GENIDA PRIFTI, shqiptarja që u rendit në 5 vajzat më të bukura në Kanada

BeniT

Donatorë
GENIDA PRIFTI, shqiptarja që u rendit në 5 vajzat më të bukura në Kanada



Bukuria shqiptare ka spikatur edhe në “Miss Canada 2008”.
Ndërsa u ndanë çmimet në spektaklin e madh mësojmë se një vajzë shqiptare është zgjedhur në pesëçen më të mirë. ثshtë pikërisht Genida Prifti e cila është shpallur shoqëruesja e katërt e miss-it. Por Genida nuk është e para shqiptare që merr pjesë në këtë konkurs bukurie në Kanada edhe pse është e para që renditet kaq lart në vlerësimin final. Ajo është 24 vjeç, ka lindur në Shqipëri dhe është zhvendosur në Kanada kur ishte vetëm 17 vjeç ndërsa modelimin e ka filluar në moshën 19 vjeçare. Momentalisht ajo është studente në degën e matematikës, fizikës dhe punon vullnetarisht për të ndihmuar në aktivitete bamirësie për AIDS, kancerin, fëmijët e sëmurë etj. Ja si e përshkruan Genida profilin e saj në internet: Emri im është Genida Prifti dhe jam 24 vjeç. Jam lindur në një qytet të vogël të Shqipërisë dhe më pas u zhvendosa drejt Torontos në moshën 17 vjeçare. Aktualisht jam në vitin e tretë në universitet në degën e Matematikës dhe të Fizikës. Studioj në Universitetin e Torontos të quajtur Scarborough Campus. Moda dhe sfilimi ka qenë ëndërra ime që në vogëli. Adhuroj kamerat. Jam shumë fotozhenike dhe mund të ndryshoj look-un në mënyra të ndryshme. Pëlqej shumë të eksperimentoj dhe nuk mërzitem nëse dukem apo jo seksi përgjatë gjithë kohës. Kështu, nëse do të keni ndonjë ide të mirë për mua, thjesht më dërgoni një mesazh.
 

Attachments

  • Genidaprifti.jpg
    Genidaprifti.jpg
    43.8 KB · Shikime: 83
E lezetshme ,ndonje bukuri e ralle nuk ishte ,por trupun me aq sa duket e paska te bukur dhe elegant:)

Suksese me tej!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top