Flet Maksim Zotaj, frimasoni shqiptar i “Lloxhës Blu” së Nju Jorkut: Ja sekretet ....

Bilderberg

Anëtar i ri
Flet Maksim Zotaj, frimasoni shqiptar i “Lloxhës Blu” së Nju Jorkut: Ja sekretet që mbahen të fshehta.

Dy vjet e gjysmë më parë, kur zbriti nga shkallët e “Boeing 737 8F2” në “Airoport Rinas” ai e kishte të qartë se cili ishte synimi i tij i afërt. Donte ta bënte të njohur “kodin e fshehtë” që mbante brenda vetes dhe një pjesë të sekreteve e mistereve që i ishin dhënë në besim. Askush nuk e ndiqte si të dyshimtë dhe rreziku që të vihej nën pranga si anëtar i një shoqërie të fshehtë, nuk ekzistonte më. Kohët kishin ndryshuar ekstremisht. Por realiteti i ri, fillimisht, nuk dukej fort premtues në vendin e lindjes. S’ishte e lehtë të paraqiteshe nën “maskën” e një emri që kishte shkaktuar mjaft “turbulencë”, në auditorin shqiptar, sidomos pas publikimit të romanit të njohur të një shkrimtari amerikan. I mbrojtur pas emërtimit të një shoqërie sekrete, anëtarët e të cilës kishin qenë burra të pushtetshëm në botë, ai dukej jo më si i ardhur nëpërmjet një linje ajrore, me një çantë krahqafë, por i rënë nga qielli, me një mision krejt të padeshifrueshëm e mistik. Mosbesuesit nuk e morën seriozisht deklarimin e tij, se ai ishte “oficer” pa grada dhe yje mbi supe, por me një unazë e medaljon, ku vizatoheshin kodet e fshehta. Por pak më vonë do të ndryshonin qëndrim...



...Tirana ende nuk Lloxhën e saj dhe përpjekjet për të pasur një të tillë duket se do të kushtojnë vite të tjera pune. Por Maksim Zotaj, një frimason shqiptar i sallonit të Nju Jorkut, me emërtimin “Mjeshër në Lloxhën Blu”, mendon se Shqipëria ka një potencial të vërtetë njerëzish, të cilët “hap pas hapi” do të plotësojnë kushtet për t’u bërë pjesë e shoqatës aq shumë të përfolur sot në botë, asaj të masonëve. Gjatë një interviste për “Telegraf”, Maksim Zotaj, rrëfen se si u bë pjesë e organizatës së fshehtë, e cila tanimë nuk konsiderohet më si e tillë, por dhe sa ka ndikuar masoneria në çështjen shqiptare:

Cili qe kontakti i parë me ata që mbajnë emrin “mason”?


Kam jetuar në Amerikë që nga viti 1995. Dy vite më pas, pothuajse krejt papritur, rashë në kontakt për herë të parë në jetën time, me një mason të Llozhës së Madhe të Nju Jorkut. Ky njeri, në mënyrë krejt të çuditshme filloi të më fliste për masonët dhe masonizmin, por unë nuk isha në dijeni se ç’ishin masonët dhe çfarë përfaqëson ata si filozofi dhe si urdhër. E thënë pak më ndryshe, unë isha thjesht një injorant në këtë fushë dhe ato pak gjëra që kisha dëgjuar ose i kisha lexuar aty këtu më informonin që masonizmi nuk është gjë e mirë. Mirëpo vëllai im i ardhshëm Davit Stenbar ishte shumë këmbëngulës në idenë e tij që unë vërtet ndonjë ditë mund të bëhesha një mason i mirë. Kjo më mori vite të tëra duke biseduar me Stenbarin që unë më në fund të dorëzohesha apo të bindesha që masonizmi ishte vërtet diçka shumë e mirë dhe unë patjetër do të isha pjesë e këtij urdhri që është i famshëm dhe ka mbijetuar për mijëra e mijëra vite me radhë. Për çudi, pasi unë mora titullin dhe u ngrita në nivelin e “mjeshtrit” në 30 mars të vitit 2003, e pyeta vëllain Stenbar: “Përse t’i për dy vjet me radhë këmbëngule që unë të bëhesha frimason?” Ai m’u përgjigj thjeshtë: “Jemi ne Maks që tërheqim nga jashtë brenda kandidatët e mundshëm për t’i bërë frimason dhe arsyeja tjetër që unë isha i palëkundur që ti do të bëheshe i tillë. ثshtë prirja juaj për të blerë dhe lexuar libra që çuditërisht, kishin një përmbajtje humanizmi dhe diturie universale”. Vëllai Stenbar, është një afrikano-amerikan që i përket Llozhës së madhe të Nju Jorkut dhe pikërisht Franklit Lloxh 0447 e Distriktit 4 të Manhatenit. Kështu unë pra fillova karrierën e mjeshtrit të masonëve dhe jam i klasifikuar në grupin e oficerëve me gradën “Mjeshtër me eksperiencë” brenda Lloxhës Blu Masonike.

Cilat kanë qenë marrëdhëniet historike të Shqipërisë me Masonët?


Kur unë arrita nivelin e mjeshtrit mua më lejohej tashmë që të merrja pjesë në ritualet e Lloxhës në të treja nivelet e saj. Nga ky shkak fitova titullin “Mjeshtër Mason”. Ishte fakt që në këtë kohë edhe anglishtja ime kishte arritur një standard të mirë komunikimi. اuditërisht gjatë ritualit, i cili është ende më i vjetër dhe shpesh herë thuhet se vjen nga thellësia e shekujve, shumë fjalë dhe fjalëkyçe që përdoreshin gjatë ritualit ishin thjesht fjalë shqip. Ajo ishte vërtet surprizë sepse shpesh kur diskutohej për to, masonë të ndryshëm nuk e dinin se nga vinte origjina e këtyre fjalëve dhe jepnin një përgjigje steriotipe, duke thënë se këto fjalë mund të vijnë nga latinishtja, ose greqishtja e vjetër. Mirëpo unë siç duket e kisha fatin e vetëm t’u thosha atyre se këto fjalë vijnë nga shqipja, për faktin e vetëm se në gjuhën shqipe këto fjalë përdoren me të njëjtin kuptim sot e gjithë ditën. Këto nuk i gjen as në latinisht dhe as në greqishten e vjetër. Kjo ishte çudi. Këto zgjuan tek unë kureshtjen dhe dëshirën për të kërkuar më thellë në fenomenin gjuhësor të këtyre fjalëve. Disa vite më vonë, me ndihmën dhe të disa masonëve të tjerë, po aq entuziastë sa unë, arrita të gjej dhe fakte të tjera që kanë të bëjnë me traditën masonike edhe në truallin shqiptar. Por më e rëndësishmja që unë mund ta theksoj në këtë intervistë është fakti se në enciklopedinë e përgjithshme masonike, përmendet emri i Albanit të Shenjtë. Sipas kësaj enciklopedie Albani i Shenjtë, ishte një inxhinier ndërtimi, apo arkitekt, i cili merrej me ndërtime banesash dhe harqe urash, por njëkohësisht ishte dhe praktikues i masonizmit si filozofi. Kështu ishte i pari masoni, asaj kohe, që shkon në Angli në vitin 298 në periudhën e sundimit të perandorit romak Konstantus Klorus, i cili ishte babai i Konstandinit të Madh, një ilir nga Nishi. ثshtë ky, Albani i Shenjtë, i cili çoi për herë të parë në teori dhe praktikë masonizmin edhe si paradoks ose shpërblim i asaj që bënë të parët tanë mbas 1700 vjetësh duhet të vijë një frimason, si puna ime, që të vendosi në vend pas një shkëputje kaq të gjatë masonizmin në Shqipëri që sot ka në historinë botërore atë emër dhe reputacion që çdokush do ta ëndërronte. Në rrjedhën e shekujve qysh gjatë perandorisë maqedonase, romake, bizantit e osmane, masonizmi nuk ka qenë shuar kurrë. Ai ka vazhduar të mbijetojë edhe në tokat e ilirëve apo shqiptarëve të sotëm.

A ka pasur emra të shquar shqiptarësh në rrjetin e masonerisë?

Ne mund të përmendim pa frikë, Aleksandrin e Madh, një numër perandorësh ilirë, po ashtu perandorë të Bizantit që ishin me origjinë shqiptare. Por veçanërisht, periudha e rilindjes evropiane dhe asaj shqiptare, është shquar për një numër emrash si: Jeronim De Rada, Sami e Abdyl Frashëri, Hoxha Tasim, Mit’hat Frashëri, Vaso Pasha, Simon Bolivari (që kishte lindur në Shkodër), Mehmet Aliu i Egjiptit, Ataturku, Ismail Qemali, Nuredin Bej Vlora, Lasgush Poradeci, Nikolla Naço, Petro Nini Luarasi, Faik Konica etj.. Këta jo vetëm që ishin masonë, por ishin dhe patriotë të mëdhenj, iluminist dhe njerëz që luftuan për progres. Nuk është rastësi, që Sami Frashëri thoshte: “Se drita e diturisë përpara do të na shpjerë”. Kjo tregon që masonizmi është jo vetëm filozofi universale, por ka dhe nota të theksuara patriotizmi.

Thuhet se disa drejtues shteti shqiptar kanë qenë mason. Sa e vërtetë është kjo?

Bindja ime është se nuk ka masonë të mirëfilltë në Shqipëri, brenda të gjitha rregullave dhe normave masonike. Megjithëse edhe unë si shumë të tjerë kam dëgjuar që ka masonë të tjerë në Shqipëri, të ardhur nga Turqia, Franca, Italia apo Greqia, por seriozisht dua të them se këta njerëz nuk plotësojnë kushtet elementare për t’i thirrur masonë. Kjo është një mjegull që është përhapur në popull nga disa ish-punonjës të Shërbimit Sekret, të cilët janë mjeshtëra në përpunimin e propagandës në Shqipëri, duke shpërdoruar emrin e mirë dhe famën e masonëve të thelb. Ka pasur disa artikuj në shtypin shqiptar pas vitit 1998, që janë marrë me këtë temë, por vetëm se kanë krijuar një konfuzion më të madh me konceptin e të qenurit mason dhe filozofisë së masonizmit në përgjithësi. Midis tyre dua të përmend disa politikanë që mashtrojnë njëri- tjetrin përballë opinionit shqiptar me pretendimin se janë mason. Për shembull pa sens është deklarata e Fatos Nanos në një intervistë televizive duke atakuar një tjetër politikan, Edi Ramën, si “mason i pasur”. Po kështu është folur poshtë e lart për Enver Hoxhën sikur na paska qenë një mason francez. Por e vërteta që njohim ne është se, këta jo vetëm që janë politikanë që kanë probleme të mëdha, por këta janë dhe njerëz me kushte jo të mjaftueshme për t’u bërë mason. Ndërsa Fatos Nano vetë indirekt nëpërmjet njerëzve të tjerë ka shprehur dëshirën për t’u bërë mason, por dhe ky si dy të parët nuk i plotëson kushtet për t’u bërë i tillë. Kjo është tablloja masonike në Shqipëri deri në lindjen e shoqatës së miqve të masonëve.

Gazeta Telegraf
#
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top