Formoni fjali me fjalen e fundit!

Ndërgjegjja ishte bërë si një çekan mitologjik mbi kokën dhe zemrën e tij, ishte para dorëzimit kur diku larg, shumë larg, lindi një fije shprese.
 
Shpresat i zbeheshin neper duar, si femije qe qajne nga uria i vdisnin neper trupin e zhveshur mes nje dimri te ftohte.
 
Ftohtë, madje acar ndjente shpirti i tij i mjerë në këto rrethana, por derisa po dergjej e po priste vdekjen e shpirtit, ndjeu një ngrohtësi fare të vogël në formë të një pëshpëritje pa fjalë.
 
fjalet e dehura nga deshira e nates,shkruheshin si carcafet e bardhe siper nje atmosfere transparente,ku lexoheshin deshirat e endrrave njerzore.
 
Njerëzor ishte gabimi, por jo edhe dashuria e tyre, ajo tejkalonte kufijtë e njerëzores, ishte një mrekulli e cila u prish nga një keqkuptim i orekesturar
 
Në pranverë, temperatura rritet dhe dita zgjatet,njerëzit fillojnë të dalin më shpesh dhe të shijojnë natyrën.
 
empatia e saj kishte nje ndjeshmeri endrrash neper nje pelhur roze qe dedhej neper muzget e kuqrremta.
 
Muzgët e kuqërremta janë një shenjë e bukurisë dhe shpresës, duke simbolizuar se edhe pas një periudhe të vështirë, gjithmonë mund të shohim diçka të bukur në botën tonë….
 
Pa dinjitet nuk mund të ketë respekt nga të tjerët dhe nuk mund të ndërtohet një marrëdhënie e shëndetshme me këdo.
 
Ndonjëherë ajo që duhet të bësh është të harrosh cfarë ndjen dhe të kujtosh cfarë meriton…
 
Fati i Ukshin Hotit akoma mbetet mister!
 
Herë kam dëshirë të luaj me shkronjat e herë ato luajnë me mua, sa herë u kërkoj të rreshtohen me butësi më japin kuptime të bukura, e kur ua tregoj vetullat më rebelohen duke më lënë në baltë
 
Të afërt, ndodh, ta imagjinojmë një njeri, për shkak se dashurohemi në personin që kemi imagjinuar e jo në atë që ai është në realitet, e pastaj me kalimin e kohës, përballë sfidës së parë e kuptojmë se në fakt ai është një i huaj që ne nuk e njohim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top