Gara e madhe për çmimin e madh Oscar

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
42562_2.jpg

LOS ANXHELOS -Natën e së hënës zhvillohet në Los Anxhelos ceremonia e madhe e çmimeve Oscar. Po kush janë të nominuarit për çmimin e madh?

Nata e shumëpritur në Los Anxhelos po vjen. اmimet Oscar janë çmimet më të rëndësishmë në botëm e filmit. Zyrtarisht Akademia quhet "Akademia e Filmit Artistik dhe Shkencor" dhe i ofron çmimet që mbajnë mbishkrimin "اmimi i Akademisë për Merita" një herë në vit.

Të nominuarit

Nominimet më të rëndësishme për këtë vit janë dhënë për filmat "Artisti, "Pasardhësit - familja dhe çështje të tjera", "Shumë të zhurmshëm dhe pabesueshmërisht të afërt", Ndihma", "Mesnatë në Paris", "Pema e jetës" etj. Ndërsa për çmimin regjizori më i mirë janë në agrë: Woody Allen me "Mesnatë në Paris", Martin Scorsese me "Hugo Cabret", Michel Hazanavicius me "Artisti", Alexander Payne me "Pasardhësit - familja dhe çështje të tjera".

Shanset më të mëdha për të grumbulluar sa më shumë Oscar i ka filmi "Artisti", por edhe filmi "Hugo Cabret. Filmi "Artisti" një film pa zë është nominuar në 10 kategori, ndërsa, filmi i Scorsese "Hugo Cabret në 11 kategori. Ndërsa për çmimet e rëndësishëm të aktorit dhe aktores më të mirë rivalizojnë George Clooney, Jean Dujardin, Brad Pitt, Gary Oldmann, Demian Bichir, ndërsa tek grupi femëror kemi Viola Davis, Mery Streep për rolin e saj si Margaret Thنtcher, por edhe Michelle Williams, Rooney Mara, dhe Glenn Close janë kandidate.

Filmi gjerman shpreson

Edhe filmi gjerman shpreson këtë herë për të sjellë në Oscar të shumëpritur në Gjermani. Për herë të fundit Oscar shkoi në Gjermani me filmin e Florian Henckel von Donnersmarxk me dramën "Jeta e të tjerëve" në vitin 2007. Këtë herë prodhuesit gjermanë të botës së filmit janë nominuar për disa kategori.

Wim Wenders për filmin dokumentar "Pina", i cili ka në qendër jetën e kërcimtares legejndare Pina Bausch, themeluesja e Teatrit Vallëzues në Vupertal. Filmi ofrohet në teknikën tredimensionale. Ndërsa filmi i regjizorit nga Hamburgu Max Zنhle, 3 vjeç ia ka dalë në radhën e fundit të filmave me metrazh të shkurtër që synojnë Oscarin. Edhe një film bashkëprodhim gjermano-polak "Në errësirë" konkurron për Oscarin. Filmi i regjizores polake Agniezska Holland i cili trajton historinë e një grupi hebrenjsh të fshehur nga polakët për muaj me radhë në qytetin e Lembergut në vitin 1943 konkurron për Poloninë, por aty luajnë disa aktorë gjermanë.

Fakte dhe shifra

اmimet e filmit u dhanë për herë të parë në vitin 1929, por vetëm dhjetë më vonë, Akademia pranoi shkurtimin "Oscar" për çmimet. Në vitin 1953 ceremonia u transmentua për herë të parë drejtpërsëdrejti në televizion. Statuja e Oscarit është 35 centimentra e lartë dhe peshon rreth katër kilogrammë, ajo është e veshur me flori. Statujat prodhohen nga një firmë në اikago, 50 copë në dy-tre javë.

Por cila është historia e emrit Oscar?

Emri i çmimit Oscar kaq të famshëm me sa duket ka një origjinë tepër thjeshtë. Sipas gojëdhanës të shuëmfishuar nga mediat, bibliotekarja dhe më vonë drejtoresha e Akademisë së Filmit, Margaret Herrick (1902-1976) kishte menduar se statuja i ngjante së tepërmi xhaxhait të saj Oscar, prandaj ajo e pagëzoi statujën Oscar.

(Marre nga DeutcheWelle)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top