Fier, qetësi në bashki, probleme në komuna

WxP

Staf në FV.AL
Në qarkun e Fierit, incidenti i fundit është konstatuar në fshatin Sulaj, ku procesi i votimit është ndërprerë për pothuajse një orë.
Mësohet se simpatizantë të Partisë Demokratike kanë ushtruar dhunë ndaj komisionerëve socialistë.

Këta të fundit e kanë denoncuar incidentin në polici, e cila ka nisur hetimet dhe procedimin penal, ndërkohë që ka mundësuar rifillimin e procesit, që pritet të shkojë përtej orës 19.

Ajo që bie në sy është pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në proces. Në rang qarku, deri në orën 16 në Fier kanë votuar 30 për qind e zgjedhësve, ndërsa në komuna pjesëmarrja më e madhe është ajo në fshatin Sulaj, mbi 70 për qind.

Incidenti në këtë fshat ka ndodhur edhe për shkak të disa akuzave të komisionerëve të PS për mënyrën e votimit dhe dyshimeve për manipulime.

Ndërkohë, në komunën Ruzhdie, e mirënjohur për ngjarjet e zgjedhjeve të 28 qershorit, procesi është zhvilluar tërësisht i qetë.

Por ndryshe ka vijuar procesi në komunat e tjera, ku anëtarët e majtë janë ankuar për kërcënime nga simpatizantët. Ndërsa në bashkitë e qarkut procesi vijon rregullisht.

Top-Channel
 

Attachments

  • fier.jpg
    fier.jpg
    16.6 KB · Shikime: 27

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top