Femrat vrasëse më të famshme!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nga vrasëset seriale e deri tek kontesha e përgjakshme që bënte banjo me gjakun e viktimave.
Përgjatë historisë, disa gra kanë kryer krime të tmerrshme që kanë tronditur shoqërinë në palcë. Që nga vrasja e fëmijëve të tyre e deri tek vrasëset seriale që vrasin me gjak të ftohtë.


male-killer-with-bloody-knife-in-her-hand-57748339.jpg


E para në listë është Belle Sorenson Gunnes. Kjo vrasëse seriale vriste për kënaqësi dhe babëzi. Dëshira e saj për të mira materiale e bëri të vriste rreth 42 vetë. Disa historianë mendojnë se ajo ka vrarë dhe dy vajzat e saj për të marrë para nga sigurimet. Belle mund të ketë djegur dhe biznesin e familjes për të marrë para nga kompania e sigurimeve. Edhe bashkëshorti i saj ka vdekur në rrethana të çuditshme. Në pronën e saj ishin varrosur 42 trupa të vrarë nga vetë ajo ndërkohë që ajo kishte fituar më shumë se një çerek milionë dollarë gjaku. Jane Toppan ishte një infermiere me një histori problematike. Ishte rritur nëpër jetimore dhe varfëria e kishte bërë akoma më të paqëndrueshme. Kur u rrit studioi për infermieri dhe profesorët vunë re pasionin e saj për fotografitë e autopsive. Ajo u diplomua dhe vazhdoi të merrej me pacientët, të cilët i drogonte, i çonte në prag të vdekjes, i ringjallte prapë dhe i drogonte sërish. Ajo u dënua për 11 vrasje, por pranoi se në fakt kishte vrarë 31 njerëz. E njohur si Kontesha e Përgjakshme,

1. Elizabeth Bathory

kjo grua kapricoze e kishte zakon të bënte banjo me gjakun e viktimave të saj të reja. Ajo mendonte se kjo do e mbante të re. Duke abuzuar pushtetin dhe pozicionin ajo ka kryer me dhjetëra vrasje, veçanërisht në radhët e shërbëtoreve të reja. Dashuria për gjakun e bëri të njohur si një vampire e vërtetë. Bashkëpunëtorja famëkeqe e Fred ثest, Rosemary ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe mishërimi i ligësisë. Fred dhe Rosemary shfrytëzonin njerëz të rinj që ishin naivë dhe i merrnin nga rruga në shtëpi duke u premtuar ushqim dhe strehë. Fati që i priste këta fëmijë të gjorë ishte i pamëshirshëm dhe shtëpia e tyre u quajt ‘shtëpia e tmerrit”. Susan Smith vrau dy djemtë e saj, Michael dhe Alex. Ajo mendonte se duke hequr qafe fëmijët do mund të rregullonte një marrëdhënie që kishte mbaruar keq. Ajo shkoi me makinë buzë liqenit dhe i la fëmijët në makinë që të zhyteshin në liqen, pasi kishte lëshuar frenat. Më pas ajo i telefonoi policisë duke ulëritur se fëmijët ia kishte vrarë një njeri me ngjyrë.

2. Belle Sorenson Gunness

Numri i viktimave: 42

Kjo vrasëse seriale vriste për kënaqësi dhe babëzi. Dëshira e saj për të mira materiale e bëri të vriste rreth 42 vetë. Disa historianë mendojnë se ajo ka vrarë dhe dy vajzat e saj për të marrë para nga sigurimet. Belle mund të ketë djegur dhe biznesin e familjes për të marrë para nga kompania e sigurimeve. Edhe bashkëshorti i saj ka vdekur në rrethana të çuditshme. Në pronën e saj ishin varrosur 42 trupa të vrarë nga vetë ajo ndërkohë që ajo kishte fituar më shumë se një çerek milionë dollarë gjaku.

3. Jane Toppan

Numri i viktimave: 31

Ajo ishte një infermiere me një histori problematike. Ishte rritur nëpër jetimore dhe varfëria e kishte bërë akoma më të paqëndrueshme. Kur u rrit studioi për infermieri dhe profesorët vunë re pasionin e saj për fotografitë e autopsive. Ajo u diplomua dhe vazhdoi të merrej me pacientët, të cilët i drogonte, i çonte në prag të vdekjes, i ringjallte prapë dhe i drogonte sërish. Ajo u dënua për 11 vrasje, por pranoi se në fakt kishte vrarë 31 njerëz.

4. Kontesha Elizabeth Bathory

Shumë viktima

E njohur si Kontesha e Përgjakshme, kjo grua kapricoze e kishte zakon të bënte banjo me gjakun e viktimave të saj të reja. Ajo mendonte se kjo do e mbante të re. Duke abuzuar pushtetin dhe pozicionin ajo ka kryer me dhjetëra vrasje, veçanërisht në radhët e shërbëtoreve të reja. Dashuria për gjakun e bëri të njohur si një vampire e vërtetë.

5. Rosemary West

Numri i viktimave: 10

Bashkëpunëtorja famëkeqe e Fred West, Rosemary ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe mishërimi i ligësisë. Fred dhe Rosemary shfrytëzonin njerëz të rinj që ishin naivë dhe i merrnin nga rruga në shtëpi duke u premtuar ushqim dhe strehë. Fati që i priste këta fëmijë të gjorë ishte i pamëshirshëm dhe shtëpia e tyre u quajt ‘shtëpia e tmerrit”.

6. Aileen Wuornos

Numri i viktimave: 8


Fëmijëria e tmerrshme e kthyen këtë femër në një krijesë të zemëruar që vriste burra. Ajo shfaqi shenja të çrregullimit të personalitet që herët, duke thyer ligjin, duke grabitur dyqane me armë dhe duke u martuar me një 70-vjeçar, të cilin e keqtrajtonte. Ajo është subjekt i filmit të vitit 2003, “Monster”, në të cilin interpreton aktorja e famshme Charlize Theron.

7. Andrea Yates

Numri i viktimave: 5

Nganjëherë sëmundjet mendore mund të luajnë rol në krime. اregullimet e personalitetit mund të shkaktojnë probleme të rënda tek personat, duke i kthyer ato në vrasës. Ky është rasti i Andrea Yates, e cila vrau pesë fëmijët e saj duke i mbytur në vaskë. Ajo e mendoi për shumë kohë veprimin që do kryente dhe donte t’i vriste fëmijët sepse mendonte se ata nuk janë ashtu siç duhet.

8. Beverly Allitt

Numri i viktimave: 4

E quajtur “ëngjëlli i vdekjes”, kjo vrasëse seriale ka lindur në Angli. Ajo ishte infermiere dhe në shënjestër kishte fëmijët e vegjël, të cilëve u injektonte insulinë. Si shumë vrasës të tjerë serialë dëshira e saj për të vrarë u rrit në mënyrë të shpejtë. Shumë shpejt ajo sulmoi 13 fëmijë duke vrarë katër nga ato. Sot ajo është në burg, ku është dënuar me burgim të përjetshëm.

9. Karla Homolka

Numri i viktimave: 3

Vrasësja Karla Homolka njihet si tradhtare e gjinisë së saj. Në bashkëpunim me partnerin e saj, vrasësin serial, Paul Bernardo ajo vrau tre femra të reja, një nga të cilat ishte motra e saj. Ajo nuk tregonte aspak mëshirë për femrat e reja që qëndronin të burgosura në shtëpinë e saj, edhe atëherë kur ato i luteshin për ndihmë.

10. Susan Smith

Numri i viktimave: 2

Susan Smith vrau dy djemtë e saj, Michael dhe Alex. Ajo mendonte se duke hequr qafe fëmijët do mund të rregullonte një marrëdhënie që kishte mbaruar keq. Ajo shkoi me makinë buzë liqenit dhe i la fëmijët në makinë që të zhyteshin në liqen, pasi kishte lëshuar frenat. Më pas ajo i telefonoi policisë duke ulëritur se fëmijët ia kishte vrarë një njeri me ngjyrë.

11. Diane Downs

Numri i viktimave: 1

Ajo është subjekt i romani të Anne Ruler, “Sakrificat e vogla”. Kur i dashuri i saj, Lew i bëri të qartë se nuk dëshironte të kishte fëmijë ajo krijoi një skemë, për të hequr qafe fëmijën që po i bëhej pengesë në jetë. Ajo vrau vajzën 7-vjeçare me gjak të ftohtë, si dhe u qëlloi dy të tjerëve. Në gjyq ajo tha se ishte e pafajshme, por njëri prej fëmijëve të mbetur gjallë tregoi çfarë kishte bërë e ëma.

B:Elita Femerore
 
Pe: Femrat vrasëse më të famshme!

Sdo jene mir nga mendte keta....
 
Pe: Femrat vrasëse më të famshme!

E tmershme dhe rrenqethese njekohesisht te lexosh histori te ketilla :(
 
Pe: Femrat vrasëse më të famshme!

Sa frik nga femrat ...
 
Titulli: Femrat vrasëse më të famshme!

shume frike nga femrat........po ka dicka me ndryshe nga krimet qe bejne djemte.....femrat i organizojne me mire :(
 
Pe: Femrat vrasëse më të famshme!

6. Aileen Wuornos

Numri i viktimave: 8


Fëmijëria e tmerrshme e kthyen këtë femër në një krijesë të zemëruar që vriste burra. Ajo shfaqi shenja të çrregullimit të personalitet që herët, duke thyer ligjin, duke grabitur dyqane me armë dhe duke u martuar me një 70-vjeçar, të cilin e keqtrajtonte. Ajo është subjekt i filmit të vitit 2003, “Monster”, në të cilin interpreton aktorja e famshme Charlize Theron.

Kur pash titullin e temes e mora me mend qe emri i saj do ishte ne liste. Per kete kam pare emisione te ndryshme ketej, nje emision me titullin e temes, dhe nje me "Njerez te rrezikshem".
Mesa di kjo ka hequr shume ne jete, eshte rritur pa prinder, eshte perdhunuar nga familjare perfshire vellain. Ne moshen 12 vjecare ka dal te jetoj vetem. Ka pasur nje urrejtje per meshkujt mesa kam degjuar... e si jo, me ato qe ka hequr ajo. Kur eshte bere gjyqi i saj ajo tha "Do vras prap... kam urretje ne sistem. Jam nje qe e urrej jeten e njeriut dhe do vras prap."
 
Pe: Femrat vrasëse më të famshme!

Keto te gjitha jane viktima te jetes,perdhunuar si fizikisht edhe menderisht :(
jane as me pak as me shume vecse produkt i kesaj "xhungle" ku jetojme...
kshu do vije fundi,duke shqyer njeri tjetrin !
 
Pe: Femrat vrasëse më të famshme!

Boh ca behet ti kesh gra keto,ose rasti me i papare qenka ajo qe paska vrare edhe femijet e vet.Imagjinoni te tjeret per ate paskan qen thjesht Kukulla qe ecin.
Cfare nuk degjon ne ditet e sotme.Burra kujdes nga grate...
 
Pe: Femrat vrasëse më të famshme!

Po pra se vec grate vrasin,e ke vrasin??Engjelloret...Pa harruar se para disa muajsh ne suedi,i dashuri vrau te dashuren,pa asnje arsye e copetoi e futi ne frigorifer ta ruante e ta hante nga pak..Kur e pyeten pse e ke bere??Ai tha : - E kam dashur shume,kam qene cmendur pas saj,edhe ajo pas meje...Ekeni dashurine e cmendur ju cunat,te hani nga dashuria,ndoshta duhet te besojme kur thoni : te ha zemren,te ha syrin,te ha krejt...Me cpo lexojme sot,vertet te hani...
 
Pe: Femrat vrasëse më të famshme!

Kontesha Bathory ka me shume se 650 viktima te vrare per kapricot e saj, nga femra te virgjera me te cilat bente banjo ne gjakun e tyre, e deri tek xhuxhat qe bente sherbetoret ti vrisnin ne sy te saj, po te gjetur ne pallatin kur e arrestuan jan vetem gati 80 trupa...Edhe kjo rritur ne Transilvani si Vladi III...Per me shume nuk mund ta denonin me vdekje pasi kishte gjak mbreteror dhe ata nuk denohen me vdekje, thjesht e mbyllen ne ne kull...Doja te perketheja nje here nje material te sajin, po thashe do me merrnit per serial killer LOL
 
Pe: Femrat vrasëse më të famshme!

Ta ka bo gruaja 8 me 2 !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top