Formula 1 në rrugët e Moskës

Зngjεll

___________
formula_1_955970635.jpg

Formula 1gjatë fundjavës u zhvendos në Moskë, ku pilotët dhuruan spektakël në rrugët e qytetit dhe në Kremlin. Pilotët Nakaxhima, Kovalainen dhe Kulthard kishin si synim jo vetëm të argëtonin njerëzit, por edhe të sponsorizojnë kryeqytetin rus, në synimet e tij për t’u futur në kalendarin e Formula 1.
“Shpresoj t’i kemi kënaqur të gjithë spektatorët, pasi për ne ishte kënaqësi të ngisnim këto makina në rrugët e Moskës”, deklaroi Heiki Kovalainen, pilot i Meklaren-Mercedes.
Ndërkohë Dejvid Kulthard tha se është pro idesë që një ditë Formula 1 të zhvillohet në Rusi.
“Këtu nuk mungon asgjë në krahasim me Monte Karlon. Mendoj se drejtuesit duhet t’i japin dritën jeshile një eventi të tillë”, theksoi Kulthard.
Moska gjatë kohë kërkon të jetë pjesë e Formula 1, me një garë e cila do të zhvillohet në rrugët e saj, ashtu siç ndodh në Principatën e Monakos. Gjithsesi, duket e vështirë që një gjë e tillë të ndodhë në 2-3 vitet e ardhshme/alsat-m.tv/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top