Fole gjarperinjsh ne mes te Tiranes

Lauri

Anunnak
Apostol Arsaqi (1792-1874) ishte nga Hotova e Permetit. Ishte nje renegat shqiptar, qe luftoi per helenizimin e Shqiperise.

Grekët kanë ditur që edhe sot të përkujtojnë veprën e tij antishqiptare kur kanë hapur “kolegjin Arsekeo” në mes të Tiranës. Cermonia zyrtare e përurimit të këtij “kolegji” është zhvilluar më 20 tetor 1998 në ndërtesën e marrë me qera në Tiranë dhe në vitin e parë janë regjistruar 80 fëmijë të moshave7-8 vjeç. Kjo “ngjarje” është pasqyruar edhe në revistën “Albanohellenica” nr.1, e cila për ironi të mëtejshme të fatit është shtypur në shtypshkronjën e Janullatosit “Ngjallja” në Tiranë. Revista në fjalë, botim i Lidhjes FiLologjike shqiptaro-greke, në numurin e vetëm të saj që përfshin materiale për vitin 1999 lajmëron në dy gjuhë se në Tiranë qenka përuruar “Kolegji Grek Arsekeo”, në të cilin nxënësit do të bëkan plot 9 orë në javë greqisht.

Ndërsa sot ka filluar ndërtimi i një kompleksi të ri në një vend të lakmueshëm në Tiranë me një sipërfaqe shumë të madhe ku pretendohet sa për të hedhur hi në sytë e shqiptarëve se këtej e tutje do të ndërtohet një kolegj “greko-shqiptar”. Shfaqja e simboleve fetare greke në tabelën pranë kompleksit dhe përzierja e kishës greke të Janullatosit në të, janë tregues të qartë se kemi të bëjmë me një institucion të helenizmit në Shqipëri. Gjithë ajo hapësirë për grekët s`do të jetë gjë tjetër përveçse një vatër agjenturore speciale e stacionuar këtu edhe ligjërisht. Dhe historia na mëson se gjithmonë grekët kanë punuar kundër Shqipërisë me kryq, shkollë greke dhe andartë. Në këto vite duket se kishin mbetur disi prapa planeve të tyre përsa i takon shkollave greke në Shqipëri, gjë të cilën po përpiqen ta bëjnë me të shpejtë tani. Për më tepër nuk është e rastit që emri i grekomanit renegat Apostol Arsaqi të simbolizojë një “vepër” të tillë. Kujtojmë gjithashtu se në Athinë ka një rrugë me emrin e Apostol Arsaqit.
/ Kastriot Dervishi

fole_zps3cb3fbdf.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top