Genta, Tuna dhe Nora, 3 “agjentet” me mision ne Turqi

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
url]



Kur vendosin t’i kalojnë pushimet verore nuk i tregojnë askujt, për shkak se kanë frikë nga fotografët tanë se mos i kapim mat në ndonjë vend të papërshtatshëm. Kanë vendosur të udhëtojnë si grup për në Antalya të Turqisë dhe jo vetëm për pushime, por edhe për punë. Bëhet fjalë për disa këngëtare të njohura e të dashura për publikun shqiptar. Genta Ismajli, Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi janë tri nga këngëtaret të cilat tashmë po qëndrojnë në shtetin turk për realizimin e disa reklamave për një kompani kosovare, si dhe disa emisione për Televizionin 21. Televizioni në fjalë, së bashku me një ekip të madh, përfshirë kameramanë, grafistë e montazherë, kanë udhëtuar drejt Turqisë ku shkojnë gati çdo vit për realizimin e disa reklamave. Reklamat janë për kompanitë ajrore, emisionet televizive, intervista ekskluzive për ata, si dhe për realizimin e disa xhirimeve muzikore, siç ndodhi disa vite më herët, kur në të njëjtin ekip kishte udhëtuar grupi humoristik Stupcat, këngëtaret Leonora Jakupi, Big Mama etj. Këtë vit, përveç Genta Ismajlit, Tuna Sejdiut e Nora Istrefit, kanë udhëtuar edhe moderatori Labinot Gashi, këngëtarët Ryva Kajtazi e Blero Muharremi. Të gjithë këta emra së shpejti do t’i shohim edhe në ndonjë format televiziv të të njëjtit televizion. Të tri këngëtaret e lartpërmendura kanë përfunduar disa obligime muzikore dhe tani po relaksohen në bregdetin turk. Kush do të kishte besuar të shihte krah njëra-tjetrës Gentën, Norën dhe Tunën? Jo për gjë, por duke ditur që xhelozia profesionale kohëve të fundit ka kaluar kufijtë në disa raste, si duket, të tri këngëtaret joshëse po shkojnë shumë mirë. Norën dhe Gentën kemi pasur mundësi t’i shohim së bashku se si argëtohen në disa evente dhe mbrëmje muzikore, qoftë edhe në dasma, madje ishte përfolur që mes tyre do ketë dhe një bashkëpunim, po për shkak të obligimeve të shumta muzikore, nuk kanë pasur mundësi të ulen dhe të bisedojnë për këtë projekt. Në anën tjetër, për një bashkëpunim të ngjashëm ishte folur mes këngëtareve Nora dhe Tuna, por as ajo këngë nuk doli të paktën deri tani. Arsyet nuk dihen, por shoqëria mes vajzave ende vazhdon dhe kemi si provë shumë foto në të cilat shihen dy këngëtaret me njëra-tjetrën. Janë seksi, të bukura, joshin me pamjen e tyre dhe me projektet të cilat tashmë i kanë në qarkullim. Videoklipet “Pa ty”, “Dysheme” dhe dueti me Ermalin “Unë e di”, po pëlqehen shumë dhe tashmë janë krijuar si hite verore, pa të cilat diskotekat shqiptare nuk funksionojnë.
Ky udhëtim pa dyshim që do t’i ndihmojë shumë, pasi përveç punës, reklamave, intervistave të ndryshme që do të realizojnë, ato do të shijojnë disa ditë pushimi në plazhet e shtrenjta turke, pa harxhuar para, ndërsa në anën tjetër do të mbushin llogaritë e tyre nga puna e realizuar. Genta e Tuna e kanë më lehtë pasi janë “single” për momentin, por as Norën nuk e pengon Roberti që të udhëtojë e vetme, pasi edhe ai është i angazhuar si përcjellës i Sinan Vllasaliut në mbrëmje muzikore, matura e dasma.​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top