Disa foto të Madonna-s, të bëra gjatë vitit 2008, kanë përfunduar në internet. Fotografitë janë vepër e fotografit Steven Klein, i cili në vitin 2008 i pati shërbyer asaj për një set fotografik. Në atë kohë Madonna ishte 51-vjeç dhe ishte e lidhur me djaloshin Jezus Lus. Në foto, ku Madonna paraqitet me bikini, duket trupi i saj në super formë për një 51-vjeçare sa ishte atëherë këngëtarja, pa pasur asnjë shenjë dhjami.
Balkanweb.com