Francezët: Mite të vërtetë dhe të rreme për ta

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
french-women-7-6-11-k.png


Suksesi i filmit “Artisti”, së bashku me dramën e zgjedhjeve presidenciale franceze, në të cilat Zonja e Parë aktuale, Bruni do të tentojë, sikundër ka filluar, që të na shfaqet si një grua e zakonshme apo edhe fillimi i javës së modës franceze, a mund të cilësohen si një përjetim i një rilindjeje social-kulturore e Francës edhe në kohët e krizës?

Kjo është një pyetje e vështirë, për të cilën ndoshta nuk ka ende një përgjigje. Por ajo që dihet, është se ditët e fundit, faqet e gazetave dhe revistave botërore janë mbushur me aromë France dhe se një vizitë në Paris po bëhet sërish ndjellëse me gjithë këtë marketing. Në lidhje me Francën dhe francezët, ka shumë mite, të cilat për hir të së vërtetës mbeten të tilla, pra thjesht mite. E ndërkohë, ka stereotipa të tjera që janë të vërteta për Francën. Në këtë miks faktesh dhe mitesh, le të shohim disa syresh.

Meshkujt francezë janë dashnorët më të mirë në botë – dhe më galantët dhe më të ndjeshmit
ثshtë pa dyshim e vërtetë se që nga Cyrano de Bergerac e deri tek Antonie de Caunes dhe Gerard Depardieu, meshkujt francezë edhe pa qenë domosdoshmërish të pashëm dhe bukuroshë si Brad Pitt, na kanë joshur të gjithave më mënyrën e të sjellurit, të veshurit si dhe të mbajturit. E megjithatë, jashtë këtij stereotipi klasik dhe artistik ka shumë meshkuj që sot në Francë, si edhe në vende të tjera të botës, jo vetëm që të lënë një shije të hidhur nga mënyrat e sjelljes, por të zhgënjejnë thellësisht duke rrënuar kështu 500 vjet kalorësie franceze që ruan vlera dhe përcjell joshje.

Femrat franceze nuk kanë asnjëherë probleme me gardërobën dhe janë gjithmonë me një look perfekt
Ky është një tjetër mit. Në fakt, nuk është tamam kështu. Për sa i përket gardërobës, si ka mundësi që ajo mund të ketë probleme kur në Francë ka një numër shumë të madh dyqanesh me çmime shumë të arsyeshme dhe të përgjysmuara në të cilat veshjet shiten të kombinuara në mënyrë perfekte dhe mjafton që të blesh kombinimin me një çmim shumë të lirë dhe të dukesh shik. Por kjo aspak për meritën e gustos dhe shijes personale, por të një personeli që sado i kualifikuar, nuk përfaqëson dot kurrsesi gjithë popullsinë femërore, mes të cilës ka shumë nga ato që as ia kanë haberin për kombinimet apo për gardërobën perfekte.

Francezët nuk shëndoshen kurrë
Franca mund të ketë numrin më të vogël të njerëzve obezë në Europë, por ndërkohë obeziteti mes fëmijëve dhe adoleshentëve është duke u shtuar me një shifër shqetësuese. Nëse do të vazhdojnë me këtë ritëm, atëherë në vitin 2020 do të jenë arritur përqindjet e Amerikës aktualisht.

Francezët bëjnë muzikë të tmerrshme
Por nga ana tjetër, ata dëgjojnë muzikë të mrekullueshme në stacione radiosh, si ‘Fip’ dhe ‘TSF Jazz’, të cilat sipas të gjitha sondazheve, janë ndër më të mirat në botë për nga përzgjedhja e muzikës dhe transmetimin e saj. Francezët mund të mos dynden me çmime për muzikën bashkëkohore, por nuk mund t’u mohosh kurrsesi shijen e jashtëzakonshme që kanë për të dëgjuar muzikë, përzgjedhjen absolute që u bëjnë tingujve më të mirë klasikë dhe modernë nga e gjithë bota.

Parisi është i vdekur të dielave
Në fakt, për hir të së vërtetës, për ata që jetojnë në Paris, ky qytet është duke u zgjuar dhe duke u populluar, veçanërisht të dielave. Madje, në një shkrim të fundit të revistës franceze “Elle”, thuhet se e diela franceze po shndërrohet gjithnjë e më tepër në një të shtunë. Maras, lagjja e famshme zien nga njerëzit pikërisht të dielën me radhë të gjata njerëzish në Bobos, jashtë garazhit Turenne, dhe ndërkohë të gjitha restorantet vegjetarianë të zonës preferohen shumë në këtë ditë të javës si dhe vendet ku pihet verë dhe kërcehet si të ishte fundjavë.

Francezët janë arrogantë
Zakonisht janë britanikët ata që mbahen me të madh dhe e shpallin vend e pa vend krenarinë që janë britanikë, pra ishullorë. Mbase ngaqë kanë qenë perandori…Ndërkohë, francezët që fituan ‘Oskarin’ këtë javë, shprehën dashurinë dhe preferencën e tyre për amerikanët dhe Amerikën.

Francezët janë të obsesionuar me britanikët, sikundër edhe e kundërta
Jo se kjo është diçka e përhershme dhe në masë të gjerë, por në një sondazh të detajuar në media franceze doli se francezët e kanë shumë qejf dhe janë të dhënë edhe pas stilit britanik të të veshurit, të dizajnimit të brendshëm të shtëpive dhe madje të muzikës dhe kinemasë.

/Shqip
 
Pe: Francezët: Mite të vërtetë dhe të rreme për ta

Po na ben reklamen e Frances kshu?? :p :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top