Finalja e “Top Fest 8”

ida angel

:)
V.I.P
topfest8.jpg

Finalja e “Top Fest 8”
Pas një rrugëtimi disamujorë “Top Fest 8” ka mbërritur në natën finale, që do të zhvillohet ditën e dielë në Pallatin e Kongreseve në orën 20:45.

Do të jenë 17 artistët që do të garojnë për 10 çmimet që do të jepen në kategori të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe çmimin e madh.

Prezantues të kësaj nate: Ledion Liço dhe me një stil ndryshe nga ai i prezantimit tradicional, motrat Marina dhe Luana Vjollca.

“Vjet ndodhi një revolucion i madh, për herë të parë në ‘Top Fest’ u këndua live, siç nuk ndodh në festivale të tjera në Shqipëri. Këtë vit kjo do të kombinohet me shumë gjëra të tjera si performancë të jashtëzakonshme edhe shumë elementë të ndërthurur që do të sjellë në ekranin e TCH një prej netëve më të bukura të të gjithë vitit. Kam vetëm një sugjerim që atë natë secili prej jush të jetë para TV dhe të shijoni një prej netëve televizive më të bukura të vitit”, thotë Liço.

“U bë shumë kohë e gjatë që jam me ‘Top Fest’ në këtë rrugëtim dhe jam shumë i lumtur. Për mua çdo vit ka dy gjëra të rëndësishme, ditëlindja ime dhe nata finale e TF. Fatmirësisht të dyja i bien në të njëjtën ditë, kështu që dyfishë i lumtur për këtë”, thekson Liço.

“Ky TF do të ketë shumë risi”, shprehet Marina.

“ثshtë e vërtetë. Do jemi dy motra siç nuk na keni parë më parë”, shton Luana.

Autore e “Top Fest” Arbana Osmani, drejtor Artistik Dorian Gjoni, regjia Ergys Lubonja, skenari Dalina Buzi, skenografia Fatmir Minga.

Ashtu sikurse është kthyer në traditë këto vitet e fundit, përpara çeljes së mbrëmjes së festivalit, një vëmendje speciale do t’i kushtohet tapetit të kuq, ku do të shkelin këngëtarët në garë dhe të ftuarit.

Gazetarja Elona Duro do të zhvillojë intervista, që do të transmetohen direkt në kanalin e “Digitalb”, “MyMusic”.

“Top Fest” nisi me 14 shkurt. Ishin 130 artistët pjesëmarrës në fazën e parë, nga Shqipëria e të gjitha trevat shqipfolëse.

Këngëtare të afirmuar në muzikën vendase, por edhe të rinj. Në fazën e dytë, së cilës iu dedikua emisioni “Reëind”, kaluan 64 prej tyre.

Në gjysmëfinale u reduktuan në 33, për të mbërritur në 17–shen e natës finale.

“Top Fest”, për të zbavitur publikun, për të sjellë tendecat më të reja muzikore, për t’u dhënë mundësi më shumë, artistëve tanë kudo që ndodhen, për të promovuar artin shqiptar! topchannel
 
Pe: Finalja e “Top Fest 8”

Okay me pelqeu kete vit & organizimi & kenget.

Mendoj se e fiton Elvana...sa x prezantuesit Epic Fail -.-
 
Pe: Finalja e “Top Fest 8”

E vetmja kenge qe me pelqeu nga Fest 8 kete vit, ka qene e Elvanes ...
 
Pe: Finalja e “Top Fest 8”

Piuuuuuuuuuuuuuu sa mbas une hej top festi po mbaroka une aq qe e di ne kishte filluar hej pappapaappapapa na rroft forumi thuaj dhe flm ides per infot :D
 
Pe: Finalja e “Top Fest 8”

Asnje nga kenget sme pelqeu ..............ajo tallavaja cka ...por dhe ajo si kenge e vjedhur
 
Pe: Finalja e “Top Fest 8”

Piuuuuuuuuuuuuuu sa mbas une hej top festi po mbaroka une aq qe e di ne kishte filluar hej pappapaappapapa na rroft forumi thuaj dhe flm ides per infot :D

Shikoje online te topchannel ne internet :D
 
Pe: Finalja e “Top Fest 8”

Cmimet deri tani ( Vijojne me poshte )

BEST NEW ARTIST TF8 : Anxhelina Hadergjonaj
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


CMIMI I INTERNETIT : Flori Mumajesi - Tallava
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


ARTISTI ME I MIRE ROCK ALTERNATIVE : Flaka Krelani
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Best Male TF8 : Gent Bushpepaj & Hard - Rebel pa hije
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


BEST POP AND R'N'B : Xhensila - Engjelli im
[video=youtube;-RDUuJ7Wj74]http://www.youtube.com/watch?v=-RDUuJ7Wj74[/video]

Best Ballad TF8 : Endri Prifti
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


BEST FEMALE TF8 : Elvana Gjata - Me ty
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


BEST INTERPRET TF8 : Anjeza Shahini & Dren Abazi - Ti dhe une
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Finalja e “Top Fest 8”

Kenga e florit esht e kopjuar per mos te then e vjedhur sepse ne mos gaboj e kam degjuar ne rumanisht nje keng te till me te till melodi :):)
 
Pe: Finalja e “Top Fest 8”

miss elvana gjata fituese e top fest 8

253416_10150201336451375_49281466374_7230900_5831035_n.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Finalja e “Top Fest 8”

Mendoj se kete vit TOP FEST KA QENE PERFEKT.

kenget me te degjuara dhe kengetaret me te preferuar nga publiku dolen me cmim ,dhe kjo gje me pelqeu shume, menyra e organizimit, ndarja e cmimeve......

dhe kenga ELVANES shume e bukur...mendoj se e meritonte vertet cmimin.
 
Pe: Finalja e “Top Fest 8”

CA THONI JU ME EEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE!!!

PO RINA RINA?????????????????????????????????????
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Po XXL ???????????????????????
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Po Blero ????????????????

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.




e degjuat kengen e Anjezes apo jo??????

LOL LOL LOL LOL LOL LOL vari bidonat se spo zgjatem shume
 
Pe: Finalja e “Top Fest 8”

Urime Elvanes dhe Florit per kengen e bukur.
 
Titulli: Finalja e “Top Fest 8”

Kenga e Elvanes kenge e bukur, ajo e Florit me duket shume komerciale, kjo e NRG band-it paska nje tekst palidhje, kot fare..nejse urime fitoren Elvanes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top