FIFA hesht për gabimet e arbitrave

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Gabimet e arbitrave në mbremjen e djeshme mbushën kupën pasi në një farë mënyre caktuan edhe fatin e skuadrave cerekfinaliste të këtij botërori.

Goli i padhënë i Lampard dhe ai i dhënë për Tevez kanë ngjallur polemika të mëdha në një fazë delikate të kompeticionit dhe FIFA është institucioni që duhet të japë një përgjigje.

Në konferencën e përditshme për shtyp, zëdhënësi i FIFA-s, Nicolas Maingot nuk ka pranuar t’i përgjigjet cdo lloj pyetjeje që ka të bëjë me gabimet e drejtuesve të ndeshjeve. “Nuk kemi ndërmend që të hapim një debat për arbitrat në konferencën e shtypit”, theksoi ai.

Por Maingot nuk arriti t’u bënte ballë gazetarëve, duke i shpëtuar një batutë për golin e parregullt në ndeshjen Argjentinë-Meksikë. “Ato imazhe nuk duhej të ishin shfaqur”, përfundoi ai.
tch
 
Titulli: FIFA hesht për gabimet e arbitrave

evi3
Eshte me te vertet e marrezi anullimi i atij goli.Kyboteror ka qene me te vertet me shume gabime.Dhe fifa asnje ama asnje mase.e Cuditshme:(
 
Titulli: FIFA hesht për gabimet e arbitrave

Duke pare skandalet e arbitrave ne kete boteror une jam se ne evinimente te tilla o te mos mirren arbitrat nga vendet qe me se paku kan lidhje me futbollin,por, edhe te futet digjitalizimi ne kete sport per te mos e shenderruar ne nje bllof. Jam i bindur se digjitalizimi sidomos tek golat dhe pozicionet jashte loje eshte shume i lehte, nuk demton aspak lojen e futbollit dhe permiresonte dukshem gjendjen ne kete drejtim. :lexim:Anglia, perkunder asaj se nuk treguan lojen e duhur, u demtua ne mase te jashtzakonshme dhe ai gol ndoshta edhe do kishte nderruar kahjen e lojes. :lexim:Edhe Meksika u demtua. :lexim:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top