Flamurtari, fitues i Kupës “Pavarësia”

sabah

Anëtar i Respektuar
Me pjesëmarrjen e vlonjatëve, “FK Prishtinës” dhe Shkëndijës së Tetovës
Ka përfunduar me sukses, në Vlorë, Edicioni i Parë i Turneut “Pavarësia- 2009”. Fitues i këtij aktiviteti është shpallur ekipi i “Flamurtarit” të Vlorës. Kjo ngjarje e re sportive, është zhvilluar në stadiumin “Flamurtari” të qytetit të Vlorës me pjesëmarrjen e ekipeve të “FK Prishtina”, “Shkëndija” e Tetovës dhe Flamurtarit. Ka qenë kjo, një iniciativë e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkisë së Vlorës dhe Klubit të Futbollit Flamurtari, e cila ka rrokur suksesin që në edicionin e parë.

Sipas sistemit trekëndor, të treja skuadrat luajtën tri ndeshje mes tyre me nga 45 minuta. Pas çdo ndeshjeje janë gjuajtur penalltitë. Dhe kanë qenë pikërisht ato, që kanë përcaktuar edhe fituesin. Kjo, për shkak të faktit se të trija ballafaqimet, kanë përfunduar me rezultatin e njëjtë 0-0.

Pas përfundimit të ndeshjeshjes, nën një atmosferë festive janë dorëzuar edhe trofetë e aktivitetit nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF Eduard Prodani dhe përfaqësuesve të klubeve nga Maqedonia dhe Kosova si edhe drejtues të Federatës së tyre.

Të gjithë të pranishmit shprehën respektin për këtë aktivitet dhe dëshirën që edicioni i tij i parë, të pasohet edhe nga aktivitete të tjera në vitet në vazhdim.
 

Attachments

  • P1200616_697784623.jpg
    P1200616_697784623.jpg
    81.1 KB · Shikime: 15
Titulli: Flamurtari, fitues i Kupës “Pavarësia”

forza vlora
 
Titulli: Flamurtari, fitues i Kupës “Pavarësia”

sa doli sote me vllaznine ?
 
Titulli: Flamurtari, fitues i Kupës “Pavarësia”

sa doli sote me vllaznine ?

Vllaznia-Kastrioti 1-0
Flamurtari-Skenderbeu 1-1
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top