Fjetja në shpinë eviton paraqitjen e rrudhave

braziljania

Anëtar i Nderuar
Përkrah gjenetikës, për fytyrë të lëmuar dhe të tërhequr në të 40-tat është meritor edhe të ushqyerit e rregullt, kujdesi i vazhdueshëm ndaj lëkurës dhe shmangia e shprehive të pirjes së duhanit, alkoolit dhe ‘pjekjes’ në diell, thonë dermatologët. Mirëpo, përveç këtyre shprehive të dëmshme, edhe fjetja në krah dhe stomak është armik i të qenit rinor. Ndrydhjet në lëkurë, që pasojnë gjatë gjumit, vështirë mund të hekurosen nëse lëkura është më e moshuar. Duke marrë parasysh atë se në të ka kolagjen gjithnjë e më pak, ajo e humb elasticitetin dhe fortësinë, ndërsa vijat nga jastëku largohen vetëm pas lagies me ujë të ftohtë dhe vendosjes së kremit. Për shkak të presioneve të përditshme në lëkurën e fytyrës, rrudhat thellohen dhe bëhen më të qarta, ndërsa ilaçi i vetëm është fjetja në shpinë. Vijat më të theksuara, ato përreth syve, gojës dhe ballit, po ashtu paraqiten si pasojë e tërheqjes dhe muskujve të fytyrës gjatë qeshjes dhe ngrysjes. Ato është vështirë të shmangen, por do t’i zbusin preparatet për kujdes ndaj lëkurës, të cilët përmbajnë thartirë hialurone a vitaminë C. Bëhet fjalë për serume që nxisin qelizat në krijimin e thartirës natyrale të hialuronit, prodhimi i së cilës me kalimin e viteve zvogëlohet. Vitamina C sintetizon kolagjenin, proteinë e cila lëkurën e mban elastike e të fortë. Mirëpo, pemët dhe perimet e pasura me vitamina, po ashtu do të mbrojnë lëkurën e fytyrës dhe trupit nga plakja e parakohshme.
Rrezatimi UV- Aftësia e organizmit të njeriut që të mbrohet nga rrezatimet UV dhe ripërtëritjet e pjesëve tashmë të dëmtuara zvogëlohet me kalimin e moshës.
Mbrojtja – Kremrat e faktorit të lartë mbrojtës do të zbusin pasojat e rrezatimit UV. Sytë duhet t’i mbroni me syze dielli, ndërsa buzët me kremra specialë.
Duhani – Rritja e nivelit të enzimës metalo-proteinë-1 ndikon në shpërbërjen e kolagjenit dhe zvogëlon prodhimin e saj.
Heqja dorë nga duhani – Përkrah lëkurës së shëndoshë me më pak rrudha, ndërprerja e duhanit në moshën e re do të pengojë edhe plakjen e parakohshme të lëkurës dhe shpërbërjes së shtresës së saj rezistuese.
Të fjeturit – Pjesët e fytyrës, si faqet dhe mjekra, të cilat i shtyp jastëku gjatë gjumit, janë të ekspozuar ndaj rrudhave.
Ndërrimi i pozitës – Të fjeturit në shpinë mund të zvogëlojë paraqitjen e rrudhave në lëkurë dhe humbjen e elasticitetit të saj.
Dieta – Me veprimin jo-jo (fitimi dhe humbja e vazhdueshme e kileve) dobëson elasticitetin e lëkurës së fytyrës dhe trupit.
Të ushqyerit e duhur – Drithërat e plota, pemët dhe perimet e freskëta, mishi pa dhjamë dhe peshku si dhe shmangia e ëmbëlsirave, do ta baraspeshojnë ushqimin dhe do ta pengojnë shtimin e peshës.


kosovasot*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top