Gazetarja Rudina Xhunga i jep fund beqarisë, fejohet me diplomatin Dritan Hila...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
rudina-xhunga.jpg
Gazetarja Rudina Xhunga. Majtas, Dritan Hila


Ajo që na bën të ngulemi para ekraneve dhe të ndjekim orë të tëra debatesh, që nga ato dhëmbë për dhëmbë në politikë e deri tek romanet, kësaj here e ka vështirë të flasë.Nuk do të donte të fliste për veten, edhe pse ajo e di shumë mirë që nuk mund t’u shpëtojë ngacmimeve të gazetarëve. Fundja, lajmi tashmë është dhënë. Ishin lulet e mbërritura “tradhtaret” që shpërndanë lajmin fillimisht në Top Channel e pastaj… Rudina Xhunga, një nga ikonat e gazetarisë televizive në Shqipëri, i ka dhënë fund beqarisë. Ditën e diel, në një ceremoni të vogël, familjare, gazetarja ka kryer ritin tradicional të fejesës. Po kush është fatlumi?! Quhet Dritan Hila dhe nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Fillimisht një diplomat i rezervuar, ish-punonjës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, më pas analist për çështjet ndërkombëtare, emri i Hilës do të lakohej shpesh kohëve të fundit në ekrane të ndryshme televizive, apo edhe opinione e analiza në faqet e të përditshmeve shqiptare. Presim të na e thotë vetë Rudina, nëse njohja e tyre ka lindur pikërisht në studiot televizive, gjatë debateve në emisionin “Shqip”, në Top Channel, apo diku tjetër. Gjithsesi, lajmi i madh është fejesa, e cila siç edhe dihet, do të sjellë një tjetër rrjedhë në jetën e gazetares dhe moderatores televizive, e cila e ka nisur rrugën e gazetarisë qysh prej vitit 1994, së pari në faqet e të përditshmeve të kohës. Por duket se dashuria e madhe do të ishte televizioni dhe madje fronti më i egër, ai i debateve social-politike. Deri në vitin 2002 ka drejtuar emisionin politik “Dritare” në TVSH, kohë prej së cilës u shfaq në ekranin e Top Channel, ku drejton emisionin “Shqip”. ثshtë autore e tre librave (“Të dua për sfond”, “Preja e një martese të lodhur”, “Sikur Ana”) dhe adhuron të flasë për letërsinë. E kontaktuar vetëm pak para se të hynte në emision, Rudina Xhunga preferoi të mos fliste shpejt e shpejt për këtë ngjarje të jetës së saj, por na premtoi se do të na rrëfejë gjerë e gjatë në një intervistë.///Panorama

---------- Post added at 20:50 ---------- Previous post was at 20:50 ----------

Shyqyr na u martua dhe kjo se na kishte mbet beqare tani vetem une kam mbet beqar LOL LOL
 
Pe: Gazetarja Rudina Xhunga i jep fund beqarisë, fejohet me diplomatin Dritan Hila...

Me trashëgime vajza , e meriton dhe kjo një mashkull në krevat
 
Titulli: Gazetarja Rudina Xhunga i jep fund beqarisë, fejohet me diplomatin Dritan Hi

po une e dija te martume dhe thashe se po divorcohej Mos e paskem ngaterru me ate tjetren Aida shtino:pLOLLOL ...........jete te lumtur qa ti thuash ndonje ftese kur te per dasem nuk bente keq tja jepte njerit nga forumi yne?!:p
 
Pe: Gazetarja Rudina Xhunga i jep fund beqarisë, fejohet me diplomatin Dritan Hila...

Me trashëgime vajza , e meriton dhe kjo një mashkull në krevat

Hhahahhaahahahhahahahaahahahahahahhahahahahaahahhaha LOL LOL

---------- Post added at 00:13 ---------- Previous post was at 00:12 ----------

po une e dija te martume dhe thashe se po divorcohej Mos e paskem ngaterru me ate tjetren Aida shtino:pLOLLOL ...........jete te lumtur qa ti thuash ndonje ftese kur te per dasem nuk bente keq tja jepte njerit nga forumi yne?!:p

Me kte pune po merem une qe jam afer emisonit te rudines kur te shkoj atje do marr me vete dhe nje carcaf ku ne te do shkruaj i love you forumi virtual :p :p LOL LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top