BeniT
Donatorë
Tiranë, 20 tetor - Raporti i Freedom House (Fridom Hauz) për respektimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe sistemit të drejtësisë e rendit Shqipërinë të parën në rajon për përmirësimin e ndjeshëm të pavarësisë së institucioneve dhe kuadrit ligjor në qendër të të cilit janë gjyqësori dhe prokuroria. Ky është raporti i tretë prestigjioz pas raportit të "Doing Business" dhe Transparency International që e vlerëson Shqipërinë për cilësinë e suksesit të reformave të ndërmarra në eknonomi dhe luftën kundër korrupsionit nga Kryeministri Berisha dhe nga qeveria. Sipas Freedom House nga vendi i fundit që ishte në vitin 2005, këtë vit Shqipëria renditet në vendin e parë në rajon duke përmirësuar indeksin me 0.5 pikë, nga 4.5 në 4.00. Raporti vlerëson punën e bërë nga qeveria për miratimin e ligjeve në parlament që vijnë si detytrim i përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Europian, sikurse ligji i organizimit të gjyqësorit, mbrojtja e të dhënave personale , ndryshimet në ligjin për falimentimin, ndryshime dhe shtesa në ligjin për të drejtat e të dënuarve me burgim apo ndryshimet e bëra në Kodin Penal për mbrojtjen e të drejtave të minorenëve.
BBC Shqip
BBC Shqip