GAFAT DIPLOMATIKE Tث z.BASHKIM ZENELI

Bilderberg

Anëtar i ri
GAFAT DIPLOMATIKE Tث z.BASHKIM ZENELI

Nga Arben LLALLA
Ish-Kryetar i Forumit të Emigrantëve Shqiptar në Greqi, dega-Selanik.

Në gazetën SHQIP të datës 10 nëntor ishte botuar një intervistë të ish-ambasadorit shqiptar në Athinë z.Bashkim Zenelit. Një diplomat që dikur ka qenë edhe gazetar si unë. Në intervistën në fjalë z.Diplomat Zeneli na tregon se në Greqi janë afro 800 mijë emigrantë shqiptar. Siç duket diplomati Bashkim Zeneli u referohet shifrave jozyrtare të gazetarëve joprofesionist grek sepse numri i emigrantëve shqiptar nga viti në vit vjen duke u ulur për shumë arsye. Një ndër arsye është se ekonomia greke ka vite që ka rënie tragjike dhe mijëra shqiptar janë larguar nga luksi i varfër grek drejtë vendeve më të pasura ku paguhet më mirë dhe liritë e njeriut janë më të zhvilluara se racizmi grek. I kujtoj z.Ambasador se në vitin 1998, kur Shqipëria nuk kishte sigurinë dhe ekonominë e sotme dhe shqiptarët largoheshin në masa të mëdha drejtë Greqisë nga regjistrimi i policisë për dhënien e letrave të përkohshme të qëndrimit figuroni diku 172.000 mijë shqiptar të legalizuar. Këtë shifër e kanë dhënë zyrat e policisë greke të emigracionit. Këtij numri po ti shtojmë edhe 200.000 mijë emigrantë ilegal atëherë do kemi një shifër rreth 400.000 mijë shqiptar në Greqi. Numri i emigrantëve ilegal ishte më i vogël se emigrantët legal sepse në vitin 1998 nuk duheshin shumë dokumenta për të përfituar një leje qëndrimi një vjeçare apo dy vjeçare dhe atë vit nuk mbeti shqiptar pa e përfituar lejen e qëndrimit të përkohshme.
Strukturat shtetërore greke qëllimisht nuk japin të dhëna për numrin e saktë të shqiptarëve në Greqi për arsye sepse marrin të holla nga Bashkimi Europian dhe këtë diplomati Zeneli e di shumë mirë. Grekët e kanë aq aftësinë për të manipuluar me numrin e saktë të mërgimtarëve shqiptarë duke e zmadhuar numrin 500 mijë deri në një milion. Por e vërteta është krejt ndryshe për këtë temë. Unë mund ti afroj të dhënat e vitit 1998 z.Bashkim Zenelit po të dëshiroj, por e di që edhe i ka dhënat zyrtare të sakta që nuk i deklaron në intervistën e tij të dhënë në gazetën SHQIP 10 nëntor 2008.
Gafa tjetër diplomatike e ish-ambasadorit në Athinë z.Zeneli ishte kur ai shprehet për varrezat e ushtarëve grekë citoj:
Gjithsesi, dua të theksoj se nuk duhet të kemi komplekse apo paragjykime për këtë çështje. Ushtarët grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në territorin shqiptar është mirë të kenë varrezën dhe memorialin e tyre, ashtu siç i kanë në Shqipëri edhe ushtarët e rënë të vendeve të tjera. Aq më tepër që, në të dy vendet, respekti për të rënët ka qenë një ndjeshmëri fisnike e hershme. Me vullnet të mirë politik, me frymë humane e evropianiste, kjo çështje mund të zgjidhet dhe zgjidhja e saj do t‘i shërbente forcimit të klimës së miqësisë e fqinjësisë së mirë midis dy popujve.
I mjeri diplomat shqiptar ende jeton me emocionet kur fitoji çmimin “Qytetar Nderi i Bashkisë së Athinë”, më 8 dhjetor 2005 me motivacionin; “Në shenjë nderimi dhe afirmimi të ndjenjave miqësore”. Këtë çmim ia dhuroji ministrja e jashtme e Greqisë zonja Dora Bakojani që në atë vit ishte Kryetare e Bashkisë së Athinës. Por diplomati ynë i nderuar e pyeti ndonjëherë Diplomaten e lartë greke znj.Dora Bakojanin për të drejtat e gjuhës dhe kulturës të mëmës së saj znj.Marika Micotaqi e cila është me origjinë shqiptare(arvanitase)?!
Shumë shqiptar merakosen për varrezat e ushtarëve grek të vrarë në luftën italo-greke 1941, por që të shqetësohej dhe të bënte lobim kaq shumë një diplomat që ka shërbyer në Greqi nuk do ta besoja për arsye sepse ai i njeh mirë vuajtjet e mijëra emigrantëve shqiptar për ruajtjen e identiteti kombëtar dhe fetar. I rikujtoj ambasadorit të nderuar me medalje nga grekët. Sa herë ju zoti Bashkim Zeneli e keni ngritur zërin për drejtat e çamëve?! Kur do të vendosni të bëni LOBIM për një varrezë për të kujtuar çamët e masakruar nga grekët më 1912-19945? Ju jeni dhe mik i nderuar i grekëve mund ta realizoni një gjë të tillë po të dëshironi!
Pse zoti Ambasador nuk keni ngritur zërin për varrezat e shqiptarëve që u prishën nga shteti grek në vitin 1976 në Selanik?

Për dijeni z.Zeneli!
Në shekuj Selaniku ka qenë i banuar nga shumë raca njerëzish si grekë, shqiptar, turq, çifut, sllavë etj. Të cilët kishin edhe varrezat e tyre në këtë qytet. Ligji grek përcakton që të vdekurit duhet të kenë varr të paguar nga familjarët e tyre. Kështu bashkësia shqiptare që për shekuj kishte jetuar dhe punuar në qytetin e Selanikut kishin varrezat e tyre në një kodër. Por në vitet 1974-1976 qeveria e asaj kohe greke urdhëroi që të zhdukeshin varrezat shqiptare dhe mbi ato varre të ndërtohej një lagje me banorë të gjallë. Sot ajo lagje quhet “TRIANDRIA”. Për çudi ende sot e kësaj dite nuk ka interesim nga qeveria shqiptare se ç’u bë me eshtrat e të vdekurve. Gjatë kërkimeve të mia historike në Selanik nuk gjeta asnjë dokumentacion që lagja Triandria kishte qenë varrezë e shqiptarëve. Në vitin 2003 ndesha në librin e Artë të Adresave të Selanikut një hartë ku si varrezë të shqiptarëve përcaktohej qendra Maqedoniko në lagjen e Neapolit. Por nga dëshmitë e njerëzve mësova se përpara kjo qendër kishte qenë varrezë e rumunëve dhe jo të shqiptarëve. E cila edhe kjo varrezë e rumunëve ishte prishur në vitet 1974-1976, me urdhër të qeveris greke. Për përcaktimin e saktë të varrezave të shqiptarëve në Selanik më ndihmoi djali i motrës së atdhetarit Avni Rustemit i cili në ato varreza kishte pasur varrin e prindërve. Në varrezat shqiptare në Selanik ka patur varrin edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Bej Prishtina, eshtrat e të cilit u kthyen në Shqipëri në vitin 1976. Janë të vetme eshtra që nuk i zhdukën grekët gjatë prishjes së varrezës shqiptare. Po kështu një dokument për ekzistimin dikur varrezë e shqiptarëve lagja Triandria është botuar në Gazeta e Athinës në shtator të vitit 2002. Ku Shahin Qenan Mesareja nipi i gjeneralit turk me kombësi shqiptare Hasan Tahsin Pasha deklaron se varri i Hasan Tahsin Pashës ka qenë në varrezat shqiptare në Triandria në Selanik të cilat janë zhdukur. Gjenerali Hasan Tahsin Pasha ka shërbyer komandat i ushtrisë turke në Greqinë e Veriut. I cili më 26 tetor të vitit 1912 u dhuroi grekëve qytetin e Selanikut midis pretendimeve edhe të ushtrisë bullgari. Shteti grek mund të zhduki varrezat e çdo kombi jogrek, ndërsa Shqipëria duhet të nderojë ushtarët grek që janë vrarë në Shqipëri si pushtues në luftën italo-greke të vitit 1941.





 

Attachments

  • BAKOJANI_ZENELI[1].jpg
    BAKOJANI_ZENELI[1].jpg
    84.1 KB · Shikime: 13

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top