Gabriela Cilmi, këngëtarja australiane me prejardhje shqiptare

Ado

FISEBILIL-LAH
QITNE JU KU DUHET SE UN SPO DI :)

Këngëtarja 16-vjeçare australiane Gabriella Cilmi, e cila arriti famë botërore me këngën "Sweet about me", ka pohuar se ajo është me prejardhje arbëreshe.
Në një intervistë për gazetën britanike "The Independent", Gabriela konfirmon se "dialekti i nënës së saj që vjen nga Kalabria, ka edhe fjalë shqipe".

Që të dy prindërit janë me prejardhje nga Kalabria e Italisë, babai i saj i takon gjeneratës së dytë të emigrantëve kalabrezë, kurse e ëma kishte lindur në Itali. Ajo më vonë kishte kuptuar se prindërit e saj flasin një dialekt jugor italian, që nga disa italianë nuk konsiderohet italishte e "pastër".

Gabriela - Amy Winehouse e re

Ajo konsiderohet një "Amy Winehouse e re" dhe fama e saj filloi në Later With Jools Holland në dhjetor të vitit të kaluar, program ky i respektueshëm televiziv i krijuar nga BBC, që ka një traditë prej më se 20 vitesh dhe vazhdimisht prezanton këngëtarë dhe bende të talentuara para se të bëhen "mainstream".

Ajo tregon për fillimet e para në muzikë, inspirimet dhe se si në moshën 12- vjeçare kishte krijuar një rock bend me katër djem të rinj në lagjen e saj. Ata ushtronin pa ndërprerë në garazhin e prindërve të saj, duke u larguar rrallë nga "heavy rock"-u si: Kings of Leon, Ledd Zeppelin, me një zë të saj që duket se është i "krijuar" për këtë zhanër.

Problemi shëndetësor i ndihmon në karrierë

Vëllimi i zërit të saj, siç shpjegon ajo, vjen nga problemet që ajo ka me shpinën e saj. "Unë kam pasur probleme me shpinën gjatë gjithë jetës sime", thotë ajo.

"Siç duket, shpina ime është e shtrembëruar në atë mënyrë dhe i shtyn organet brenda meje. Shkova të shoh gjendjen njëherë dhe doktori më tha se për shkak të mënyrës se si është e lakuar shpina, unë mund të këndoj ashtu siç këndoj. Ai nuk hyri në detaje, por ishte i sigurt për arsyen. Madje, ai më ofroi që të korrektonte formën e shpinës. Por unë refuzova", thotë ajo me buzëqeshje./mesohu.org/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top