Fratini: Zgjedhjet ishin të ndershme, të formohet sa më parë qeveria e re

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nga korrespondenti i NOA në Romë
Romë, 2 korrik NOA – Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Franko Fratini, vlerësoi sot në mesditë zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri, ishin të ndershme dhe shprehu kënaqësinë për arritjet e këtij procesi elektoral, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA në Romë.
Zyra e shtypit, e Fratinit, komunikon se “Ministri i Punëve të Jashtme, Franko Fratini, duke folur për zhvillimet politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 28 qershorit, shpreh kënaqësinë e tij lidhur me ndershmërinë dhe korrektesën me të cilën u zhvillua procesi zgjedhor, dhe në veçanti për mënyrën paqësore në të cilën shqiptarët shkuan në kutitë e votimit si dhe vazhdimi i procesit, me shqyrtimin (numërimin) e votave”.
Duke cituar më tej z.Fratini, zyra e tij e shtypit evidentoi dhe faktin se “në vlerësimet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtarë në vend, pavarësisht se u evidentuan disa incidente dhe parregullsi gjatë procesit zgjedhor, këtë radhë u shënua më shumë përparim konkret se më parë”.
Kurse nënvizohet nga ministri Fratini, se “pritet që edhe faza përfundimtare e procesit zgjedhor të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe korrekte”.
Në mbyllje të vlerësimit të tij të posaçëm për zgjedhjet në Shqipëri, z. Fratini tha se “shpreson që forcat politike shqiptare, me një frymë konstruktive, të mundin sa më shpejt që të jetë e mundur të formojnë një qeveri të re për të vijuar reformat dhe rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë, e cila është e rëndësisë parësore për stabilitetin dhe përparimin e Shqipërisë në veçanti dhe rajonit në tërësi”.
e.l/NOA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top