Fshehtësia e pamjes së (pa) grimuar

braziljania

Anëtar i Nderuar
Të dukesh në mënyrë të përkryer, natyrale dhe e pagrimuar e njëkohësisht t’i mbulosh të gjitha mangësitë e vogla, t’i theksosh sytë, faqet dhe buzët është art i vërtetë që iu shkon për dore vetëm më të mirëve.

Mes tyre është edhe aktorja, Kate Winslet e cila së voni u shpall gruaja më e bukur, e pikërisht pamja dhe grimi i saj që nuk ka me masë janë lëvduar shumë. Në shikim të parë fytyra e saj duket sikur nuk ka asnjë fije grim, por e vërteta është ndryshe. Për të arritur ‘make-up-free-llok’ të përkryer, Kate kalon shumë pak kohë para pasqyrës, ndërsa fytyra e pastër është rezultat i punës s madhe. Cila është fshehtësia e saj?

Lëkura e përkryer

Kate në fytyrë vendos pudër me thermi reflektuese që i jap fytyrës së saj shkëlqim. Shenjat dhe rrathët nën sy janë të mbuluar me korrektues, e të gjitha këto arrihen me ndihmën e pudrës së lehtë pluhur që vendoset me brushë të madhe.

Sytë

Ndonëse sytë duken shumë natyrale, Kate në fakt vendos mjaft grim. Fillimisht, shkëlqimi në formë kremi apo pluhuri në disa nuanca të ngjyrës së pjeshkës është i vendosur në kapak dhe pjesën nën vetulla. Pastaj me shkëlqim të kafet është bërë vija e cila e thekson formën e syve, me ç’rast sytë përfitojnë në thellësi.

Vetullat dhe qerpikët

اelësi i kësaj fytyre është në përdorim dinak të eyeliner dhe tushit. Eyeliner i lëngshëm është shumë më preciz sesa lapsi për sy dhe me ndihmë e brushës mund të vendosni vijë të hollë në skajet e kapakëve për t’i definuar sytë më mirë. Ashtu sytë do të theksohen. Një potez i lehtë me tush do t’i theksojë edhe më shumë. Vetullat janë të shpeshta dhe të krehura, e pamja e tyre e definuar mirë.

Faqet

Edhe këtu mjeshtëria ka rëndësi. Hijet të kuqërremta për faqe do të duken shumë artificiale, e shkëlqimi i mbylltë i rrejshëm. Ajo që duhet arritur është pamja e shëndosh natyrale, e këtë më së lehti e bëni me nuancë e cila i përgjigjet tenit tuaj. Në rastin e Kate, ky ton është ngjyrë e butë e pjeshkës.

Buzët

Nuanca e buzëkuqit duhet të përshtatet me ngjyrën natyrale të buzëve. Nuancat e çelura apo shumë të mbylltë do ta zbulojnë ‘mashtrimin’ dhe pamja juaj natyrale s’do të jetë më ashtu. Kate bartë buzëkuq me nuanca roze që i jepin pamje të re dhe të freskët. Përdorni ngjyra neutrale të lapsit për buzë dhe definoni skajet. Harroni shkëlqimin.

Flokët

Kate i largoi flokët nga fytyra dhe i lidhi shumë thjeshtë. Me këtë e çeli fytyrën dhe ia dha një pamje të re./gazetaexpress
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top