Gafat më të famshme të njerëzve të famshëm

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
ثshtë më mirë të mos flasësh fare dhe të ngjash si budalla, sesa të flasësh dhe ta konfirmosh budallallëkun", thotë një shprehje e urtë.
Do ishte mirë që këtë postulat ta mbanin parasysh disa prej njerëzve të famshëm. Ata nuk mund ta shmangin të folurën, sepse pozicioni që kanë nuk ua lejon një gjë të tillë, por mbase do ishte më mirë të mendoheshin dy herë para se të flisnin.
Por nganjëherë, është më mirë që ata s'i kanë dëgjuar ndonjëherë këto mësime të vlefshme, sepse në këtë mënyrë na ofrojnë variacione argëtimi.
Njerëzve të famshëm u duhet të thonë shumë gjëra në publik. Në intervista televizive, në intervista të shkruara, para auditorëve të mbledhur enkas për ta. Duhet t'u përgjigjen një morie pyetjesh, që variojnë nga ato më të thjeshtat e deri tek më provokueset.
Ca ia dalin mbanë t'ia hedhin paq duke i shmangur në maksimum intervistat dhe daljet publike, ca të tjerë janë të aftë të menaxhojnë përgjigjet e tyre e ca të tjerë arrijnë të bëhen lajm kopertonash për javë të tëra me vetë fjalët e tyre.
I tillë ishte rasti kur Mariah Carey u shpreh se i vinte tmerrësisht keq për fëmijët e uritur afrikanë, por nga ana tjetër do i pëlqente të ishte aq e dobët.
Paris Hilton, e cila është një ndër njerëzit më të famshëm në botë që nuk bën asgjë përveç se është e famshme, e kjo falë statusit të saj ekonomik, shquhet për gafat e saj të panumërta.
Një ndër to ishte vitin e kaluar kur 25-vjeçarja ndodhej në Britaninë e Madhe dhe po jepte një intervistë për një media vendase.
E pyetur se çfarë mendimi kishte për Tony Blair, ajo vetëm puliti sytë me ngjyrë të kaltër lentesh dhe tha, "Më vjen keq, por unë nuk e di kush është Tony Blair!".
Listës së personave që flasin shpesh gjëra që konsiderohen jo fort të përshtatshme për t'u thënë në publik nuk i shpëton as Britney Spears, Aguilera e Timberlake.

Paris Hilton, trashëgimtare e dinastisë Hilton
اdo femër duhet të ketë katër kafshë në jetën e saj. Një vizon në dollapin e rrobave, një jaguar në garazh, një tigër në shtrat, dhe një gomar që paguan për të gjitha këto.
اfarë është "Wall Street Journal"? A është gjë e mirë? - Kur bashkë-autorja i librit të saj, Merle Ginsberg e përgëzoi se ishte bërë pjesë e listës së librave "best-seller" të "Wall Street Journal".

Britney Spears, këngëtare
S'më ka pëlqyer asnjëherë të shkoj në Japoni. Për arsyen e thjeshtë se nuk më pëlqen të ha peshk. Dhe kam dëgjuar se peshku është shumë i përhapur andej nga Afrika
Unë gjithë i telefonoj kushërirës sime sepse jemi shumë të lidhura. Jemi pothuajse si motra dhe gjithashtu jemi shumë të lidhura ngaqë nënat tona janë motra.

Brooke Shields, aktore
Duhani vret. Dhe nëse ti vdes, humbet një pjesë shumë të rëndësishme të jetës.
Unë jam shumë naive për sa i përket financave. Kur njëherë mamaja ime më përmendi një shumë të caktuar, të cilën unë s'e kuptoja se sa ishte ajo më shpjegoi: "ثshtë si të thuash tre Mercedezë". Më pas e kuptova.

Woody Allen,
"Unë s'ia kam aspak idenë se çfarë po bëj. Por paaftësia s'më ka parandaluar asnjëherë që t'i futem punës me entuziazëm".

Linda Evangelista, supermodele
"Unë zakonisht nuk mbaj dietë asnjëherë. Unë thjesht nuk ha aq sa do dëshiroja të haja realisht".

Justin Timberlake, këngëtar
Unë i fus gishtat në hundë dhe s'më vjen fare turp ta pranoj një gjë të tillë. Nëse do të nxjerrësh një gjë nga hunda, bëje.

Christina Aguilera, këngëtare
Eeee, atëherë, ku do mbahet sivjet "Festivali i Filmit të Kanës"?

Arnold Schwarzenegger, aktor, guvernator i Kalifornisë
Unë mendoj se martesa mes homoseksualëve është diçka që duhet të bëhet mes një burri dhe një gruaje"

Pamela Anderson, aktore
Epo ka disa gjëra, për të cilat nuk di shumë. Për shembull, strukturën e fjalisë nuk e kuptoj, ku fillon, ku është mesi i saj e ku mbaron.
Duhet thënë se kam qenë me fat. Nuk kam pasur nevojë të bëj shumë prova për rolet që kam marrë, thjesht kam ditur të fle me njerëzit e duhur.

Mariah Carey, këngëtare
Sa herë që shoh televizor dhe shikoj ata fëmijë të gjorë në gjithë botën duke vdekur nga uria, nuk i shmang dot lotët. Dua të them se mua do më pëlqente të isha aq e dobët, por jo të kisha vërdallë gjithë ato miza e vdekje e gjëra të atij lloji.


Mua më pëlqente shumë Jordan. Ai ishte një prej atletëve më të mëdhenj të kohëve tona. (Kur dëgjoi për vdekjen e Mbretit të Jordanisë - në anglisht shkruhet Jordan).



TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top