braziljania
Anëtar i Nderuar
Fiqtë, frutat e ëmbla të mëkatit
Janë dhurata më e mirë dhe më e ëmbël që natyra na bën në mesin e gushtit, sepse atëherë është vërtet koha kur mund t‘i gjesh të pjekur, plot lëng dhe shije. Me gjethet e fiqve Adami dhe Eva mbuluan pjesët intime të trupi, në kohën kur njohën botën, ndërsa Mikelanxho në pikturën e dëbimit të tyre nga parajsa, pikturoi dy fiq në duart e djallit tundues. Thuhet shpesh se pema e ndaluar në Kopshtin e Edenit nuk ka qenë molla, por fiku. Për vet lehtësinë e prodhimit, konsiderohet një ndër bimët e para të kultivuara nga njeriu, rreth 11 mijë vjet më parë në vendet e Lindjes së Mesme. I përdorur shumë nga popujt e antikitetit, shihej si simbol i pjellorisë dhe haresë. Në kohët e Greqisë klasike, frutat e kësaj pemë konsideroheshin "të denjë për të ushqyer oratorët dhe filozofët". Platoni, çmendej për ata të tharët, dhe nëse një fëmijë vuante nga belbëzimi çohej poshtëë një fiku për t‘ia lehtësuar të folurën. Këto fruta konsideroheshin si afrodiziakë nga grekët që përdornin termin ‘sykon‘ (fiq), për të treguar organet gjenitale femërore, ndoshta për shkak të formës që merrte nëse ndahej në dy pjesë. Ishte një pemë e shenjtë për Zotin e pjellshmërisë grek dhe romak, për nder të të cilit haheshin gjithmonë fiq para një marrëdhënie dashurie. Mjekësia popullore shihte te farat e shumta që përmbante, rreth 600 të tilla për një kokërr, një shenjë të "aftësisë" së tij për të favorizuar fekondimin. Në netët me hënë të plotë, çiftet që nuk bënin fëmijë merrnin dy gjethe nga një pemë fiku dhe i vendosnin poshtëë jastëkëve sepse mendohej se kishin "fuqinë" hyjnore për ta bërë çiftin të sillte në jetë fëmijë. Sot fiku është pjesë e panoramës së Mesdheut, të Spanjës dhe Turqisë, Portugalisë dhe Italisë. Njihen rreth 150 varietete të këtij fruti, ku më i përhapuri është "Ficus carica". Fiqtë përcaktohen në bazë të periudhës në të cilën piqen: ku të parët piqen në fund të majit dhe fillim qershorit, ndërsa të dytët në mesin e dytë të gushtit. Janë shumë të pasur me sheqerna si sakarozi, glukoz dhe fruktoz, një burim i mirë energjie, por mbi të gjithë të shëndetshëm dhe shumë larg sheqernave të rafinuara, që konsumojmë çdo ditë me krosantët apo pijet e ëmbla. Por jo vetëm kaq, janë të pasur me fibra, minerale dhe kalium, kalcium dhe magnez, shumë të domosdoshëm për organizmin, bashkë me vitaminë pro A, që ndihmon në ruajtjen e Vitaminës A dhe sistemit imunitar. Janë lehtësisht të tretshëm. Mund të përdoren të freskët ose të thatë, duke u bërë pjesë edhe e shumë recetave të ëmbla si (torta, akullore, marmelata). Ata kanë një ferment të veçantë, që quhet ficinë, e cila tret helmet në sistemin e qarkullimit të gjakut, dhe gjithashtu përmbajnë seratoninë, i cili mendohet se forcon dhe përmirëson mendjen. Studiuesit dhe të mençurit e hershëm nga Lindja e Mesme agjëronin për shumë ditë, duke ngrënë vetëm fiq dhe pinin ujë për të arritur fuqi mendore superiore. Ai përmban rreth 58 për qind proteina, 1 % material yndyror, 5 % celulozë, 2-3 % mbetje të tjera perimore, 8 % amidon dhe 17-24 % ujë.
Konsiderohen se kanë vlera të mëdha në uljen e tensionit të lartë të gjakut, rregullimin e yndyrave në gjak, dhe na mbrojnë nga sëmundjet e zorrës së trashë. Vetëm tre kokrra fiq përmbajnë 348 miligramë kalium dhe, sasi e mjaftueshme për gjithë ditën dhe i domosdoshëm për ruajtjen e arterieve, ruajtjen e nivelit të PH, dhe ekuilibrin e lëngjeve në trup. Ai ndikon në çlodhjen e muskujve dhe mbrojtjen e arterieve. Si të mos mjaftonin të gjitha këto është edhe diuretik, laksativ, tonifikues dhe antianemik. Gjethet mund të shkaktojnë pak irritim të lëkurë, por të thata dhe të ziera ato janë ilaçi më i mirë për kallot, njollat e lëkurës dhe qetësimin e kollës. Ngrënia e fiqve të freskët shëron zërin e ngjirur, u bën mirë mushkërive dhe fytit, e përtërin mëlçinë dhe shpretkën, e pastron këlbazën si sekrecion të trupit në lukth dhe është ushqim shumë i mirë për tërë trupin. Ata pengojnë zhvillimin e urinës toksike, ndihmon në nxjerrjen jashtë të shtresimeve të urinës dhe zbërthen sedimentet me rërë që mund të bëhen gur i veshkave. ثshtë bimë që klasifikohet në familjen e bimëve Moraceae. Në natyrë si të egra rriten nga Mesdheu deri në Indi, po ashtu edhe në vende të tjera tropike të rruzullit. Trungu i fikut arrin lartësinë deri në 10 metra mbi tokë, gjethet i ka të mëdha dhe rrinë të varura njëra mbi tjetrën, me një pamje që përkujtojnë hardhinë e rrushit, ndërsa degët i ka të trasha e të lëvore të lëmuara ngjyrë hiri të çelët.