Flokë me shkëlqim dhe pastërti që zgjat, zgjidhja që vjen nga kuzhina

Flokë me shkëlqim, të shëndetshëm dhe të pastër për një kohë të gjatë, është kjo dëshira e shumë femrave. Por për të evituar larjen e përditshme të flokëve dhe vajisjen e tyre, një zgjidhje ideale vjen nga kuzhina dhe bëhet fjalë për... uthullën. Uthulla, veçanërisht ajo e mollës, eleminon mbetjet e maskave, balsamin, papastërtitë dhe yndyrën, duke i mbajtur flokët të pastër për një kohë më të gjatë. Në një enë hidhni 500 gramë kos, shtoni edhe 3 lugë uthull rrushi dhe këtë masë pasi të jetë përzierë mirë hidheni në kokë në larjen e fundit të saj. Më tej pasi ti keni masazhuar mirë flokët, shpëlajini me ujë të bollshëm deri sa ta ndjeni flokun të lirshëm. Pasi ta keni tharë dhe kur të kenë kaluar 2-3 ditë do të shikoni që floku juaj do të vijojë të jetë i pastër dhe të ruajë shkëlqimin.


noa.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top