Femrat që dyshojnë në tradhti zakonisht kanë të drejtë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
tradhetia-300x188.jpg

Se statistikat nuk kanë mëshirë e vërteton edhe hulumtimi më i fundit, i cili tregon se 32% e njerëzve janë në lidhje me partner të gabuar, se meshkujt e qëllojnë tradhtinë te femrat në 50% të rasteve, por se edhe femrat gjithashtu kanë intuitë larg më të zhvilluar sesa meshkujt kur në pyetje është tradhtia e bashkëshortit.

Nëse femra dyshon se po e tradhton mashkulli, në 85% të rasteve ka të drejtë.

E gjithë kjo saktësi vjen si rezultat i një hulumtimi nga studiuesit australianë për statistika, të udhëhequr nga Xhon Krauçer.

Pothuajse 68% e meshkujve mendojnë se parapa secilës lidhje të një femre për kafe në fakt fshihet thirrja për seks, përderisa 11% e tyre e kanë ndërprerë lidhjen pasi nuk mund ta duronin macen në shtëpinë e të dashurës.

Sikur të dinin dikur atë që dinë tani, rreth 70% e femrave kurrë nuk do të martoheshin me partnerin e tashëm, përderisa 39% e njerëzve mendojnë se e kanë martuar shpirtin binjak. Kur femrat dëshirojnë të tërheqin vëmendjen e ndryshojnë drejtimin e flokëve, i kryqëzojnë këmbët dhe majën e gotës e ledhatojnë me gishtërinj.


B;kshilla
 
Titulli: Femrat që dyshojnë në tradhti zakonisht kanë të drejtë

Femra kur dyshon ,diku bazohet ..nuk dyshon kot (siç ndodh ne rastin e meshkujve :p )
 
Titulli: Femrat që dyshojnë në tradhti zakonisht kanë të drejtë

Po ato femrat posesive, qe dyshojne pa baze, e cdo gje ju duket anormale?! E po shtohet numri i kesaj kategorie femrash ( lum si ju djema:p)>
Sbesoj se jane te gjitha dyshimet te verteta.
Kur ndryshon lidhja, kur ndryshon njeri prej ciftit, kur ka dicka qe nuk shkon me, mund te lindin dyshime.
 
Titulli: Femrat që dyshojnë në tradhti zakonisht kanë të drejtë

Nëse femra dyshon se po e tradhton mashkulli, në 85% të rasteve ka të drejtë.
B;kshilla

Sa nuhatese keto femrat :pasqyra kam pershtypjen se me shume e bejne nga xhelozia e histeria ne jo pak raste se sa ka diq te vertete :joo Paj nuk kishin faj gjyshet dhe ennat tona qe kur cuni vonohej diku luteshin: ''Inshalla cunin (me rast vonesash) kurr nuk e gjene cfare mendon NANA e inshallah gjithmon e gjene cfare mendon gruaja'':merzitje:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top