Fillon shënjimi i vijës kufitare në Debëllde

Ado

FISEBILIL-LAH
Komisioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës për demarkacionin e kufirit si dhe ai i Maqedonisë, kanë filluar të hënën me shënjimin e vijës kufitare në zonën e Debëlldesë.

Në territorin e Maqedonisë, siç bën të ditur RTK, kanë filluar punimet teknike mes komisioneve ndërshtetërore të Kosovës dhe Maqedonisë për demarkacionin e kufirit.

Nën përcjellje të pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës dhe policisë kufitare maqedonase, komisionet kanë filluar me vendosjen e shenjave ku parashihet të vendoset kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë në këtë zonë, e cila është më e ndjeshme për faktin se ka të bëjë edhe me prona private të banorëve të Debelldesë - pasi që marrëveshja mes Shkupit dhe Beogradit e vitit 2001, i cenon të drejtën e pronës banorëve të këtij fshati në një sipërfaqe prej 420 hektarësh.

Prof.dr. Murat Meha zv . kryetar i komisionit për demarkacionin e kufirit, tha se të gjitha përgatitjet për shënjimin e vijës kufitare janë bërë në nivelin më të lartë dhe në bashkëpunim edhe me banorët e Debelldesë, ndërkaq kryetari i Këshillit të fshatit Debellde, Zymri Ilazi, tha se shënjimi i pikave kufitare po bëhet në përputhje me kërkesat e banorëve të Debelldesë, që i kthen në pronësi banorëve tokat e tyre të uzurpuara 7 vite më parë.

Sipas anëtarëve të komisionit për demarkacionit të kufirit, punët rreth shënjimit të vijës kufitare Kosovë – Maqedoni duhet të përfundojnë në mars të vitit 2009. /rtk/telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top