Ftesa e Thaçit për dhunë e shkatërrim!

legjenda

Tetova
Hashim Thaçi thotë se opozita i ndaloi protestat për të mbledhur energji për goditjen përfundimtare.
Në fakt nëse analizohet ajo se çfarë ka deklaruar Hashim Thaçi, konkludimi i tij është konfuz. Në njërën anë ai thotë se opozita është tërhequr nga shkatërrimet e institucioneve shtetërore, dhe po aty thotë se këtë po e bën për të mbledh energji për ta shkatërruar shtetin”.
Në fakt, kjo të çon në mendimin e frikshëm, se strukturat e fshehta po kurdisin tragjedi kombëtare. “Opozita sot vendosi të mos vazhdojë shkatërrimin e institucioneve shtetërore, pronës publike dhe private, jo për shkak se e kanë kuptuar se sa të dënueshme janë veprimet e tyre të dhunshme”, deklaronte dje Thaçi, për të plotësuar më pas, ligjërimin e çrregullt: “Ata sot po pushojnë për të blerë kohë që të gjejnë njerëz të tjerë të dhunshëm kudo që munden sepse radhët e tyre po rrallohen. Por, kjo nuk e befason askënd”.
Në fakt ai nuk është i brengosur fare për fuqinë e opozitës, por, për pafuqinë e saj për të përmbysur më shumë vendin, andaj e inkurajon me provokim, që të mbledhë energji, të mos i shteroj ato, dhe e fton në përballje, më të dhunshme, më goditëse dhe më rraskapitëse.
Asnjë burrështetas nuk ia jep të drejtën vetit, që në momentin që kundërshtari politik tërhiqet, të nxisë rritjen e potencialit për krim.
Ky fjalor krimogjen, është i frikshëm, dhe për këtë ai duhet të jap sqarime, dhe të ndryshojë qëndrime.
Nëse kjo nuk ndodh, atëherë edhe përgjegjësia e tij kombëtare për dy marrëveshjet e papranueshme nga opozita, ia rrit fajësinë, madje për demarkacionin e bën në mënyrë eksplicite fajtor, si bashkëdrejtues i qeverisë, që po e mban peng edhe kryeministrin Isa Mustafa, të mos tërhiqet nga demarkacioni, edhe pse tashmë para opinionit publik është qartësuar, se Komisioni i krijuar nga Qeveria Thaçi, në punën e tij tre vjeçare, kishte përjashtuar nga tryeza e punës, materialet themelore, kryesore, e parësore për ravijëzimin e kufirit me Malin e Zi, pra, të vendosjes së gurëve në kufirin ekzistues dhe jo që të bënte ripërcaktim kufiri, sepse nuk e ka këtë mandat Komisioni. Po ashtu në këtë çështje nuk ishte e përfshirë bashkësia ndërkombëtare, por Komisioni ka punuar dhe ka qenë i obliguar të punojë në mënyrë të pavarur dhe profesionale.
Edhe për Asociacionin barra kryesore e përgjegjësisë i takon Thaçit, por meqë kjo çështje është në Kushtetuese, dhe meqë ka presion dhe obligime ndërkombëtare, nuk është e lehtë për vendosje, por që mund të gjendet zgjidhje për korrigjim, gjë e cila duhet të fillojë me vendimin e Kushtetueses. I. Morina
largea_foto-i1-madhe1448018549.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top