Frazat që përdorin meshkujt që tradhtojnë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Frazat që përdorin meshkujt që tradhtojnë

meshkujt-qe-tradhtojne-4.jpg

Marrëdhënie – “Të dua në një mënyrë ndryshe”, “Më jep gjashtë muaj kohë”, “Unë nuk do të të bëj kurrë të vuash”: këto janë disa nga frazat standarde që përdorin zakonisht meshkujt që tradhtojnë. Kjo sipas “mbledhjes” që kanë bërë dy shkrimtaret italiane Francesca Bonafini dhe Caterina Falconi duke i sjellë në një formë manuali

Përse tradhtojnë meshkujt? “Meshkujt e martuar tradhtojnë për arsye të ndryshme”, shpjegojnë dy shkrimtaret italiane Francesca Bonafini dhe Caterina Falconi në manualin e tyre më të ri, të hedhur në treg posaçërisht për këtë çështje. “Ata tradhtojnë prej dashurisë ndaj vetes, prej mërzisë, mbylljes në vetvete dhe ndonjëherë sepse dashurohen me të vërtetë”, kanë thënë ato.

Shumë meshkuj mendojnë se janë superiorë ndaj femrës dhe bëjnë gjithçka për ta dëshmuar këtë, edhe nëse bëhet fjalë për të tradhtuar partneren. Shpesh egoizmi i shtyn të marrin atë që duan, pa pyetur shumë se kush lëndohet nga kjo situatë. Në shumë raste meshkujt kanë humbur pasurinë, shëndetin, fëmijët dhe familjen duke zgjedhur marrëdhëniet jashtë martese, por kjo nuk i pengon ata të bëjnë përsëri të njëjtën gjë. Në fund të fundit, burrat janë burra!

Po kështu, meshkujt kanë ego shumë të brishtë. Edhe kur martesa apo lidhja e tyre shkon shumë mirë e preferojnë një hallakatje të rastit pa e menduar shumë gjatë. Shpesh ata provojnë tradhtinë për të provuar nëse janë ende tërheqës për seksin e kundërt.

Gjithashtu një martesë jo e lumtur, mund të çojë shumicën e meshkujve në një flirt duke pasuar në tradhti. Shpesh kur një mashkull nuk merr nga partnerja e tij atë që dëshiron, përqafon zgjidhjen më të lehtë “të shkojë me një femër tjetër”. Në vend që të analizojnë se çfarë shkon keq në marrëdhënie dhe të angazhohen për të rregulluar problemet, shumica e meshkujve zgjedhin “arratisjen” që pothuajse gjithmonë identifikohet me tradhtinë.

Ndërsa seksi është arsyeja më e rëndësishme se pse meshkujt tradhtojnë bashkëshortët e tyre. Sipas psikologëve, është më e lehtë për një mashkull të ketë marrëdhënie seksuale me një grua pa pasur diçka emocionale kundrejt saj, ndërsa për një grua nuk është pikërisht e njëjta gjë, përtej seksit ajo ka një arsye bindëse pse kalon në tradhti.

Meshkujt adhurojnë të ndihen të vlerësuar e për më tepër t’i thuhet. Kur një lidhje, fejesë, martesë apo bashkëjetesë fillon të ketë shumë kritika në mes apo fajësime (siç edhe ndodh zakonisht), meshkujt kanë tendencë të kërkojnë një person tjetër që i vlerëson dhe i thotë se sa “të mirë” ata janë.

Të gjithë duan të ndihen të dëshiruar, pavarësisht moshës, gjinisë apo punës që bëjnë. Meshkujt nuk bëjnë ndryshim. Ata kanë tendencë të jenë social e të krijojnë një rrjet të gjerë njohjesh për të ndier forcë dhe siguri.

Disa fraza tipike të tradhtarëve:

-“Unë nuk do të bëj kurrë të vuash!”

-“Më jep pak muaj kohë, gjashtë për shembull!”

-“Ti mbase nuk mund ta besosh, por unë të kam vetëm ty!”

-“Nuk do të jetë gjithmonë kështu për ne!”

-“Të dua në një mënyrë shumë të veçantë!”

-“Nuk e dua asnjëherë një ndarje!”

-“Unë nuk të meritoj”.
g.shqip
 
Titulli: Frazat që përdorin meshkujt që tradhtojnë

Po keto shkrimaret jane tradhetuar apo keshtu kot?
 
Titulli: Frazat që përdorin meshkujt që tradhtojnë

Disa fraza tipike të tradhtarëve:

-“Unë nuk do të bëj kurrë të vuash!”

-“Më jep pak muaj kohë, gjashtë për shembull!”

-“Ti mbase nuk mund ta besosh, por unë të kam vetëm ty!”

-“Nuk do të jetë gjithmonë kështu për ne!”

-“Të dua në një mënyrë shumë të veçantë!”

-“Nuk e dua asnjëherë një ndarje!”

-“Unë nuk të meritoj”.

Po shihe, hyp se t'vrava, zbrit se t'vrava, keshtu i thone kesaj pune. Po te mos ia thuash edhe keto fjale personit qe e do, ne kete rast mashkulli femres, atehere le te me tregojne ca shprehje tjera keta ekspertat e frazave lool.
 
Titulli: Frazat që përdorin meshkujt që tradhtojnë

Po shihe, hyp se t'vrava, zbrit se t'vrava, keshtu i thone kesaj pune. Po te mos ia thuash edhe keto fjale personit qe e do, ne kete rast mashkulli femres, atehere le te me tregojne ca shprehje tjera keta ekspertat e frazave lool.

jane thenie me kunderthenie brenda....plus shtoji faktin (ketij artikullit) se femra ka shqisa te nuhase se kur keto jane fjale qe burojne nga shpirti apo thjesht nga goja...
 
Titulli: Frazat që përdorin meshkujt që tradhtojnë

Shqisa ? Mendoj se nuk e keni ate aftesi cdohere. Pak e teprove po nejse :D Shumicen e rasteve edhe kur burojne nga zemra nuk i besoni. Ose bazoheni ne te kaluaren e hidhur, keni humbur besimin ne dashuri e ku ta di (dhe ketu i fusni tgjithe ne nje thes, ndaj shqipsat u punojne gjithmone vetem gabimisht), ose ju kaplojne emocionet apo mllefi qe ndjeni ne ate moment.
 
eeeee lere tashi ...se bejme gjasme , i fryjme kosit se u dogjem nga qulli :p
 
Titulli: Frazat që përdorin meshkujt që tradhtojnë

Une vleresoj tek femrat ato parandjenjat kur i ka se po tradhetohet, padyshim se kot nuk vijne ato (me perjashtim raste te rralla sepse xhelozia e tepert shkakton edhe dyshime te gabuara), por shumicen e rasteve gabojne :D
 
E mire , meqe ti paske njoft gjithe femrat e dynjase, une po flas per vete lol

Une nuk gaboj :p
 
Titulli: Frazat që përdorin meshkujt që tradhtojnë

Domethene kur dikush te thote “Të dua në një mënyrë shumë të veçantë!”, t'ja vejm vizen se eshte tradhetar.
Ai mund te jete tipi me manipulativ dhe ti nga llafet dhe ti nga llafet s'mund ta kuptosh kurre qe eshte tradhetar, por sic e keni thene dhe ju me siper, parandjenjat bejne punen e tyre.
 
Titulli: Frazat që përdorin meshkujt që tradhtojnë

Te kuptosh dashurin e nje mashkulli,nuk eshte shume nevoja ti degjosh fjalet,por ti shikosh shikimin dhe veprimet ndaj teje.
Pergjethsisht meshkujt sharlatan jane dhe tradhtar.
Njerzit qe tradhtojne ,e kane me shume nga boshlleku qe ndjejne brenda vetvetes.
Kur nje njeri tradhton eshte me shume tradhti ndaj vetvetes se sa ndaj tjetrit.
Por jane pak koncepte psikollogjike te koklavitura keto.
 
Titulli: Frazat që përdorin meshkujt që tradhtojnë

“Unë nuk do të bëj kurrë të vuash!”
Tipike e meshkujve kjo lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top