Love
βeℓℓe â๓e
Gjykata Kushtetuese në Francë rrëzoi taksën e re në masën 75 për qind për njerëzit me të ardhura të larta, e propozuar nga Presidenti Francois Hollande.
Socialisti pati kërkuar taksë të përkohshme për të superpasurit që realizojnë fitime më të mëdha se 1 milion euro në vit, dhe kjo u bë një temë e gjerë debati, pavarësisht se efekti i rritjes së të ardhurave në buxhetin e Francës ishte shumë i vogël. Por kjo politikë zemëroi biznesin, artistët dhe futbollistët në vend, të cilët kërcënuan se do të emigronin në Belgjikë.
Qeveria e Hollande tha se do ta ripërpunojë planin për të plotësuar ankesat e Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit deklaroi se masa e re “dështonte të kuptonte barazinë përballë barrës publike”, për shkak se ndryshe nga taksat e tjera, synonte të zbatohej mbi individët dhe jo mbi familjet.
Për shembull, nëse një individ fitonte 1 milion euro në vit, do të paguante këtë taksë, por një familje ku dy anëtarë fitojnë nga 900 mijë euro secili, nuk do ta paguanin. Por qeveria duket se nuk ka ndër mend të tërhiqet. Kryeministri Jean-Marc Ayrault tha se qeveria do ta ripërpunojë ligjin për ta përshtatur me defektet e zbuluara nga gjykata.
Taksa e re në praktikë do të zbatohej mbi vetëm 1,500 vetë për një periudhë të përkohshme prej dy vjetësh, gjë që e bënte atë thjesht simbolikë të luftës mes së majtës dhe së djathtës.
Burimi: g.shqip