FOTO/ Maqedonasit sulmojnë me molotov Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
FOTO/ Maqedonasit sulmojnë me molotov Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir

8c8da3d91dc9a72a1b8ab6d139b2cfc5_XL.jpg


Sot me rastin e ditës së mësuesit, është sulmuar Muzeu i alfabetit në Manastir, ku autorët kanë tentuar t’i vënë flakën. Kjo tentativë ka për autorë disa huliganë maqedonas “nacionalistë” që “urrejnë” gjithçka që ka të bëjë me historikun e shqiptarëve raporton Zhurnal. Kjo vjen edhe pas protestave të shumta ditëve të fundit që po ndodhin kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, me çka huliganët maqedonas me këtë rast kanë shprehur edhe njëherë paknaqësinë kundër këtij vendimi duke sulmuar Muzeun e Alfabetit në gjuhën shqipe.

Lajmin për sulmin ndaj Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, e konfirmon edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB për Zhurnal thonë se në orët e para e të mëngjesit 4 persona të maskuar kanë tentuar t'ja vënë flakën Shtëpisë së Alfabetit në Manastir. “Policia e Manastirit ka siguruar kamerat e sigurisë dhe një shishe molotovi e ka nisur për ekspertizë kriminalistike në Shkup, që të mund të sigurohen provat e nevojshme për kryerësit e veprës. ثshtë kyçur edhe sektori i krimit të organizuar dhe shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit. ثshtë urdhëruar edhe hapja e verifikimeve operative dhe plan operativ”, kanë theksuar nga MPB për Zhurnal. Agjencia e Lajmeve Zhurnal do të tentoj të marrë në prononcim edhe drejtorin e Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, Nuer Arsllani për të na sqaruar më detajisht me ndonjë informatë shtesë rrethë këti akti vandal.

17199216_10155718730399918_431687428_n.jpg


b;360grade.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top