Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry!

*deliza*

VIP
V.I.P
Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry!

Flokë të kreshpëruar, të elektrizuar, pa shkëlqim? Ka ca zgjidhje që vijnë menjëherë pas ditëve të pushimeve, kur nuk të bëhet vonë për maskat ushqyese, kur harron balsamin dhe xhelin në shtëpi dhe kur të mjafton një fjongo për t’i lidhur shkujdesshëm. Por me kthimin në qytet, gjithçka duhet filluar nga e para. Stilistët e flokëve sugjerojnë të gjitha truket se si t’i rregullosh për disa sekonda

Shkëlqim për flokët e zinj

Nëse ngjyra ka humbur shkëlqimin, por fatkeqësisht nuk ke kohë për të shkuar tek parukieri, atëherë vepro kështu: “Përzje pak hijezues ngjyrë ari me pak xhel shkëlqyes për flokët”. Ajo që e sugjeron është Cheryl Marks, parukierja personale e aktores Christina Ricci (një brune e bukur natyrale). “Merr pak nga produkti, ngrohe mes duarve për ta zbutur, kaloje mbi flokët e thatë dhe mos i krih. Do të kesh flokë të shndritshëm”.


Kaçurrela perfekte pas shiut

“Nëse flokët kanë marrë ujë dhe janë kreshpëruar, përfito për të krijuar një bisht me efekt re”, thotë stilisti i flokëve Ted Gibson. “Apliko një balsam pa shpëlarje, tërhiqi flokët pas, lidhi duke i shtrënguar fort dhe fryji majat me krehër”.

Larg efektit shtëllungë

Nëse, pavarësisht balsamit, flokët vazhdojnë të mbeten të ashpër, provo një recetë japoneze, që i zbut në çast. Ziej një grusht oriz me dy gota ujë. Pastaj kulloje lëngun, lëre të ftohet dhe hidhe mbi flokë, pasi t’i kesh larë më parë. Shpëlaji pas pesë minutash.


Jepi lëvizje flokëve të hollë

Përdor shampo të nxehtë. Shampoja ngrohet në procesin banjëmari dhe nxehtësia ushtron një zgjerim të enëve të gjakut, që oksigjenojnë rrënjën. Rezultati? Flokët janë më të gjallë, më të rëndë dhe më elastikë.

Ndiz ngjyrën

Para se t’i lash, lagi flokët me çaj jeshil. Apliko një serum shkëlqyes dhe fiksoji me ajrin e ftohtë të tharëses.

Nuk ke kohë për t’i larë?

Nuk janë të freskët nga shampoja dhe kjo duket, sepse flokët janë të gjatë. Për t’i rregulluar flokët pa i larë, krijo look-un “e pakrehur false” alla Gisele Bündchen”, thotë Harry Josh, stilisti i flokëve të top modeles. Me kokë poshtë, spruco shampon e thatë në rrënjë dhe me duar shpupuriti flokët.


Ngjyra është zbehur

Për të intensifikuar ngjyrën, kopjo teknikën që koloristja Rita Hazen përdor me popstar-in Jessica Simpson. “I bëj një maskë ushqyese me vaj bajamesh, jojoba dhe aloe, dhe e lë në flokë për 25 minuta”.


Gjallëro bionden platin

Nëse ngjyra është natyrale, zbehet shpejt, sepse flokët platin kanë shumë pak pigment. Për t’u dhënë gjallëri, shkri dy aspirina në një enë me ujë dhe shpëlaji flokët pasi të kesh përdorur më parë një shampo specifike për flokë biondë.

Fshih rritjen

ثshtë momenti për të lyer flokët, por nuk ke dëshirë? Për të mos u dukur rrënja e flokut në ngjyrën natyrale, fryji flokët që në rrënjë. Krijohet një efekt dritë-hije shumë natyral. Më pas fiksoji me pak llak.


S’më pëlqen modeli i ri!

Të ka kapur epidemia e flokëve me presje. Por, pasi i ke prerë, kupton se modeli i ri nuk të pëlqen aspak. Për ta fshehur, apliko një xhel me efekt të lagur, shpërndaje me krehër duke i tërhequr flokët nga pas dhe vendos një rreth: të zi për flokët biondë, me ngjyrë për flokët gështenjë.

Stop efektit elektrik

Nëse ditët e para të vjeshtës fryn erë, flokët e hollë elektrizohen dhe krehja nuk mban. Bëji një mbledhje të tërhequr mirë, siç është tendencë së fundmi. Apliko një produkt flokësh me shkëlqim, krihi dhe lidhi fort.

Larg yndyrës

Duken gjithmonë të palarë dhe të pakrehur. Për t’i bërë më të lehtë, të vjen në ndihmë scrub-i. Masazhoji për pak sekonda dhe më pas laji me një shampo ultradelikate.



Somario

Një truk më shumë për të ushqyer flokët: një maskë me vaj ulliri. Mbahet gjithë natën dhe në mëngjes floku lahet me shampo

Ndryshimi i stinëve kërkon kura intensive. Kështu, flokët bëhen më të shëndetshëm, elastikë e të shndritshëm


Box

Gabimet e përjetshme

Mos i thaj flokët duke i fërkuar me peshqir. Kështu do të shmangësh elektrizimin dhe kreshpërimin. Punoji flokët me duar dhe tamponoji me peshqir për të larguar ujin e tepërt. Pastaj thaji me tharëse.

Mos e tepro me produktet e stilimit, ndryshe flokët ngjiten dhe nuk arrin t’u japësh formën e dëshiruar. Doza e duhur është sa një kokërr arrë. Shpërndahet nëpër duar dhe pastaj vendoset në flokë.

Revista Jeta
 
shume interesante deliza...:dong:
vec nje pyetje kisha:
cfar eshte scrub-i,po qe se e din se spo e kuptoja!
 
shume interesante deliza...:dong:
vec nje pyetje kisha:
cfar eshte scrub-i,po qe se e din se spo e kuptoja!

Se di ku e shikon ti ketu tek keshillat e flokut, se scrub eshte me kokrriza dhe perdoret per trupin dhe fytyren...

Deliza, na duhej nje teme e tille :bum
 
Flokët nuk te rrinë mirë?!!

beautyfloke1.jpg


Flokë të kreshpëruar, të elektrizuar, pa shkëlqim? Ka ca zgjidhje që vijnë menjëherë pas ditëve të pushimeve, kur nuk të bëhet vonë për maskat ushqyese, kur harron balsamin dhe xhelin në shtëpi dhe kur të mjafton një fjongo për t’i lidhur shkujdesshëm. Por me kthimin në qytet, gjithçka duhet filluar nga e para. Stilistët e flokëve sugjerojnë të gjitha truket se si t’i rregullosh për disa sekonda
Shkëlqim për flokët e zinj
Nëse ngjyra ka humbur shkëlqimin, por fatkeqësisht nuk ke kohë për të shkuar tek parukieri, atëherë vepro kështu: “Përzje pak hijezues ngjyrë ari me pak xhel shkëlqyes për flokët”. Ajo që e sugjeron është Cheryl Marks, parukierja personale e aktores Christina Ricci (një brune e bukur natyrale). “Merr pak nga produkti, ngrohe mes duarve për ta zbutur, kaloje mbi flokët e thatë dhe mos i krih. Do të kesh flokë të shndritshëm”.

Kaçurrela perfekte pas shiut
“Nëse flokët kanë marrë ujë dhe janë kreshpëruar, përfito për të krijuar një bisht me efekt re”, thotë stilisti i flokëve Ted Gibson. “Apliko një balsam pa shpëlarje, tërhiqi flokët pas, lidhi duke i shtrënguar fort dhe fryji majat me krehër”.

Larg efektit shtëllungë
Nëse, pavarësisht balsamit, flokët vazhdojnë të mbeten të ashpër, provo një recetë japoneze, që i zbut në çast. Ziej një grusht oriz me dy gota ujë. Pastaj kulloje lëngun, lëre të ftohet dhe hidhe mbi flokë, pasi t’i kesh larë më parë. Shpëlaji pas pesë minutash.

Jepi lëvizje flokëve të hollë
Përdor shampo të nxehtë. Shampoja ngrohet në procesin banjëmari dhe nxehtësia ushtron një zgjerim të enëve të gjakut,që oksigjenojnë rrënjën. Rezultati? Flokët janë më të gjallë, më të rëndë dhe më elastikë.

Ndiz ngjyrën
Para se t’i lash, lagi flokët me çaj jeshil. Apliko një serum shkëlqyes dhe fiksoji me ajrin e ftohtë të tharëses.

Nuk ke kohë për t’i larë?
Nuk janë të freskët nga shampoja dhe kjo duket, sepse flokët janë të gjatë. Për t’i rregulluar flokët pa i larë, krijo look-un “e pakrehur false” alla Gisele Bündchen”, thotë Harry Josh, stilisti i flokëve të top modeles. Me kokë poshtë, spruco shampon e thatë në rrënjë dhe me duar shpupuritiflokët.

Ngjyra është zbehur
Për të intensifikuar ngjyrën, kopjo teknikën që koloristja Rita Hazen përdor me popstar-in Jessica Simpson. “I bëj një maskë ushqyese me vaj bajamesh, jojoba dhe aloe, dhe e lë në flokë për 25 minuta”.

Gjallëro bionden platin
Nëse ngjyra është natyrale, zbehet shpejt, sepse flokët platin kanë shumë pak pigment. Për t’u dhënë gjallëri, shkri dy aspirina në një enë me ujë dhe shpëlaji flokët pasi të kesh përdorur më parë një shampo specifike për flokë biondë
 
beautyfloke2.jpg
Fshih rritjen
ثshtë momenti për të lyer flokët, por nuk ke dëshirë? Për të mos u dukur rrënja e flokut në ngjyrën natyrale, fryji flokët që në rrënjë. Krijohet një efekt dritë-hije shumë natyral. Më pas fiksoji me pak llak.

S’më pëlqen modeli i ri!
Të ka kapur epidemia e flokëve me presje. Por, pasi i ke prerë, kupton se modeli i ri nuk të pëlqen aspak. Për ta fshehur, apliko një xhel me efekt të lagur, shpërndaje me krehër duke i tërhequr flokët nga pas dhe vendos një rreth: të zi për flokët biondë, me ngjyrë për flokët gështenjë.

Stop efektit elektrik
Nëse ditët e para të vjeshtës fryn erë, flokët e hollë elektrizohen dhe krehja nuk mban. Bëji një mbledhje të tërhequr mirë, siç është tendencë së fundmi. Apliko një produktflokëshme shkëlqim, krihi dhe lidhi fort.

Larg yndyrës
Duken gjithmonë të palarë dhe të pakrehur. Për t’i bërë më të lehtë, të vjen në ndihmë scrub-i. Masazhoji për pak sekonda dhe më pas laji me një shampo ultradelikate.

Somario
Një truk më shumë për të ushqyer flokët: një maskë me vaj ulliri. Mbahet gjithë natën dhe në mëngjes floku lahet me shampo

Ndryshimi i stinëve kërkon kura intensive. Kështu, flokët bëhen më të shëndetshëm, elastikë e të shndritshëm

Box
Gabimet e përjetshme
Mos i thaj flokët duke i fërkuar me peshqir. Kështu do të shmangësh elektrizimin dhe kreshpërimin. Punoji flokët me duar dhe tamponoji me peshqir për të larguar ujin e tepërt. Pastaj thaji me tharëse.
Mos e tepro me produktet e stilimit, ndryshe flokët ngjiten dhe nuk arrin t’u japësh formën e dëshiruar. Doza e duhur është sa një kokërr arrë. Shpërndahet nëpër duar dhe pastaj vendoset në flokë. RevistaJeta
 
Ne pergjithsi vajzat kan probleme me floket...
une psh kam problm me shiun :D
 
Kuptoj, por kjo qe eke fijen e flokut te trashe besoj qe eshte nje gje e mire sepse keputet me veshtire...
Po ashtu besoj qe e ke te ashper dhe smund ti besh gje? Apo gabohem?
 
dhe une kam problem me shiun. sesi flok kacurrel qe kam me behet o nene o nene kur eshte koha lageshtire, dhe kur me ze nje ves e holle e shiut. ia vlen te perdoren, ti bejm dhe keto prov, se cfar nuk kemi vene ne koke per ti mbajtur mire floket.une e kam nje cik keq punen si kacurrel qe eshte.
 
hhahahahhaha poooo e ke parasysh si behen ato??? si fije merimange, iiiiii qe te shpifet floku fare. ;-)
 
hahaha zinna edhe pse shiun e urrej por per shkak se tash mu kan ber floket pak si me te medhaja (gjata) kaqurrela e kam qejf te dal kur eshte shi :p heheh edhe plus i kam fijet te trasha ....
nuk do te thot se me behen keq :D vetem behen si kam qejf.... si te vitev 60-ta
 
Mua shum shum shum :) Psh.. sikur Bon Jovi kur i ka pas me heret :p jo bash ne vitet e 60 por me frik .hehe
jon-bon-jovi-drug-dealer.jpg
...
 
Secili me shijet e veta....mua me duken te pakrefura floket kacile....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top