Finlanda e bën linjën e internetit 1 Megabit një të drejtë ligjore

fshatari

Anetar
broadband_speed_test-500x435.jpgMinistria e Transportit dhe Telekomunikimeve Finlandeze e ka bërë aksesin në internet me shpejtësinë 1 Megabit një të drejtë ligjore.
E drejta hyn në fuqi në korrik 2010 për pak më shumë se 5 milionë finlandezë dhe qëllimi final i saj është që në 2015-n çdo shtëpi (përveç atyre në caqet e largëta të vendit) të ketë internet me shpejtësi 100 Megabit në sekondë. Franca, një nga vendet që e ka bërë aksesin në internet një “të drejtë njerëzore”, ka vepruar në mënyrë analoge më herët këtë vit. Këshilli Kushtetues i Francës vendosi që aksesi në internet është një e drejtë themelore e njeriut, por Franca nuk e bëri “aksesin në internet me shpejtësi të lartë” një të drejtë ligjore. Finlanda pretendon se është vendi i parë në botë që realizon këtë. S’është për t’u habitur, Finlanda është vendi ku ka lindur Nokia dhe tualetet publike që hapen vetëm me sms. atjekukajete
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top