Flaubert dhe letrat e dashurisë

sarandjot-i-keq

Shpirti Saje
G ustave Flaubert lindi në Rouen, më 12 dhjetor të vitit 1821. Babai i tij ishte drejtuesi i hotel “Dien de Rouen ”, ku është rritur edhe shkrimtari. Tre vjet më pas, familja e Flaubert-it gëzohet nga lindja e një vajze me emrin Karolinë. Në vitin 1832 ai hyn në kolegjin mbretëror. Në 1836 takohet me gruan e tij, Elisën, për të cilën ai ushqen një dashuri të pashpresë. Mes viteve 1837 dhe 1839, kur është ende në lice, ai boton tekste të ndryshme dhe bashkëpunon me revistën “Colibri”. Në vitin 1841 Flaubert regjistrohet në fakultetin e drejtësisë në Paris dhe ndërkohë shkruan. Në 1843 ai shkruan versionin e parë të asaj që më pas do të bëhet “Zonja Bovari”. Në këtë vit Flaubert ngel në provime dhe një vit më pas, gjatë një udhëtimi, pëson një krize apopleksie. Në këto kushte vendos të heqë dorë nga studimet dhe të qëndrojë në një provincë të Rouen-it. Në vitin 1846 ai takohet me Louise Collet, e cila bëhet e dashura e tij dhe më pas edhe frymëzuesja.
Në vitin 1852 ai debuton me romanin e tij “Zonja Bovari”, të cilin e përfundon pas katër vjetësh e gjysmë. Për Flaubert-in të shkruarit e një romani është një proces i gjatë. Ai i përkiste lëvizjes realiste, ai dokumenton shumë për subjektet e tij dhe e shkruan në mënyrë shumë të kujdeshme veprën e vet.
Më pas vjen edhe suksesi i tij me “Salambon”. Në vitin 1864 deri në 1869, ai shkruan dhe pjesën e dytë të “Edukimit të ndjenjave”, me të cilën kritikët u tallën. Por më pas Flaubert do të përballet me probleme financiare, që shoqërohen edhe nga një dëshpërim fizik e moral. Në vitin 1880 ai shuhet, duke lënë përgjysmë romanin “Bouvard e Pecuchet”
Ka lindur më 23 shtator 1810. Elisa Foucault martohet sapo del nga kuvendi, në moshën 19-vjeçare, me leitnantin Judee, i cili në rrethana pak të qarta niset për në Afrikë. Kthehet në Francë në vitin 1839, pa u munduar që të takonte të shoqen. I riu Gustave Flaubert e takon në verën e vitit 1836 dhe bie menjëherë në dashuri. Elisa do të mbetet për Flaubert-in dashuria e parealizuar. Për këtë Flaubert do të shkruante: “اdonjëri prej nesh ka në zemër një dhomë mbretërore. Unë e murosa, dhe ajo nuk është shkatërruar”. Në librin e tij “Edukimi i ndjenjave”, Elisa do të shfaqet si Madame Arnoux. Flaubert e risheh Elisën në vitin 1967, në Mantes, dhe do ta injorojë faktin që ajo do ta mbyllë jetën e saj në një azil.
 
Letër drejtuar Elisa Schlesinger, 6 shtator 1871
“Mikja ime e dashur dhe e vjetër, ëmbëlsia e përjetshme. Ja përse nuk mund të vij së bashku me ju në plazhin e Trouville, aty ku dhe ju njoha. Për mua ai vend mbart gjurmët e hapave tuaja. Ejani pra, kemi shumë gjëra për t'i thënë njëri-tjetrit. Gjëra që nuk thuhen apo gjëra që me penë nuk thuhen”.

Louise Collet

E lindur në Aix-en-Province, Louise martohet në vitin 1835 me një flautist, i cili ishte profesor në Konservatorin e Parisit. Ambicioze dhe e lirë politikisht, ajo hap një sallon ku mblidheshin të gjithë aktorët e botës letrare, disa prej të cilëve do të bëhen edhe të dashurit e saj (Victor Cousin, Alfred De Musset, Alfred de Vigny). Publikon poema, novela, romane dhe disa vepra autobiografike, ku tregon sipas mënyrës së saj lidhjen e gjatë dhe të stuhishme me Flaubert-in. Ndarjet ishin të shpeshta, dhe ajo që zgjati më shumë ishte nga 1846-1855, periudhë në të cilën Flaubert ka shkruar letrat e tij të shkëlqyera, edhe për ta këshilluar për veprën, edhe që ai të jepte mendimin e tij lidhur me teorinë e letërsisë. Pak në harresë, ajo vdiq në vitin 1876.

Letër drejtuar Louise Colet 6 korrik 1852

“Mund të të doja në mënyrë më të këndshme për ty. –Të më mbaje në sipërfaqen tënde dhe të qëndroja. – Prej kohësh ti e doje këtë gjë. Por jo. Unë isha në fund. – Nuk e kam admiruar shumë atë që tregoje ti, atë që mbarë bota shikonte, atë që mahniste publikun. Unë shkova më larg se kaq dhe atje zbulova thesare. Një burrë, të cilin mund ta joshje dhe ta pushtoje, nuk do të shijonte zemrën tënde, deri në cepat më të vegjël të saj, ashtu si kam bërë unë. Ajo që ndiej për ty nuk është një frut vere, me lëkurë të butë, që bie nga dega me një të fryrë, lë pa mend mbi bar lëngun e tij të flaktë. – Ai mbahet në trung, me lëvozhgë të fortë si një koko ose zbukuruar me gjemba si fiqtë e Barbarisë – Ajo ju plagos gishtat, por brenda ka qumësht”.

Letër drejtuar Louise Colet, 21 gusht 1853

“Ty të dua si kurrë nuk kam dashur e si nuk do të dua më. Ti je dhe do të mbetesh e vetmja, e pakrahasueshme me asgjë tjetër. Eshtë diçka e pleksur dhe e thellë, diçka që më mban nga të gjitha anët, që kënaq të gjitha orekset e mia dhe përkëdhel sedrën time. Realiteti yt gati zhduket. Përse sa herë mendoj për ty, të shoh me kostume të tjera, të ndryshme nga të tuat? Mendimi se ti je dashnorja ime më vjen rrallë, apo ti nuk formulohesh tek unë nga kjo. Kundroj fytyrën tënde të ndriçuar nga gëzimi, teksa lexoj vargjet e tua duke të admiruar. Atëherë ajo ka një shprehje të shkëlqyer ideali, krenarie dhe mallëngjimi. Nëse mendoj për ty kur jam në shtrat, një krah i mbledhur, lakuriq, një kaçurrel i ngritur pak më lart se tjetri, duke parë tavanin. – Më duket se ti mund të plakesh duke u shëmtuar, por asgjë nuk do të dyve dhe të pavarur nga ne. A nuk kam bërë gjithçka për të të lënë? A nuk ke bërë gjithçka që të duash të tjerë? Jemi kthyer prapë te njëri-tjetri, pasi jemi bërë për njëri-tjetrin. Të dua me gjithë zemër. Do doja të të dashuroja më shumë derisa të të bëja të lumtur, sesa të bëj edhe të vuash! Unë dua të të shoh në përmbushjen e të gjitha dëshirave të tua”.
Princesha Matilde

Eshtë vajza e vëllait të vogël të Napoleonit, Jerome Bonaparti, mbret i Vesfalisë. Ajo ka lindur më 26 maj të vitit 1820 dhe është rritur mes Romës e Firences. U martua me princin rus Anatole Demidov të San Donatos, por ndahet me të katër vjet më vonë. Më pas ajo jetoi në Paris dhe krijoi një sallon ku vijnë shumë shkrimtarë: Flaubert, Gautier, vëllezërit Goncourt, Sainte-Beuve, Renan, Taine etj. Pas rënies së perandorisë në vitin 1870, ajo fshihet në Belgjikë, por do të kthehet sërish në Francë, ku vdes në 2 janar 1904. Flaubert-i sillet me të si një i dashuruar kalimtar, duke mos guxuar që ta shpallte, ndoshta për shkak të pozitës së saj, pasi ishte princeshë.

Letër drejtuar Louise Colet për princeshën Matilde, 14 dhjetor 1853.
“… Ja, tetë vjet pasi jemi njohur ti më akuzon! A të kam gënjyer ndonjëherë? Ku janë premtimet që i kam shkelur dhe fjalitë që i kam thënë e që kurrë nuk do t'i them më? اfarë ka ndryshuar tek unë, përveç teje? E di që unë nuk jam adoleshent, dhe gjithnjë më ka ardhur keq për ty. Edhe për veten. Si do ti që një njeri si unë, i mbrujtur me art, vazhdimisht i etur për një ideal që nuk e arrin kurrë, ndjesia e të cilit është më e mprehtë se tehu i briskut dhe që e shtyn jetën duke lëvizur çakmakun për të nxjerrë xixa etj., etj. të të dojë me zemrën e një 20-vjeçari!?”.

Juliet Herbert
Prania e Juliet Herbert është zbuluar vetëm kohët e fundit, pasi mbesa e Flaubert-it në mënyrë të pamëshirshme kishte censuruar të gjitha shprehjet që kishin të bënin me të te “Korrespondenca”. Edhe vetë Flaubert ka qenë tepër diskret, duke i gënjyer miqtë për vendndodhjen e tij...
...për të fshehur takimet me të. Juliet Herbert ishte mësuesja e Caroline Hamard-it, mbesës të Flaubert-it, nga 1855 deri në 1857, para se të kthehej në Angli. Deri në vitin 1865 nuk dihej asgjë për lidhjen e tyre, derisa Flaubert shkoi ta takonte në Londër. Në atë kohë edhe është aluduar, por asnjëherë nuk është gjetur gjë.

Letër drejtuar Louis Bouilhet për Juliet Herbert , 9 maj 1855

“Që kur e pashë, u eksitova. Në tavolinë, sytë e mi ndiqnin me dëshirë pjerrësinë e ëmbël të fytit. Besoj se ajo e vuri re, pasi u skuq pesë a gjashtë herë gjatë drekës. ا'krahasim i bukur do të ishte mes pjerrësisë së gushës dhe pjerrësisë së një kështjelle. Dashuritë do të rrokulliseshin që nga lart duke sulmuar. E di mirë se ç'pjesë artilerie do të merrja”.
Kuchiuk-Hanem

Flaubert takohet me këtë prostitutë egjiptiane gjatë udhëtimit të tij me Maxime du Camp në vitin 1850 dhe ruajti prej saj një kujtim shumë të mirë, edhe pse në letrat që u shkruante Louise Colet e mohonte atë.
Letër drejtuar Louis Bouilhet për Kuchiuk-Hanem, 13 mars 185
“Kuchiuk-Hanem është një kurtizane shumë e njohur. Kur shkuam tek ajo, Kuchiuk-Hanem na priste. Ishte një person që i përkiste perandorisë, kokëfortë, e kolme, me sy të mëdhenj, me gjunj të shkëlqyer dhe, teksa kërcente, nga pjesa e barkut i dalloheshin brinjët. Filloi të na parfumoste duart me ujë trëndafili. Gusha e saj binte erë terebentinë e ëmbël. Sipër saj kishte një varëse floriri me tri radhë. Thirrëm muzikantët dhe filluam të kërcenim. Kur Kuchiuk u zhvesh për të kërcyer, të gjithëve u dhanë nga një copë nga shalli i saj për të mos parë asgjë. Kjo pati te ne një efekt rrëqethës. Nuk po t'i them të gjitha hollësitë e kërcimit, pasi do të ishte e pamundur. Do më duhej ta bëja me veprime për ta kuptuar dhe prapë dyshoj se nuk e arrij dot”.
 
G.Flobert.

‎''Leter Dashurie''

E martë mbrëma, mesnatë, 4 Gusht 1846.

...Një gjysmë dite më parë ishim ende tok; dje, si tani, të mbaja në krahët e mi... a e mban mend?

Sa larg më duket! Sonte nata është e ngrohtë dhe e butë; poshtë dritares sime lisi i madh prej erës fërgëllon, unë kokën ngre dhe shoh hënën tek soditet përmbi lumë. Tani që po të shkruaj papuçet e tua të vogla i kam këtu, para syve, i vështroj. U mbylla brenda dhe krejt i vetmuar sapo rregullova gjithçka të dhuruar prej teje; letrat e tua i kam në çantën e qëndisur, do t’i lexoj përsëri sapo të mbyll letrën time. Nuk desha të këpus nga fletët e mia; ato janë të zbukuruara anash me ngjyrë të zezë; asgjë e trishtuar mos të ardhtë prej meje! Veç gëzim do të desha të të ngjallja dhe me lumturi të patrazuar dhe të parreshtur të të rrethoja, si shpërblesë për gjithçka që më ke falur me dashurinë tënde fisnike. Druaj mos dukem i ftohtë, i akullt, egoist, dhe vetëm Zoti e di se ç’po më ngjet këtë çast. Sa kujtime! dhe sa ëndje! E sa të bukura qenë ato dy shëtitjet tona me pajton, sidomos ajo e dyta nën shkrepëtima! Sjell ndër mend ngjyrën e pemëve, ndriçuar prej fenerëve, dhe lëkundjet e karrocës; ne qemë vetëm për vetëm, të lumtur. Sodisja pamjen tënde nëpër natë; dhe shihja edhe pse qe errësirë; sytë e tu ndritnin gjithë fytyrën. Më duket se po shkruaj keq; Ti do ta lexosh ftohtë; s’po shkruaj asgjë nga ato që dua të të them. Frazat e mia përpiqen si psherëtima; për t’i kuptuar duhet mbushur ai boshllëk që ndan njërën nga tjetra; do ta bësh apo jo? A do të ëndërritësh pas çdo shkronje, pas çdo shenje shkrimi? Si unë, që duke vështruar papuçet e tua bojë kafe përfytyroj lëvizjet e këmbëve të tua tek i veshin ato... shamia është ende brenda

[...]

Nëna më priste te stacioni; ajo qante tek më shihte duke ardhur. Ti qaje tek më shihje duke ikur. Të mjerët ne, s’mund të lëmë një vend pa shkaktuar lotë në të dy kahet. Sa grotesk i errët. Këtu gjeta sërish lëndinat e blerta, drurët e lartë dhe ujin që gurron ashtu si kur u nisa. Librat e mi i gjeta të hapur aty ku i lashë; asgjë s’ka ndryshuar. Na vjen turp prej natyrës; Qetësia e saj pikëllon krenarinë tonë. Tek e fundit, le të mos mendojmë as për të ardhmen, as për ne të dy, as për gjë tjetër. Të mendosh, do të thotë të vuash. Le të na marrë era e zemrës sonë, përsa kohë ajo do të ngrejë velat; le të na shtyjë si t’ia ketë ënda dhe sa për pengesat... punë e madhe! Do ta shohim...

[...]

Sapo u ndamë, teksa largohesha, mendimi im drejt teje fluturonte. Ai rendte më shpejt se tymi i lokomotivës që linim pas (krahasim gjithë pasion, falmë që po të shkruaj kaq pak). Hajde tani, shpejt një puthje, e di ti se si, nga ato që thotë Aristoteli, edhe një, edhe një të puthur tjetër, pastaj në gushë, aty ku më pëlqen mua, mbi lëkurën tënde të butë, mbi gjoksin tënd, ku zemrën time vë.

Lamtumirë, lamtumirë.

Po të dërgoj gjithë dashurinë time që ti do.
 
Pe: Flaubert dhe letrat e dashurisë

Nuk e di kush e ka lexuar "Madam Bovary" por atje shprehet dhe ana e tij bisexuale...ne fakt dashuronte me gjithe shpirt, pavaresisht se me e famshmja mbeti Elisa.
 
Pe: Flaubert dhe letrat e dashurisë

Nuk e di kush e ka lexuar "Madam Bovary" por atje shprehet dhe ana e tij bisexuale...ne fakt dashuronte me gjithe shpirt, pavaresisht se me e famshmja mbeti Elisa.

Une e kam lexuar, por kete gje se kisha degjuar..mahhhh
 
Pe: Flaubert dhe letrat e dashurisë

Pjesa IX - Kapitulli 1 - Zonja Bovari - Gustav Flober


Shpeshherë, kur dilte Sharli nga shtëpia, ajo shkonte e nxirrte nga dollapi, nga palat e ndërresave ku e kishte lënë, kutinë e purove prej mëndafshi të blertë.

E sodiste, e hapte, dhe bile nuhaste erën e astarit, të përzier me aromë lulemine dhe duhani. E kujt të kishte qenë vallë?... E viskontit. Ndoshta ia kishte dhuruar dashnorja. E kishin qëndisur mbi ndonjë vegjë prej druri palisandre, vegël e lezetshme kjo që s’e shihte njeri me sy, ku kishin punuar për kutinë me orë të tëra e mbi të cilën kishin rënë kaçurrelat e buta të endëses ëndërrimtare. Thiletë e pëlhurës i kishte përshkuar afshi i dashurisë; çdo majë gjilpëre kishte ngulur aty një shpresë a një kujtim, dhe gjithë ato fije mëndafshi të ndërthurura nuk ishin gjë tjetër veçse vazhdimi i të njëjtit pasion të heshtur. Dhe pastaj, viskonti, një mëngjes të bukur e kishte marrë me vete. اfarë kishin biseduar vallë, kur kutia rrinte mbi oxhakun me kornizë të gjerë, midis vazove me lule dhe sahatëve të murit të stilit Pompadur Footnote ? Ajo ishte këtu në Tot, ndërsa ai ishte tani, në Paris; atje larg! Si ishte Parisi? ا’emër i madh! Ajo e përsëriste me vete me gjysmë zëri për të ndier kënaqësi; ai i buçiste në vesh si oshëtimë katedraleje, i vetëtinte para syve deri mbi etiketën e kutive të kremit.

Natën, kur poshtë dritareve të saj kalonin me qerre peshkshitësit duke kënduar “Marzholenën”, ajo zgjohej nga gjumi dhe, si dëgjonte zhurmën e rrotave të hekurta që, në të dalë të fshatit, shuhej përnjëherë mbi dhé, thoshte me vete:

“Nesër do të jenë në Paris!”

Dhe ajo i ndiqte me mend, se si hipnin e zbrisnin kodrat, përshkonin fshatrat, ecnin nëpër rrugën kryesore nën dritën e yjeve. Pas njëfarë largësie të papërcaktuar, vinte gjithmonë një vend i errët ku fikej ëndrra e saj.

Ajo bleu një plan të Parisit, dhe, me majë të gishtit mbi hartë, shëtiste nëpër kryeqytet. Shkonte bulevardeve, duke u ndalur në çdo qoshe, nëpër udhëkryqe, përpara katrorëve të bardhë që përfaqësonin shtëpitë. Më në fund si i lodheshin sytë, ajo mbyllte qepallat, dhe ashtu në errësirë shihte se si përdridhte era flakët e fenerëve të rrugëve, se si hapeshin gjithë zhurmë shkallaret e karrocave mu para kolonave të teatrove.

Ajo u pajtua në gazetën e grave “La Corbeille” Footnote dhe në “Sylphe des salons” Footnote . Ajo përpinte e s’linte gërmë pa lexuar, gjithë përmbledhjet e premierave, të garave dhe të mbrëmjeve të vallëzimit ndiqte fillimet e ndonjë këngëtareje, hapjen e dyqaneve të reja. Ndiqte modat e fundit, adresën e rrobaqepësve të mirë, ditët e shëtitjeve në Pyllin e Bulonjës dhe të shfaqjeve të Operës. Studioi në romanet e ثzhen Susë përshkrimet e mobilimeve të apartamenteve; lexoi Balzakun dhe Zhorzh Sandin, duke kërkuar të ngopte me mendje lakmitë e saj. Edhe në tryezë vinte me libër në dorë, dhe e shfletonte, ndërkohë që Sharli hante duke i folur. Gjatë leximit i kujtohej vazhdimisht viskonti. Ajo e krahasonte atë me personazhet e trilluar. Mirëpo pak nga pak rrethi i njerëzve, që e rrethonin erdhi e u zgjerua, dhe brerorja e tij, duke iu larguar nga fytyra, u shtri më tej, për të ndriçuar ëndrra të tjera.

Parisi, më i paanë se oqeani, vezullonte në sytë e Emës në një atmosferë të kuqërremtë. Megjithatë dhe aty jeta e shumëfishtë që gëlonte në gjithë atë zallahi, ishte e ndarë pjesë-pjesë dhe e klasifikuar në tablo të veçanta. Midis tyre Ema shquante vetëm dy ose tri, të cilat ia fshihnin gjithë të tjerat, dhe përfaqësonin për të mbarë njerëzimin. Bota e ambasadorëve ecte mbi parkete të shndritshme, nëpër sallone të veshura me pasqyra, rreth tryezave vezake me mbulesa të kadifenjta me thekë të artë. Aty kishte fustane kindegjata, mistere të mëdha, ankthe të fshehura mbrapa buzëqeshjeve. Pastaj vinte shoqëria e dukeshave; aty fytyrat ishin të zbehta; ngriheshin në orën katër mbasdite; gratë, engjëllushet e gjora, që mbanin zhupone me dantella Anglie, dhe burrat,q ë, me atë pamje kot më kot, nga e cila s’merrej vesh se sa të zotët qenë, i sfilitnin kuajt e tyre nëpër gara qejfi, stinën e verës e kalonin në Baden të Prusisë, dhe, më në fund, kur arrinin të dyzetat, martoheshin me trashëgimtare të pasura. Nëpër salla të veçanta restorantesh, ku darka hahet pas mesnate, shkrihej gazit, nën dritën e qirinjve, moria laramane e letrarëve dhe e aktorëve. Ata ishin dorëlëshuar si mbretërit, plot pikësynime të paarritshme dhe marrëzira fantastike. Bënin një jetë jo si gjithë të tjerët, as në qiell e as në tokë, mes tallazesh, pra diçka të madhërishme. Përsa i përket pjesës tjetër të njerëzve, ajo ishte e humbur, pa ndonjë vend të përcaktuar, sikur s’ekzistonte fare. Nga ana tjetër, sa më shumë gjërat përngjanin me njëra-tjetrën, aq më pak mendonte ajo për to. Të gjitha ato që e rrethonin nga afër, fshati i mërzitshëm, provincialët budallenj, të rëndomtat e jetës, asaj i dukeshin një përjashtim në këtë botë, një rastësi e veçantë ku kishte ngecur ajo, ndërsa më tej, shtrihej në pafundësi vendi i pakufishëm i lumturive dhe i pasioneve. Në dëshirat e saj, ajo i përziente ëndjet epshore të luksit me gëzimet e zemrës, hijeshinë e shprehive me fisnikërinë e ndjenjave. Nuk kishte vallë nevojë dashuria, ashtu si dhe bimët indiane, për terrene të përgatitura, për temperaturë të veçantë? Psherëtimat nën dritën e hënës, përqafimet e gjata, lotët që rrjedhin mbi duart që braktisen, të gjitha ethet e trupit dhe molisjet e dashurisë i parafytyronte si të pandara të ballkoneve të kështjellave të mëdha plot dëfrime, të sallonit të vogël të zonjës së ujdisur gjithë hijeshi, me perde të mëndafshta dhe qilim të trashë, të saksive plot me lule, të një shtrati të ngritur mbi dysheme, të shkëlqimit të gurëve të çmuar si dhe brezave të uniformave të shërbyesve.

Mirëmbajtësi i karrocës së postës, i cili vinte çdo mëngjes për të kashaisur kafshën, po kalonte mes për mes korridorit me ato këpucët e tij të rënda prej druri; bluzën e kishte gjithë vrima, këmbët pa çorape, futur drejt e në patiqe. I mirë, i keq, ky ishte stallieri i tyre me pantallona të shkurtra! Si mbaronte punë, ai s’dukej më gjithë ditën; sepse Sharli, kur kthehej në shtëpi, e fuste vetë kalin në stallë, i hiqte shalën dhe i vinte kapistrën, sakaq shërbëtorja sillte një krah kashtë dhe ia hidhte, si i vinte për mbarë, në grazhd.

Në vend të Nastazisë (e cila më në fund u largua nga Toti, duke derdhur lotët rrëke), Ema mori në shërbim të saj, një vajzë të re katërmbëdhjetëvjeçare, bonjake dhe fytyrëmbël. Nuk e la të mbante kapuç prej pambuku, i mësoi t’u drejtohej të tjerëve në vetën e tretë, të sillte ujë në tabaka, të trokiste në derë para se të hynte, dhe të hekuroste, të kollariste këmishët, t’i vishte asaj rrobat, donte pra ta bënte shërbëtore vetjake. Yzmeqarja e re i bindej pa bërë zë, që të mos e përzinte; dhe, meqë zonja zakonisht e linte çelësin te dera e bufesë, Felisiteja, merrte çdo darkë një sasi të vogël sheqeri, që e hante vetëm, në shtrat, pasi kishte bërë lutjen.

Nganjëherë mbasditeve, dilte bënte muhabet me karrocierët. Zonja rrinte lart në dhomën e saj.

Ajo mbante një petk dhome krejt të hapur, poshtë të cilit, në pjesën midis të kthyerave të jakës, i dukej këmisha e vogël pala-pala me tri kopsa të arta. Si brez mbante një litar të mëndafshtë nyja-nyja me thekë të mëdhenj, dhe pantoflat e saj të vogla ngjyrë shege kishin përsipër nga një tufë kordelesh të gjera, që shtriheshin mbi samarin e këmbës. Kishte blerë letërthithëse, letra të bardha, penë dhe zarfe, ndonëse s’kishte se kujt t’i shkruante; merrte pluhurat e bibliotekës, shikohej në pasqyrë, merrte një libër, pastaj, si binte në ëndërrime gjatë leximit, e lëshonte në prehër. Ia kishte ënda të udhëtonte ose të kthehej të jetonte në manastir. Dëshironte njëkohësisht edhe të vdiste, edhe të jetonte në Paris.

Sharli, në borë e në shi i binte me kalë monopateve. Hante omëleta nëpër tryezat e femrave, fuste krahun nëpër shtretër të lagësht, i spërkatej fytyra nga currilat e gjakut të ngrohtë që u merrte të sëmurëve, dëgjonte grahmat e atyre që jepnin shpirt, këqyrte uturaqet, përvishte gjithë ato ndërresa të fëlliqura; ndërsa darkë për darkë, gjente zjarrin të ndezur flakë, tryezën të shtruar, kolltukë të rehatshëm, dhe gruan të veshur e të ngjeshur gjithë shije, të këndshme dhe me erë të mirë, pa e ditur as vetë nga i vinte, veç në mos ishte lëkura që ia parfumonte këmishën.

Ajo e magjepste me gjithfarë imtësirash të lezetshme; herë u jepte formë të re mbulesave prej letre të qirinjve, herë ndërronte ndonjë frutë të fustanit, ose i vinte ndonjë emër të allasojshëm një gjelle e aq, të cilën shërbëtorja s’e kishte goditur dot, por megjithatë Sharli e gëlltiste të tërën me qejf. Në Ruan ajo pa zonja që mbanin në zinxhirin e sahatit një tufë me stringla; dhe ajo bleu stringla. Mbi oxhak kërkoi të vendoseshin dy vazo të mëdha prej qelqi të kaltër, dhe, pas pak kohësh, një kuti fildishi me takëme qepjeje dhe një gishtëz të larë në ar e argjend. Sa më pak që Sharli merrte vesh nga këto hollësi hijeshije, aq më tepër joshej prej tyre. Ato ia endnin diçka më tepër shqisat dhe ia bënin më të dashur vatrën familjare. Ato ishin si një pluhur i artë me të cilin ia shtronin mbarë shtegun e ngushtë të jetës.

Mbahej mirë me shëndet, sa i ndriste gjithë fytyra; fama si mjek i mirë kishte marrë dhenë. E fshatarët e kishin për zemër, sepse nuk ishin kapadai. Fëmijët i përkëdhelte, në pijetore, s’hynte kurrë dhe, për më tepër, të ngjallte besim me ndershmërinë e tij. Më shumë dinte të shëronte rrufat dhe sëmundjet e kraharorit. Meqë ruhej mjaft se mos i vdiste të sëmurët, u këshillonte vetëm qetësues, herë pas here ndonjë ilaç për të vjellë, banja me ujë të ngrohtë për këmbët ose shushunja. Por kjo nuk donte të thoshte se i trembej kirurgjisë; gjak u merrte njerëzve sa s’bëhet, si kafshëve, dhe për të shkulur dhëmbët kishte një dorë llahtar.

Erdhi një kohë që për të qenë në dijeni të zhvillimeve të fundit të mjekësisë, u pajtua në “Ruche medicale”, gazetë e re kjo, fletë-reklamën e së cilës e kishte marrë më parë. E lexonte nga pak pas darke; mirëpo pas pesë minutash i vinte gjumi nga ngrohtësia e dhomës dhe nga tretja e ushqimit në stomak; dhe rrinte mu aty, me mjekër mbështetur mbi duar, dhe me flokë të shpupuritur, që i vareshin si krifë deri te mbajtësja e llambës. Ema e shikonte duke ngritur supet. Të paktën, të kishte pasur më mirë për bashkëshort ndonjë nga ata burrat fjalëpakë e punëshumë, që rropaten natën mbi libra, dhe që, kur i mbushin të gjashtëdhjetat, në moshën e reumatizmës, mbajnë më në fund dekoratën me kryq mbi frakun e tyre të zi, të qepur kot më kot! Ajo do të kishte dashur që emri Bovari, që ishte dhe i saj, të bëhej i famshëm, të gjendej kudo nëpër librari, të përmendej vazhdimisht nëpër gazeta, ta njihte e tërë Franca. Mirëpo Sharli ishte njeri pa pikë pikësynimi në jetë! Një herë një mjek nga Ivtotoja, me të cilin para pak kohësh po bënte konsultë, e kishte poshtëruar disi mu pranë shtratit të të sëmurit, në prani të të afërmve që ishin mbledhur aty. Kur ia tregoi Sharli këtë ndodhi në darkë, Ema u nxeh shumë me kolegun e tij. Sharli u prek nga reagimi i të shoqes. E puthi në ballë me lot ndër sy. Mirëpo ajo ishte e pezmatuar nga turpi, i vinte ta rrihte, doli në korridor të hapte dritaren dhe thithi ajrin e freskët për t’u qetësuar.

- Sa i humbur që është! Sa i humbur që është! – thoshte ajo me zë të ulët, duke kafshuar buzët.

Dhe sa vinte, e më tepër e merrte inat. Me kalimin e moshës, ai fitonte gjithmonë e më shumë shprehi prej të pagdhenduri; mbas darke priste me thikë tapat e shisheve bosh; pasi hante, lëpinte dhëmbët me gjuhë; kur rrufiste supën, kuaçiste si klloçkë në çdo gllënjkë, dhe, ngaqë dhjamosja po e zaptonte gjithandej, sytë, tashmë të vecërr, dukeshin sikur po i ngjiteshin drejt tëmthave prej mbufatjes së mollëzave.

Ema, nganjëherë ia fuste nën jelek fundin e kuq të trikos, i drejtonte kravatën, ose ia hidhte tej dorashkat bojëdala që ai ishte gati t’i vishte; dhe këtë ajo nuk e bënte, siç kujtonte ai, për të; e bënte për veten e saj, si shprehje egoizmi të shfrenuar, acarimi nervor. Bile ndonjëherë i tregonte gjëra nga ato që kishte lexuar, si për shembull, ndonjë pjesë romani, ndonjë dramë, ose ngjarjen e fundit të shoqërisë së lartë, që përshkruhej në fejtonin e gazetës; sepse, në fund të fundit, dhe Sharli njeri i gjallë ishte, gjithmonë e dëgjonte me vëmendje, gjithmonë ia miratonte ato që i thoshte. Shpesh herë ajo ia hapte zemrën zagarit të saj të vogël! Po kështu do të kishte bërë edhe me kërcunjtë e oxhakut dhe me lavjerrësin e sahatit.

Ndërkaq, thellë në shpirt, ajo priste të ndodhte diçka. Ashtu si detarët në rrezik për t’u mbytur, ajo shikonte vetminë e jetës së vet me sy të dëshpëruar, duke kërkuar diku larg ndonjë velë të bardhë në mjegullnajën e horizontit. Nuk e dinte cili do të ishte ai rast, as se në ç’breg do ta nxirrte, i shtyrë nga era deri tek ajo, as në do të ishte barkë a anije me tri kuverta, ngarkuar me vuajtje, apo mbushur deng me lumturi. Mirëpo çdo mëngjes, sa zgjohej, ajo shpresonte se do t’i vinte gjatë ditës, dhe dëgjonte të gjitha zhurmat, brofte befas, çuditej që nuk i vinte, pastaj, si perëndonte dielli, më e trishtuar se kurrë, dëshironte që të gdhihej në çast e nesërmja.

Pranvera erdhi përsëri. Ditët e para të motit të ngrohtë, atëherë kur çelën dardhat, ajo pati marrje fryme.

Qysh në fillim të korrikut, ajo numëroi në majë të gishtërinjve javët që mbeteshin deri në muajin tetor, duke shpresuar se ndoshta markezi i Andervilierit, do të jepte dhe një ballo tjetër në Vobisar. Mirëpo gjithë shtatori iku pa letra, pa vizita.

Pas mërzisë që i shkaktoi ai zhgënjim, zemra e saj mbeti e zbrazët përsëri dhe atëherë filloi sërish vargu i ditëve të njëllojta.

Ato do të pasonin pra kështu njëra-tjetrën, gjithmonë të njëjta, të panumërta dhe pa sjellë asgjë! Të tjerët sado të rëndomtë ta kishin jetën, prapëseprapë shpresonin të paktën se do t’u ndodhte diçka. Nganjëherë një aventurë mund të të sjellë të papritura pambarim, bile edhe mjedisi sikur ndërrohet. Mirëpo për të nuk ndodhte asgjë; kështu e kishte thënë zoti! E ardhmja e saj ishte si një korridor krejtësisht i errët, dhe që përfundonte me një derë të pahapshme.

Ajo e braktisi muzikën. Përse të merrej me të? Kush do ta dëgjonte? Përderisa s’kishte për të ndodhur kurrë që, para ndonjë pianoje “Erard”, për të dhënë koncert, duke i rënë me gishtërinjtë e saj të lehtë, tastierës së fildishtë, të ndiente t’i frynte si ndonjë fllad rreth vetes gumëzhitja e të mahniturve, ishte e kotë të lodhej duke studiuar. I plasi në dollap edhe kartonët e vizatimit edhe qëndismat. ا’i duheshin? ا’i hynin në punë? Qëndisja i ngrinte nervat përpjetë.

- S’kam ç’të lexoj më, - thoshte ajo me vete.

Dhe kohën e kalonte duke skuqur mashën në zjarr ose duke parë shiun që binte.

Sa e trishtuar që ishte të dielave, kur binte kambana për lutjet e mbrëmjes! E topitur, ajo dëgjonte me vëmendje si ushtonin një nga një tingujt e krisur të kambanës. Mbi çati kalonte ndonjë maçok që ecte ngadalë dhe ngrinte kurrizin për t’u ngrohur në rrezet e zbehta të diellit. Në rrugën kryesore, era ngrinte re pluhuri. Diku larg, lehte herë pas here një qen, dhe kambana në intervale të barabarta, vazhdonte tingëllimën e saj monotone që fashitej në hapësirën e fushës.

Ndërkaq njerëzit dilnin nga kisha. Gratë me këpucë prej druri të lustruara, fshatarët me bluza të reja, fëmijët e vegjël kokëzbathur që hidheshin e përdridheshin para tyr, të gjithë ktheheshin në shtëpitë e veta. Dhe vetëm gjashtë a shtatë burra, vazhdimisht të njëjtët, rrinin luanin me tapa shishesh deri sa errej, mu përpara derës së hanit.

Dimri qe i ashpër. اdo mëngjes xhamat e dritareve zinin brymë, dhe nganjëherë, drita e zbardhët që depërtonte nëpërmjet tyre, si nëpër xhama akulli, nuk ndryshonte gjithë ditën e ditës. Duhej ndezur llamba që në orën katër të mbasdites.

Ditët me kohë të bukur, ajo dilte në kopsht. Mbi lakra ngeleshin nga vesa dantella të argjendta me fije të gjata të shndritshme që shtriheshin nga njëra te tjetra. Nuk dëgjohej asnjë cicërimë zogu, gjithçka dukej e zhytur në gjumë, si pemët rrëzë muri të mbuluara me kashtë dhe hardhia si ndonjë gjarpër vigan i sëmurë nën strehën e murit, ku po të afroheshe, shihje dyzetkëmbësha që hiqeshin zvarrë. Mes bredhave, pranë gardhit, famullitari me kapelë trecepëshe që lexonte librin e lutjeve kishte ngelur pa këmbën e djathtë dhe vetë allçia, duke u ciflosur nga ngrica, i kishte lënë pllanga të bardha krome mbi fytyrë.

Pastaj ajo ngjitej përsëri në dhomë, mbyllte derën, dhe, si molisej nga nxehtësia e vatrës, i hipte një mërzi më e padurueshme. I vinte të zbriste poshtë të bënte muhabet me shërbëtoren, por e mbante turpi.

اdo ditë, në të njëjtën orë, mësuesi, me kapuç mëndafshi të zi në kokë, hapte qepenat e dritareve të shtëpisë dhe bekçiu kalonte me kordhën mbi këmishë. Në mbrëmje dhe në mëngjes, kuajt e postës përshkonin rrugën tre e nga tre për në kënetë që të pinin ujë. Herë pas here, tringëllonte zilja e derës të ndonjë pijetoreje, dhe, kur frynte erë, kërcisnin mbi shufrat e hekurit pllakat e vogla të bakërta të berberanës, që i shërbenin si stemë. Të vetmet zbukurime të saj ishin një gravurë e vjetër modash, e ngjitur pas një xhami si dhe një bust femre prej dylli, me flokë të verdhë. Dhe berberi qahej që i shkoi zanati dëm, që s’kishte të ardhme, dhe, duke ëndërruar për ndonjë dyqan në një qytet të madh, si në Ruan, për shembull, në port, afër teatrit, shkonte e vinte gjithë ditën që nga bashkia deri në kishë, fytyrëngrysur dhe duke pritur klientët. Sa herë që zonja Bovari ngrinte sytë, aty e shihte gjithmonë, si ndonjë rojë në krye të detyrës, me atë kapuçin e rrafshët mbi veshë dhe me një jelek stofi të hollë prej leshi.

Nganjëherë, mbasditeve, shfaqej mbrapa xhamave të sallës së ballos, ndonjë kokë burri, i nxirë nga dielli, me favorite pis të zeza, dhe me një buzëqeshje të bollshme e të ëmbël që ia nxirrte në pah dhëmbët e bardhë e i çelte fytyrën. Dhe atëherë fillonte menjëherë valsi e nën tingujt e organos, në një sallon të vogël, vallëzuesit e shkurtër si gishta, femrat me çallma ngjyrë trëndafili, tirolezët me xhaketa, majmunët me frakë të zinj, zotërinjtë me pantallona të shkurtra, dridheshin e përdridheshin midis kolltukëve, kanapeve, tryezave, që shumëfishoheshin nëpër copat e pasqyrave të ngjitura në qoshet e tyre me një rrjetë letre të praruar. Organisti e rrotullonte manivelën duke parë, djathtas, majtas dhe nga dritaret. Herë pas here, duke hedhur në cep të murit ndonjë fiskajë të gjatë pështyme të murrme, ngrinte me gju veglën e tij, rripi i fortë i të cilës ia këpuste supin; dhe muzika, herë e përvajshme dhe e zvargur, ose e gëzueshme dhe e shpejtë, dilte nga kasa duke ushtuar nëpërmjet një perdeje taftaje ngjyrë trëndafili, nën grilën prej bakri tërë arabeska. Ato ishin melodi që luheshin gjetkë, nëpër teatro, që këndoheshin nëpër sallone, që kërceheshin mbrëmjeve nën llambadarët e ndriçuar, ishin jehona të shoqërisë së lartë që arrinin deri tek Ema. Në kokë i ushtonin lloj-lloj vallesh të gjalla që s’kishin të mbaruar dhe, mendja, si ndonjë valltare e shenjtë indiane mbi qilimin lule-lule, i kërcente bashkë me notat, duke u endur sa nga një ëndërr në tjetrën, sa nga një trishtim në tjetrin. Pasi e merrte lëmoshën në kasketën e tij, burri hidhte një batanije të vjetër prej leshi të kaltër, pastaj edhe organon në shpinë dhe largohej me hap të rëndë. Ajo e shikonte kur ikte.

Mirëpo më tepër nuk duronte dot më gjatë ngrënies në atë sallë të vogël të katit përdhes, me sobën që nxirrte tym, me derën që kërciste, me muret që djersinin, me dyshemenë e lagësht; i dukej sikur ia shtronin aty përpara, në pjatë, gjithë hidhërimin e jetës, dhe sikur nëpërmjet avullit të mishit të zier, i ngjiteshin nga thellësia e shpirtit afshe të tjera neverie. Sharli vonohej mjaft në të ngrënë, kështu që ajo përtypte lajthi, ose, mbështetur mbi bërryl, zbavitej duke bërë vija me majën e thikës mbi mushama.

Punëve të shtëpisë ua vari fare, aq sa kur erdhi zonja Bovari, nëna, të kalonte në Tot disa ditë të kreshmëve, u habit shumë nga gjithë ai ndryshim. Dhe me të vërtetë, ajo që dikur kishte qenë aq e përkujdesur dhe shijehollë, rrinte tani me ditë të tëra pa u veshur e ngjeshur, mbante çorape të gjata prej pambuku të përhirtë, për ndriçim përdorte qirinj të thjeshtë. Ngrinte e ulte të njëjtin avaz se, përderisa nuk ishin të pasur, duhej të bënin kursime dhe shtonte se ajo vetë ishte shumë e kënaqur, shumë e lumtur, që Toti i pëlqente boll, si dhe ligjërata të tjera të reja që ia mbyllnin gojën vjehrrës. Pastaj Ema dukej që s’ia kish ngenë të ndiqte këshillat e saj; bile një herë kur zonjës Bovari i ra ndër mend të thoshte se të zotët e shtëpisë e kanë për detyrë të ushtrojnë kontroll mbi besimin fetar të shërbëtorëve të tyre, ajo ia ktheu me një shikim aq të xhindosur dhe me një buzëqeshje aq qesëndisëse, saqë e gjora grua nuk u kruajt më.

Ema sa vente e bëhej më e sertë, më tekanjoze. Porosiste gjellë të veçanta për veten e saj dhe, kur vinte puna, s’i prekte me dorë, një ditë pinte vetëm qumësht të parrahur, dhe, të nesërmen, filxhana me çaj pa hesap. Shpesh herë i shkrepej në kokë të mbyllej brenda pa dalë fare, pastaj, si i zihej fryma, hapte dritaret, vishej me fustane të holla. Pasi e qortonte shërbëtoren e s’i linte gjë pa thënë, i jepte dhurata ose e lejonte të shetiste me shoqet e lagjes, po kështu, nganjëherë u hidhte të varfërve gjithë të hollat e argjendta që kishte në qese, ndonëse nuk ishte aspak e dhembshur dhe nuk prekej kollaj nga hallet e të tjerëve, sikurse shumica e njerëzve me prejardhje fshatare, të cilët ruajnë në shpirt diçka nga ashpërsia e duarve me kallo të prindërve të tyre.

Aty nga fundi i shkurtit, xha Ruoi, në shenjë kujtimi për këmbën e shëruar, i solli dhëndrit një alamet pule deti, dhe ndenji tri ditë në Tot. Meqë Sharli ishte i zënë me të sëmurët, i bëri shoqëri Ema. Ai pinte duhan në dhomë, pështynte mbi demiroxhak, i fliste asaj për bujqësinë, për viçat, lopët, shpendët dhe për këshillin bashkiak, kështu që kur iku, ajo e mbylli derën me një ndjenjë kënaqësie sa u çudit edhe vetë. Nga ana tjetër ajo nuk e fshihte më përbuzjen ndaj gjithçkaje, ndaj kujtdo; dhe nganjëherë zinte e shprehte mendime të çuditshme, duke sharë ato që i pranonin të gjithë, dhe duke pranuar gjëra të mbrapshta ose të pamoralshme, aq sa i shoqi shqyente sytë nga habia.

A do të zgjaste vallë gjithmonë kjo lemeri? Nuk do të shpëtonte ajo kurrë prej saj? Se mos ishin më të mira ato që jetonin të lumtura! I kishte parë me sytë e saj dukeshat në Vobisar që as shtatin se kishin më të zhdërvjellët dhe as sjelljet më fisnike, dhe këtë padrejtësi të zotit e urrente me gjithë shpirt; mbështeste kokën në mur dhe ia shkrepte të qarit: digjej për jetën plot tallaze, për ballot me maska, për qejfet e shthurura me gjithë trallisjet shpirtërore që ajo nuk i njihte dhe që duhej t’i shkaktonin ato.

Po i ikte ngjyra në fytyrë dhe kishte të rrahura të forta zemre. Sharli i jepte valerian dhe e fërkonte me kamfur. اfarëdo që i bënte, asaj i ngriheshin nervat përpjetë më keq.

Kishte ditë që fliste e s’i pushonte goja; pas kësaj dalldisjeje binte menjëherë në topitje, rrinte pa folur, pa lëvizur. E vetmja gjë që e gjallëronte në këto raste ishte kolonja të cilën e hidhte me shishe nëpër duar.

Meqë ajo ankohej vazhdimisht për Totin, Sharlit i shkoi mendja se shkaku i sëmundjes së saj vinte pa dyshim si pasojë e ndonjë ndikimi të atyshëm, dhe, si u ndal në këtë çështje, mendoi seriozisht të shkonin të vendoseshin gjetkë.

Qysh atëherë, ajo filloi të pinte uthull që të dobësohej, iu shpif një kollë e lehtë dhe e thatë dhe i iku fare oreksi.

Sharli e kishte të vështirë të largohej nga Toti, pasi kishte banuar aty katër vjet dhe aq më tepër tani që kishte filluar t’i ecte mbarë. Por po të ishte nevoja! E çoi të shoqen në Ruan, t’ia vizitonte profesori i tij i vjetër. Ajo vuante nga një sëmundje nervash: duhej të ndërronte klimë.

Pasi u end sa në një vend në tjetrin, Sharli mori vesh më në fund se në rrethin e Nëfshatelit kishte një alamet fshati i quajtur Jonvil-l’Abe, mjeku i të cilit, një refugjat polak, sapo ia kishte mbathur para një jave. Atëherë i shkroi një letër farmacistit të atyshëm që të merrte vesh se sa banorë kishte, sa larg ishte mjeku më i afërt, sa para në vit fitonte ai që kishte qenë para tij, etj. Dhe, si mori përgjigje të kënaqshme, e ndau mendjen që nga pranvera të shpërngulej, në rast se shëndeti i Emës nuk përmirësohej.

Një ditë kur po rregullonte teshat në një sirtar, si parapërgatitje për transferimin, ajo shpoi gishtat me diçka. Ishte teli i buqetës së saj të martesës. Sythet e portokallit ishin zverdhur nga pluhuri dhe kordelet prej atllasi me thekë të argjendtë ishin bërë fije-fije anash. E hodhi në zjarr. U dogj më shpejt se një fije kashte e thatë. Pastaj u bë si ndonjë kaçubë e kuqe mbi hi, që po shkrumbohej me ngadalë. Ajo e shihte si po digjej. Kokrrizat prej kartoni plasnin, fijet metalike përdridheshin, gajtani shkrihej dhe kurorat prej letre, të rreshkura, luhateshin nëpër pllakë si flutura të zeza deri sa më në fund u zhdukën fluturimthi në brendësi të oxhakut.

Kur u largua nga Toti, në muajin mars, zonja Bovari ishte shtatzënë
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top