Foshnjat e deformuara të luftës Irakiane

Kresha

A pretty face can never trick me
Në Irakun e ri, gratë si Lejla Omar Vasin janë me zemër të thyer kur lindin foshnje të deformuara për shkak të substancave vdekjeprurëse që janë mbjellë në trupat e tyre në luftën disa vjeçare.



"Fëmija im i parë vdiq pasi kishte lindur pa këmbë ndërsa i dyti vdiq para disa ditëve pasi boshti i tij kurrizor i ishte ekspozuar dhe kokwn e kishte tepër të madhe," thotë gruaja Lejla 36 vjeçare për IOL.

Lejla është një nga viktimat e shumta të bombardimeve masive të vitit 2004 në Falluxha, kur ushtria e SHBA-ve përdori uranium të varfër, që përmbante nivel të ulët të grimcave radioaktive.

Mjekët i thanë Lejlës se këto armë kanë mbjellë në trupin e saj materiale vdekjeprurëse të cilat shkaktojnë deformimet në foshnjat e saja të cilat pasohen me vdekje.

Armë të rënda për shënjestra të dobëta

"Po ta dija se trupi im është i sëmurë, nuk do të përpiqesha të sjellja jetë të re në këtë botë."

Ekspertët pohojnë se shumë ashtu si Lejla, veçanërisht në zonat e goditura rëndë nga materialet radioaktive gjatë viteve të luftës, kanë të njëjtat vuajtje.

"Sulmet e SHBA-ve janë bërë me sasi të lartë të kemikaleve të cilat i bëjnë të ndjeshme gjenet, duke rezultuar në foshnje të lindura vetëm për të jetuar disa orë," thotë Dr. Adab Hatim, pediatre në spitalin e Bagdadit për IOL.

"Deformimet kryesore janë ekspozimi i boshtit kurrizor, mungesa e gjymtyrëve, gishtërinjtë e shumëfishtë, deformimet në sy, rritje të tepërta të trurit dhe organe të ekspozuara," thotë ajo.

Pas mohimit të kësaj në fillim, Pentagoni në vitin 2005 kishte pranuar se kanë përdorur fosfor të bardhë, armë e ndaluar, gjatë bombardimeve në Falluxha.

Ata kishin pranuar gjithashtu se kanë përdorur më shumë se 1200 tonë municion qe përmbante uranium të varfër gjatë pushtimit të Irakut në vitin 2003.

IOL
 
Titulli: Foshnjat e deformuara të luftës Irakiane

LOVERBOY............... eeeeeeeeeeeh sa mire ishte kur e bombarduan Beogradin !!!!!
 
Titulli: Foshnjat e deformuara të luftës Irakiane

Askushiues, cdo vrasje e padrejte eshte KRIM. Edhe nese eshte serb apo cfare do qofte.
Mos fol marrezira.
 
Titulli: Foshnjat e deformuara të luftës Irakiane

cili nga BIN LADENAT tuaj eshte ngritur te denoje rastin e 11 shtatorit ne amerike?
 
Titulli: Foshnjat e deformuara të luftës Irakiane

cili nga BIN LADENAT tuaj eshte ngritur te denoje rastin e 11 shtatorit ne amerike?

Kush jane keta nuk po i njoh ?

Kujdes se si shprehesh.:biciklete:
 
Titulli: Foshnjat e deformuara të luftës Irakiane

kur te mbarosh xhiron me biciklet hajt se flasim. futi dhe nje falje para se te dalesh on
 
Titulli: Foshnjat e deformuara të luftës Irakiane

kur te mbarosh xhiron me biciklet hajt se flasim. futi dhe nje falje para se te dalesh on

Gabim Foshnjat e deformuara të luftës Irakiane


I zmadhova shkronjat, pasiqe e pash te nevojshme. Fitova bindjen se ke filluar t'verberohesh.

:boss:
 
Titulli: Foshnjat e deformuara të luftës Irakiane

2 super kullat nuk te kane rene ne sy patjeter ke qen tu i fut 1 cigare me merr mendja edhe pse sta lejon feja.
sa per kuriozitet elbasanin ne shqiperi te ka ren ne vesh!!(probleme uzinash kjo e fundit)
para se te shkruah me te medheja ndrysho nickun se nuk lejohen dashnore ,mos harro dhe firmen ta besh me gjysmeheneza e jo me zemra.
 
Titulli: Foshnjat e deformuara të luftës Irakiane

Jeni ne valet e radio "Deshires". Jeni ne emisionin "Fontane deshirash". Ke ndonje deshire tjeter i nderuar ?lol
 
Titulli: Foshnjat e deformuara të luftës Irakiane

thjesht nje shmangje me e lezetshme do te te bente me tip dhe do te kishe me shum suxes. gjithsesi perfitoj pak nga kjo gje sepse jep vetem nje shembull dhe mbetesh ne vend numro. je ne 2009 plako kshuqe pershtatu pak me kohen mos rri ne mbeturinat e deshirave femijenore.
"A" e madhe e shtypit......"a" e vogel e shtypit......ABETARE. deformoje pak te lutem se do me besh shum per te qeshur. inatosu dhe me thuaj vafsh ne xhenem.
 
Titulli: Foshnjat e deformuara të luftës Irakiane

Ne rregull, flm :D

Tani t'pershendes, mbetemi me kaq. T'vazhdoje tema sic duhet :D
 
Titulli: Foshnjat e deformuara të luftës Irakiane

Pasojat u lufterave moderne gjirhmon i vuajne me te pafajshmit :isterik:them se nga keto raste vuajne edhe ne Kosove, ku si pasoj akoma jan vuajtjet nga helmimet masive te fillimviteve '90, por si duket i kem harruar duke u marre me problemet e te tjereve. :isterik:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top