi kundër të cilit luftojnë me krema. E pikërisht me secilën vendosje të kremit me gisht, përsëri infektohen. Tingëllon e papranuar, por dermatologët insistojnë që, njëherë kur fitoni infektim të zakonshëm, hidhni krejt grimin që e keni, sepse nuk dihet cili është i infektuar. Po ashtu nëse keni të skuqura apo njolla në fytyrë që përsëriten, edhe për këtë fajtore mund të jetë krema. Prezenca e baktereve në krem mund ta ndryshojë pH e saj. Disa përbërës aktiv në krema të shtrenjta të vetmet veprojnë tek pH i caktuar andaj nëse e kontaminoni mund të eliminoni çfarëdo reagimi pozitiv në lëkurën tuaj. Për fund, kujdesuni për kremin tuaj dhe mos i fusni gishtat në të!
Ikubinfo*
 
Kremi i tepërt shkakton infeksion


Shpesh gjatë periudhës së dimrit njerëzit përdorin krem për zbutjen e buzëve sa herë që lëkura e tyre thahet ose plasaritet.

Por shkencëtarët pranë universitetit të Alabamës paralajmërojnë se lyerja e tepruar e buzëve me krem mund të bëhet shkak për infeksione.

Ata tregojnë se kremi zbut lëkurën dhe e bën atë të pambrojtur nga bakteret dhe viruset e shumta.

Pikërisht për këtë arsye ata këshillojnë që sasia e kremit ose pomadës kundër plasaritjeve të buzëve duhet të kufizohet në maksimum dhe mundësisht ky produkt të përdoret vetëm gjatë një moti tepër të ftohët. *Telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top