Fitorja e Berishës, Shqipëria në BE

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shqipëria voton sot për vazhdimësinë, alternativën e qeverisjes kombëtare, e cila afron integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. E diela e sotme është e diela e mandatit të dytë të qeverisë “Berisha”, por edhe e diela e alternativës që garanton rrugët evropiane, rritjen e mëtejshme të pagave dhe pensioneve dhe kthimin e dinjitetit të shqiptarëve në metropolet më të rëndësishme të BE-së


Partia Demokratike dhe koalicioni i udhëhequr prej saj hyjnë sot në garën elektorale, për të vijuar ndryshimin e Shqipërisë. Partia Demokratike me Sali Berishën kërkojnë sot votën e shqiptarëve, për realizimin e projektit evropian, për realizimin e aspiratave madhore integruese të Shqipërisë dhe shqiptarëve, për më shumë mirëqenie, punësim, dhe dinjitet evropian. Qytetarët shqiptarë u drejtohen sot kutive të votimit, për zgjedhjet parlamentare, për kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Katër vite pas zgjedhjeve të 3 korrikut, që sollën në pushtet Partinë Demokratike, nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha, Shqipëria ballafaqohet në këto zgjedhje me një imazh të rinovuar dhe me perspektivë progresiste, si një vend anëtare e NATO-s, ka aplikuar në Bashkimin Evropian për statusin kandidat dhe që pret liberalizimin e vizave për qytetarët e saj brenda pranverës së vitit 2010. Votuesit shqiptarë, shkojnë në qendrat e votimit, me bindje dhe sjellje tipike racionale, për votuar programin e partisë në pushtet, të ardhmen e tyre dhe mbrojtjen e vlerave dhe idealeve demokratike, pasi ishte kjo frymë që në katër vite e ndryshoi Shqipërinë, e riktheu në qendër të vëmendjes së vendeve të Evropës, e bëri anëtare të aleancës më të fuqishme ushtarake, NATO, dhe synon që brenda mandatit të ardhëm, i cili fillon nga dita e sotme, pikërisht nga kjo e diel, ta integrojë plotësisht në Bashkimin Evropian, si të barabartë mes të barabartëve. Qytetarët shqiptarë kanë fatin të jenë dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha, të veprave kolosale infrastrukturore për kombin tonë, të moshës dixhitale në të gjitha shkollat e vendit, të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe perspektivës së anëtarësimit me të drejta të plota në familjen Evropiane. Lëvizja e lirë, integrimi në BE, arsimi i standardeve evropiane, rritja e pagave e mbi të gjitha punësimi, në katër vitet e ardhshme, do të bëhen një ëndërr e realizuar për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, për mbarë popullsinë shqiptare kudo që ata ndodhen. Qytetarët shqiptarë, votuesit, japin sot kontributin e tyre për vendin, punën e palodhur të kësaj qeverie dhe vizionin për një Shqipëri që ecën krenare në zhvillimin e saj dinamik, me mbështetjen e reformave pozitive, me përfaqësimin e një Shqipërie të re, e një Shqipërie Evropiane, me votën e sotme. Shqiptarët votojnë sot si qytetarë të denjë të një vendi që sot, më shumë se kurrë, është optimist për të ardhmen e begatë. Lidershipi Berisha gëzon mbështetjen e gjerë në mbarë hapësirën evropiane dhe më gjerë në atë botërore. Presidenti i SHBA Obama, ai francez Sarkozi, Kancelarja Merkel, Kryeministri Berluskoni, kryeministri Karamanlis, kanë shprehur mbështetje të gjerë për vazhdimin e qeverisë “Berisha” dhe se do ta ndihmojnë fuqishëm në këto zgjedhje përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë. Zgjidhjet e sotme ndiqen me interes të jashtëzakonshëm në hapësirën ndërkombëtare. Zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do të jetë një hap galopant për të ardhmen e vendit drejt përmbushjes së plotë të ambicieve integruese. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, është edhe zotimi i udhëheqësit të Partisë Demokratike, kryeministrit të vendit, Sali Berisha, Kësaj garancie të kreut të qeverisë, i shtohet edhe fakti se për herë të parë, qytetarët do të votojnë me kartat e reja të identitetit, me dokumentet më të sigurta, të cilat shmangin çdo tentativë falsifiteti dhe njëherazi përbëjnë elementin identifikues të çdo qytetari. Ndërkohë që do të jenë plot 5 mijë vëzhgues do të ndjekin nga afër procesin zgjedhor në të gjithë vendin. E djathta politike në Shqipëri, kërkon sot të njëjtin rezultat, atë që arritën edhe partitë simotra të saj në Evropë, për zgjedhjet e parlamentit evropian. Evropa blu, Shqipëria blu! Tirana, Fieri dhe Elbasani, sot bëjnë dallimin në fitoren e PD-së Sot Shqipëria voton. Ajo që pritet, pa dyshimin më të vogël, është konfirmimi i fitores së PD-ës. Në qoftë se do t’i hyej një analize të gjatë, nuk do të mjaftonin faqet e gazetës ëpr të argumentuar “konfirmimin e fitores së PD”. Në respekt të kursimit të letrës së gazetës, janë vetë zgjedhësit që nuk e kanë fshehur votën e tyre, por e kanë “deklaruar” atë më herët..., sigurisht “pro” PD-ës. Padurimin e tyre, për të deklaruar votën “pro” PD-ës, zgjedhësit anë e kënd Shqipërisë e kanë shprehur, jo aq në sondazhet e organizuara nga kompani me origjinë amerikane, italiane, kosovare, etj., por mbi të gjitha e kanë shprehur në mënyrën më të dukshëm me mbushjen e shesheve nëpër takimet elektorale e mitingjet e PD-ës. Ndërsa mitingjet e fundit elektorale të PD-ës, në Korçë, Durrës, apo edhe Shkodër, nuk ishin asgjë më shumë se sa konfirmim të këtyre qarqeve si “bastione të PD-ës”, mitingjet e tjera përmbyllëse në Fier, Elbasan dhe ai më i fundit, që do të mbetet edhe më i paharruari, i Tiranës, ishin treguesi më i mirë se këto tri qarqe, do të bëjnë, as më shumë e as më pak, ndryshimin, apo e thënë ndryshe dallimin, në atë pse nuk do të lënë as më të voglin dyshim, se PD-ja nuk ka asnjë alternativë tjetër veç fitores në zgjehdjet e sotme. Ndokush që ka pasur perceptim të ndryshëm pse Tirana, Fieri, apo Elbasani, në rang bashkish, njihen si qytetet me elektorat të prirur nga e majta, do të kenë rastin të kuptojnë sot se perceptimi i tyre ka qenë as më shumë e as më pak se sa një iluzion. Dhe këta ndokush-ër, që sot e katër vjet pas ditës së sotme, do t’i japin mundësinë e të bërit një “refresh” mendimeve të tyre të ngatërruara mes perceptimeve dhe iluzioneve, sigurisht duke arritur ndërgjegjshëm në kufijtë e reales së prekshme. Sikur kjo të ishte vetëm në nivelin e dëshirës së shprehur prej nesh, afërmendsh që nuk duhej të merrej në konsideratë. Por, për aq kohë, sa qytetarët e Tiranës nuk shohin më arsye të votojnë Edi Ramën apo PS-ën, pse ai të vetmin model, përmend punën e tij si kryebashkiak, është shumë pak që ata të rivotojnë atë. Mes opinioneve që qarkullojnë në këto ditë rrugëve të kryeqytetit, nuk mund të mos dëgjosh se si Edi Rama, i dyzuar gjendet mes frikës dhe trimërisë. Kështu, rëndom nëpër Tiranë thuhej deri dhe ditën e djeshme, se Edi Rama, hiqet si trim në përballjen me Berishën, por ka frikë të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, po aq sa kishte frikë edhe nga një debat publik. Kjo është, njëra anë. Ana tjetër ka të bëjë me frikë-trimërinë e tij në përballjen me qytetarët e kryeqytetit. Ndërsa prej vitesh e vitesh, apo mandatesh e mandatesh ët tij në krye të bashkisë së Tiranës, ai ka trimërisht ka premtuar një plan urbanistik, ende ky plan, në mënyrën më frikacake e burracake, nuk ka parë dritën jeshile, ndërsa të gjithë në Tiranë janë dëshmitarë se ndërtimet e pallateve e kullave vazhdojnë në mënyrën më kaotike të mundshme. Në këtë kontekst, po të shkohet jo më shumë se dje, kuptoje se modeli i Ramës për Tiranën, në mënyrë të përsëritur u konfirmua si i dështuar, ku ca minuta shi të rëna që parmbrëmë, kishin mjaftuar që zona të shumta të kryeqytetit, të vuanin edhe dje pasojat e përmbytjeve, të lokaleve, garazheve e automjeteve të tyre. Ndaj edhe ky modeli i Tiranës i servirur nga Edi Rama, nuk përbën më model për PS-ën, apo edhe zgjedhësit e saj, jo vetëm në Tiranë. Për zhvlerësim të modelit “Edi Rama dhe Tirana”, edhe zgjedhësit e Fierit dhe Elbasanit, nuk shohin ndonjë arsye të lakmojnë këtë model kaotik ndërtimesh. Përpos këtyre mungesës së dëshirës për të përqafuar në model të tillë (si Tirana), edhe zgjedhësit në Fier e Elbasan, shohin shumë më shumë arsye që duhet dhe do të votojnë për PD-ën. Do të ishte tepri të përmendeshin, rrugët, pagat, dritat, arsimi, lehtësirat në biznes, ulja e taksave, rezultatet në luftën kundër krimit, kundër korrupsionit, etj., etj., për të shtënë në dorë ca argumente më shumë pse edhe Fieri, e Elbasani, sikurse edhe Tirana do të votojnë për PD-ën. Ajo ç’ka është edhe më kryesorja, këto rezultatet, certifikuan emrin e mirë të Shqipërisë, jo më larg se tri muaj më parë, kur ne u bëmë anëtarë të NATO-s, ndërsa pas jo më larg se një viti, lëvizja e lirë, nuk do të jetë ëndërr për askënd, që kulmin do ta ketë me anëtarësimin e afërt të Shqipërisë edhe në BE. Provat PD-ja i ka dhënë që këto ëndrra i bën realitet, ndaj edhe Tirana, Fieri dhe Elbasani, mezi presin sot të konfirmojnë këtë dallim mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, i cili flet lart e poshtë për programe me “1000 faqe”, “7 drejtimet themelore” dhe “100 masa”, të shkruara në një libër, që as Rexhep Meidani nuk ka pasur fatin t’i lexojë, megjithëse u pa që ti dorëzojë këtë libër të pretenduar, në mënyrën më të keqpërdorur, kryesocialistit...
Gazeta 55
 
Shqipëria nuk do hyjë kurrë në BE sa kohë të jetë Berisha por do hyjë shumë shpejt sot kur të zhduket njëherë e mirë nga karrigia që ka .
Gazeta 55 bëjini të fala Salës se gazeta e tij është po hë mos na shkruani brockulla se e dimë të gjithë kush jeni dhe për kë punoni
 
Thash kush kishte bere tere kete artikull ne fund gjej te shkruar gazeta 55 LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL Skam cte shtoj me
 
ncnnccn ne BE apo ne hale doje te thoje sa te jet copa e injorantit dhe krimineli nr 1 ne pushtet BE ta enderroni
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top