▌VNSHD▐
BSNT
Një kazanova i vërtetë është zbuluar në Kinë rastësisht, pas një aksidenti me makinë. Sapo ka mbërritur në spital, mjekët kanë vendosur të telefonojnë të afërmit e kinezit Yuan, për ti lajmëruar në lidhje me aksidentin, por janë përballur me 17 femra, të cilat, siç duket, i riu i frekuentonte njëkohësisht. Disa prej femrave kishin bërë me dije se kishin pasur vetëm marrëdhënie rastësore me burrin, ndërsa të tjerat siguronin se ishin të fejuarat e tij, duke qenë se marrëdhënia mes tyre kishte zgjatur prej disa muajsh. Nuk dihet se si e menaxhonte kohën ky djalë, por ja që ia ka dalë të mbajë pas vetes plotë 17 femra për një kohë shumë të gjatë, pa e kuptuar ato. Ka qenë një gënjeshtër e cila do të zgjaste në rast se nuk do të kishte ndodhur ky aksident. Ishte China Morning Post ajo që ka bërë me dije lajmin e publikuar më pas në BBC. Mësohet se burri pësoi një aksident me makinë ku u plagos por jashtë rrezikut për jetën. Njëra nga femrat e telefonuara nga mjeku ka thënë: “U shqetësova vërtetë kur mora vesh se ishte në spital, por kur pash se për të po vinin femra të shqetësuara si unë, njëra pas tjetrës, u bëra me të vërtetë keq dhe nisa të qaj”. Një tjetër ka deklaruar: Kemi një fëmijë bashkë. اfarë të bëj tani? Nuk e dua më por vazhdoj të dua shumë fëmijën tim.” /a.s/noa.al/