Flokët me onde

Arfenilla

Themelues i Forumit
Flokët e gjatë me onde vazhdojnë të jenë sërish në modë. Por ata duhet të jenë me volum, të butë dhe të kenë sa më shumë shkëlqim.




142.jpg

Për të arritur këto onde është pak e vështirë. Kjo krehje e magjishme përshtatet shumë mirë me një tip shumë elegant. E thjeshtë dhe elegante për të sjellë vlera perfekte të flokut, kështu mund të përshkruhet ky model flokësh.



228.jpg

Magjia e ngjyrës së flokëve për t’u dukur sa më klasike kërkon një krehje të tillë, ku dhe gjatësia duhet domosdoshmërisht të jetë deri tek supet. Krehja e bën flokun më të shkrifët dhe ty të bën të kesh një paraqitje shumë klas. Mënyra e vetme se si mund të bëhen këto onde janë bigudinat e mëdha. Për një pamje perfekte provojeni edhe ju këtë paraqitje.
 
Titulli: Flokët me onde

Kjo e fundit me pelqen edhe se sa shume i shkojne per fytyre :)
 
Pe: Flokët me onde

Ah ju erdhi koha edhe flokeve te mi, i paskam ne mode tani lol
...me pelqejne, te japin pamje te embel :)
 
Titulli: Flokët me onde

un like te drejta
 
Titulli: Flokët me onde

Ondet perhere kane qene ne mode:p gjynah qe shumica qe kane onde/ kacurela si pelqejne....
G
 
Titulli: Flokët me onde

Mua me pelqejne shume floket me onde.
Po i kape floket e mija pa u thare mire, mund te besh dicka me to... nese jo ste lene kacurrelat.
Nejse, dje direkt pasi i lava, i ndava floket ne mes dhe i rrotullova ne dy buns/topuze anash. I lash ashtu deri ne mengjes, dhe me L'Oreal Curl Control, bera ondet me te bukura qe kisha bere ne jeten time. Tani... sjane si keto ondet e medha te ketyre se dhe kacurrelat bejne te veten, po me pelqejne shume ondet :)
 
Titulli: Flokët me onde

Thash te vija te korigjoja pak veten sepse kam qene duke pare dicka tjeter per make up dhe kam thene L'Oreal.
Ky Curl Control per te cilen shkruajta me siper eshte Garnier Fructis.
 
Titulli: Flokët me onde

Mua me pelqejne shume floket me onde.
Po i kape floket e mija pa u thare mire, mund te besh dicka me to... nese jo ste lene kacurrelat.
Nejse, dje direkt pasi i lava, i ndava floket ne mes dhe i rrotullova ne dy buns/topuze anash. I lash ashtu deri ne mengjes, dhe me L'Oreal Curl Control, bera ondet me te bukura qe kisha bere ne jeten time. Tani... sjane si keto ondet e medha te ketyre se dhe kacurrelat bejne te veten, po me pelqejne shume ondet :)
cfar floku ke te that? se edhe mua po i thava shum me behen te elektrizuar sidomos me tharse flokesh katastrof me behen!
 
Titulli: Flokët me onde

cfar floku ke te that? se edhe mua po i thava shum me behen te elektrizuar sidomos me tharse flokesh katastrof me behen!

E kam shume kacurrel, dhe nuk e perdor tharsen. Vetem kur dua t'i drejtoj qe te thahet mire e perdor tharsen e flokeve. Sme pelqen shume se dhe ajo ta djeg flokun.
 
Titulli: Flokët me onde

E kam shume kacurrel, dhe nuk e perdor tharsen. Vetem kur dua t'i drejtoj qe te thahet mire e perdor tharsen e flokeve. Sme pelqen shume se dhe ajo ta djeg flokun.

ama ke flokun e that apo te indyrshem?sepse floket e thata veshtri te behen onde!
 
Titulli: Flokët me onde

en te drejten juve gocave sju meret vesht , kush i ka me onde rri tu i drejtu kush i ka te drejta rri tu i kthy , ne hall te madh keni ren :).
 
Titulli: Flokët me onde

en te drejten juve gocave sju meret vesht , kush i ka me onde rri tu i drejtu kush i ka te drejta rri tu i kthy , ne hall te madh keni ren :).

Baçja komshiut gjithnje duket me e gjelbert ;)
 
Titulli: Flokët me onde

une i kam gjithmone te drejta .....edhe sme pelqejne ondet....
 
Titulli: Flokët me onde

Per mendimin tim, floku i nje femre rendesi ka te jete i shendetshem (po qe i shendetshem do jete se s'ben edhe i bukur).
Pastaj, se eshte i drejte, se eshte me onde, se eshte kacurrel i dendur eshte ceshtje preferencash individuale.

Mua me pelqejne te treja llojet qe siper permenda.
Ka lezet kur sheh nje flok te drejte presh, te gjate deri ne mes te vitheve qe hidhet fap e fap me hapat e asaj bukuroshes qe e mban.
Apo kur sheh ondet e shndrritshme qe kercejne supeve te asaj te perkedhelures qe po kalon rrugen.
Hmmm.....apo kur te shkojne syckat te ato kacurrelat e pabindura te asaj krenares qe po ben pazarin e qe s'degjojne te qendrojne te drejta as me shume se gjysem ore, edhe pse ti je lodhur me tharesen per plot nje ore te tere, duke qene se ato te shkreta rrela i ke dhe goxha te gjata.

:)
 
Pe: Titulli: Flokët me onde

Floket me onde kan qene gjithmon sexy e ne mode .. pavaresisht se ne qe i kemi sna pelqejne , njeriu gjithmone do ate qe ska . un i kam te gjata kacurela rela rela e te kuqe tani dmth se me pelqen ti ndryshoj gjithmon floket .
 
Tre teknika për flokë me onde .

18-370x264.jpg


Dëshironi t’i bësh flokët me onde vetë? Ju këshillojmë tre mënyra shumë efikase, pa pasur nevojë të shkoni tek parukierja.

Flokë me onde të bëra në shtëpi me shkumë flokësh

1. Mbas shampos, krihini mirë flokët për të eliminuar nyjet.
2. Aplikoni shkumë për flokët, mundësisht nga ato profesionalet që krijojnë volum.
3. Ndani tufa të vogla flokësh dhe rrotullojini derisa të bëhen kaçurrela. Kapini me një kapese mbi kokë.
4. Thajini flokët dhe lërini pa krehur për disa orë ose më mirë për të gjithë natën, duke i lidhur kaçurrelat me një shami koke që t’i mbajë të palëvizshme.
5. Hiqini kapëset dhe ndajini kaçurrelat me dorë.

Flokë me onde të bëra në shtëpi me pjastër

1. Lajini flokët. Mbasi t’i keni tharë me peshqir, vini shkumën dhe thajeni kokën me tharëse.
2. Ndizni pjastrën.
3. Ndajini flokët me tufa prej 6 cm diametër. Duke u nisur nga majat, rrotullojini flokët rreth pjastrës duke krijuar bukle.
4. Mbajeni për disa sekonda dhe pastaj tërhiqeni pjastrën menjëherë, për të pasur një efekt “sustë”.
5. Përsëriteni këtë procedurë mbi të gjithë flokët, tufë për tufë.

Flokë me onde të bëra në shtëpi me anë të gërshetave

Gërshetave janë një metodë shumë e vlefshme, sidomos mbi flokët deri tek supet. Sa më të holla të jenë gërshetat aq më shumë onde do të kenë flokët. Gërshetat e trashë japin onde më të mëdha e të rralla. Mbajini gërshetat në kokë 4-5 orë, ose më mirë gjithë natën. Lëshojini gërshetat duke lënë 2 në mënyrë që t’ju shërbejnë për model dhe pastaj punojini ondet me duar apo krehër sipas modelit që dëshironi./ballkansreen/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top