Garancher nxit Malin e Zi ta njohë Kosovën

Ado

FISEBILIL-LAH
Me njohjen e Kosovës, Mali i Zi do të kontribuonte edhe më shumë në stabilitetin rajonal dhe do ta forconte të ardhmen e tij në kuadër të Bashkimit Evropian, ka vlerësuar ambasadori i Francës në Mal të Zi, Bernard Garancher.

Ai ka vlerësuar se “njohja e realitetit në Kosovë është domosdoshmëri politike, me të cilën pushteti malazias ka kurajë të ballafaqohet”.

"Duke e ndjekur shembullin e kryeqendrave të tjera evropiane, të cilat tashmë e kanë njohur Kosovën, Mali i Zi edhe më shumë do të kontribuonte në stabilitetin rajonal dhe do ta sforconte ardhmërinë vetjake në kuadër të asaj që do të bëhet shtëpia jonë e përbashkët - Bashkimi Evropian”, ka thënë Garancher, njoftojnë mediat e Podgoricës.

Ai po ashtu ka thënë se Franca, bashkë me shtetet të tjera, në kuadër të misionit evropian për sundim të ligjit, vazhdon me aktivitete të rëndësishme në Kosovë me qëllim të krijimit të kushteve për paqe dhe prosperitetin e të gjitha bashkësive etnike aty. "Shtetet evropiane presin që ky të jetë misioni i EULEX-it në Kosovë”, ka thënë ai. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top