George Clooney dhe Cristiano Ronaldo dëshmitarë në gjyqin e Berluskonit?

Love

βeℓℓe â๓e
berluskoni_rugby_200_200.jpg


Aktori George Clooney dhe ylli i futbollit Cristiano Ronaldo mund të dëshmojnë në procesin gjyqësor ndaj kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.
Të dy këta personazhe janë në listën e 78 dëshmitarëve të mundshëm në çështjen “Ruby”.
Ruby, emri i vërtetë i së cilës është Karima el Mahroug, e cila mendohet të ketë shkuar në shtrat me kryeministrin italian kur ishte ende e mitur, është shprehur se edhe Cristiano Ronaldo ka qenë një klient i saj. Futbollisti i Real Madrid e ka përgënjështruar kategorikisht këtë gjë.
Gjithashtu, Ruby ka treguar se ka parë George Clooney (49 vjeç) dhe të fejuarën e tij Elisabetta Canalis (31 vjeç) në një nga festat e Berlusconit, të quajtura ndryshe “Bunga-Bunga”.
Në një deklaratë në mbrëmjen e djeshme, Clooney tha: “Jam i befasuar sepse kryeministrin italian e kam takuar vetëm një herë dhe ka qenë për të kërkuar ndihma për Darfurin.”
Në ditët e ardhshme do të mësohet nëse Clooney dhe Ronaldo do të dëshmojnë apo jo për këtë çështje./Lajmifundit/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top