Galeria e Arteve shpall konkursin për Kongresin e Lushnjës

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
52835.jpg

TIRANE - Në kuadër të festimeve që do të organizojë Shteti Shqiptar për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë gjatë vitit 2012, do të realizohet edhe monumenti kushtuar Kongresit të Lushnjes, që do të vendoset në qytetin e Lushnjes.

Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ministria e Kulturës kanë shpallur dje "Konkurs kombëtar për realizimin e monumentit kushtuar Kongresit të Lushnjes që do të vendoset në qytetin e Lushnjes".

Ndër kriteret e tij përmenden monumenti, bazamenti dhe shkrimi përkatës, i cili është informacion i rëndësishëm për njohjen me ngjarjen, ndërsa theksohet se çdo artist, grup artistësh apo studio propozon në këtë konkurs vetëm 1 (një) bocet. Sipas njoftimit të GKA-së boceti pjesëmarrës nuk duhet të kalojë më shumë se 100 cm lartësi dhe mund të realizohet në çdo lloj materiali.

Artisti, grupi apo studio duhet të dorëzojnë bashkë me bocetin një foto të imazhit konkurrues, CV të plotë të artistit, grupit të artistëve apo studios, foto personale dhe kopje të diplomës të studimeve të larta të noterizuar.

Ky dokumentacion është i vlefshëm për punën dhe diskutimet e jurisë si dhe për arkivimin e këtij fakti në dosjen e skulpturës që shpallet fituese. Boceti pjesëmarrës do të dorëzohet në Galerinë Kombëtare të Arteve deri me datë 21 Maj 2012 ndërsa shpërblimi artistik për realizimin e monumentit do të jetë 2 000 000 lekë.
Kontrata ndërmjet artistit fitues dhe MTKRS do saktësojë edhe mjedisin ku do të realizohet monumenti apo pika të tjera të sferës profesionale.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top