Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
315911_302661596411935_141388129205950_1382097_220140368_s.jpg

Nëse vëreni se një femër tjetër është duke ju kontrolluar nga larg, ajo nuk shikon figurën tuaj të plotë, sepse gjëja e parë që vërehet te një femër është sasia e kilogramëve – ka bërë të ditur studimi britanik i bërë në 2.000 femra të moshave prej 18 deri në 45 vjet.
Tetë nga dhjetë femra kanë pranuar se e gjykojnë një femër tjetër gjatë takimit të parë, edhe pse gjashtë prej tyre kanë deklaruar se nuk e kanë pasur një qëllim të tillë. Derisa 54% e femrave më parë shikon se a ka “kjo tjetra” më shumë dhjamë rreth belit se vetë ajo, 45% kontrollon nëse tjetra ka përdorur tepër grim. Katër nga dhjetë gra analizojnë stilin e modës, ndërsa numri i njëjtë shikon flokët dhe buzëqeshjen e femrës tjetër. Një e treta kontrollon kualitetin e flokëve, derisa 28% kontrollojnë mos femrat e tjera e kanë tepruar me rrezitje artificiale.

اdo e gjashta femër do ta kontrollojë edhe mashkullin me të cilin është duke shëtitur “rivalja”, ndërsa numri i njëjtë do të kontrollojë edhe tatuazhet e saj. Mendimin mbi kalimtaren 56% e femrave e ka krijuar vetëm për 20 sekonda, ndërsa nëntë prej dhjetë grave kanë qenë plotësisht të vetëdijshme se femrat e tjera i kontrollojnë dhe vlerësojnë ato.//facebook.com
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Nje studim tjeter ku pohon se femrat jane te pakten 30% lezbike :p

(Me pelqen LOL)
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Edhe mu te pakten kur te martohem skam frik nga burrat :p
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

immm te stili i modes jam un,me ben pershtypje shum menyra se si vishen si i kombinon lukin ni femer
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Sa shum gjera kan femrat qe gjykohen :D
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Po na nxjerrin kundra nj - tj :p
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Edhe trashu kot me kot ske ci do, problemi tek nje femer nuk eshte se ka mare 1 apo dy apo 3 kile me shum, problemi qendron atere kur se vret me mendien per ato se kilet vazhdojne te shtohen, edhe del jasht kursorit pastaj, te ngecin duart ne dhjame, lol
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

:mah
Doni ato size 0 modele te catwalk? :isterik:
Kane lezet linjat, trupi i femres duhet te jete i plote (pse jo edhe me kater, pese, 10 kile teper?) :p
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Un i du cik te mushme ka lezet kur te duket vetja sikur po fle ne krevat me uje , ato te debtat fare te derrmojn me kocka snuk ,duhet bonta thot taljoni .
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Tani te jete shume shume mbi peshe edhe bie ne sy ajo...Deshe nuk deshe me veten thua weee sa qenka kjo...Ne fakt eshte ne teori ajo qe thote Lost...I del pak situata nga kontrolli,por do e shtroja pak temen ne nje kontekst tjeter...Sa e vrasin mendjen keta femra se ca mendojne tjeret per ta?Dhe sa jane ne gjendje te pranojne trupin e tyre...Femra ne rradhe te pare,tek tjetra sheh difektet trupore,aty ajo i ben krahasimin me veten...Kjo ndodh me te gjitha,jo se jane shenja xhelozie,por mundohet te gjeje ''ngushellim'' tek nje difekt i nje tjetre...Megjithate,te duash trupin tend pa paragjykuar ti veten ne rradhe te pare,te pranosh ato qe ke pa bere shume krahasime me tjetren,besoj se jane hapat e pare per te patur nje qendrueshmeri emocionale dhe harmoni me veten...Sa arrihet kjo?Se di,pasi konkurenca e jashtme krijon gjithmone komplekse...
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

femra gjykohet nga sjellja,finesa,..dhe forma jo vulgare e saje,..
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Ne fakt kto femrat qe "gjykojne" tjerat per kilet e teperta duhet te jene me te zena duke "gjykuar" ato anemiket me kile te mangeta...
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Personalisht vleresoj mbipeshen e trurit.... dhe femren qe ndihet mire me veten , normalen fizike + - , e rendesishme eshte te flej si qingj e mos te gerhasi ne gjume.... :afro:

Artistet vleresojne femrat mbipeshe.... nese kerkoni piktura nudo... te jeni te sigurte sdo te gjeni ndo1 belthare apo krahthyer... (kerkoni google van gogh)
:27 ROFTE QENIA FEMERORE :27
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

:mah
Doni ato size 0 modele te catwalk? :isterik:
Kane lezet linjat, trupi i femres duhet te jete i plote (pse jo edhe me kater, pese, 10 kile teper?) :p

pse themi qe eleganca josh dhe djallin, mund te thonim qe barkderrat jan seksi. nuk esht problemi çfar dum, porblemi qendron cfar pelqen syri, aparenca.

ps. e ke tepru me ate 10 kilshin :p.
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

pse themi qe eleganca josh dhe djallin, mund te thonim qe barkderrat jan seksi. nuk esht problemi çfar dum, porblemi qendron cfar pelqen syri, aparenca.

ps. e ke tepru me ate 10 kilshin :p.
Ashtu thua ti, jo une :p Ne fakt, une nuk jam aspak dakort :--P
E per me shume, eleganca nuk do te thote domosdoshmerisht me pak kile. Muskujt peshojne me shume se dhjami. ;)

p.s. Nuk e kam tepru hic :p
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Personalisht i gjykoj pak nga e ecura,menyra se si ecen shpreh shume nga karakteri i saj..... pavaresisht nga kg,eshte tregues i paster per nje femer......
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Personalisht i gjykoj pak nga e ecura,menyra se si ecen shpreh shume nga karakteri i saj..... pavaresisht nga kg,eshte tregues i paster per nje femer......

Sa lloj menyra te ecurish ka? Dhe çfare shprehin ato?
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Skam bere studime te thella mbi kete......per ti specifikuar ,por me thuaj pak a shume se si ecen ti ne posture,dhe te shpreh mendimin tim
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Skam bere studime te thella mbi kete......per ti specifikuar ,por me thuaj pak a shume se si ecen ti ne posture,dhe te shpreh mendimin tim

Ke studiuar psikologji dhe sociologji ti?

Une psh kam me shume se nje lloj te ecuri.

Ne pune, ku vishem seriozisht dhe me nje take mesatare, eci me shpatullat mbrapa dhe koken lart.

Kur dal, veshur me ndonje fustan te shkurter dhe taka te larta, perseri me koken lart por i shtoj nje tundje me shume vitheve (kopjoj pak a shume ato modelet kur bejne sfilatat e modes).

Ne shpi me shapka, apo kur vishem sportive me atlete, terheq kembet zvarre...

Sipas te dhenave me siper, si me gjykon ti?
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Psikologjine besoj se e kam pak gjenetike (gen).......per studime studioj ekonomi ,dhe ketu realisht bej llogari te mira...

Kur thua kam me shume se nje lloj te ecuri ( per mendimin tim eee) duhet te jesh nje modele e papare sidomos ne pjesen e minit :):):) .......Persa i perket shtepise,duhet te jesh si te gjitha femrat ne castet e tyre ne rolin e shtepiakes....... gjera normale dmth..
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Ca filozofie LOL LOL
 
Suksese me studimet njehere.

اfare nenkupton ti me "modele"? Kshu skelet? Jo jo s'jam e tille, jam afro 20 kile mbi peshe...prandaj ai minifundi me rri edhe me ngushte se atyre modeleve, i tregon linjat shume mire, prandaj dhe ai tundimi i vitheve me shume se zakonisht.

Si jane femrat ne rolin e shtepiakes? Sepse une nuk besoj se ka "rol shtepijak". Te lutem, a ma shpjegon me tej??
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

shiko Elushe ....per momentin jam ne pune ,e nuk zbraz dot koken time per te mbushur tenden ne kete pike hahaha :p:p .........."rol shtepiak"....une zakonisht ne shtepi nuk kam shume kohe ,ose jam ne shkolle ose jam ne pune,e nuk kam kohe ti terheq kembet zvarre.......kiss honey ....
 
Epo mire meqenese ne piken e pare s'paske kohe te zbrazesh koken tende per te mbushur timen, sepse ti si "rol te perdale" qe ke mqse nuk ke kohe te rrish ne shtepi, koken te paske te mbushur plot...faleminderit per pergjigjet e tua deri tani...dhe shijoje rolin tend :ciaoo:
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

307197_10150425539260050_357555345049_10684114_685218486_n.jpg

tumblr_lszaaaXBB31qm32kpo1_500.png

Fotoja e dyte per mua personalisht eshte trupi perfect ; )

Edhe te fotoja e pare nuk e mohoj qe trupi ju duket kendshem ,me curves ect po un preferoj foton e dyte.
 
Attachments

  • tumblr_lszaaaXBB31qm32kpo1_500.png
    tumblr_lszaaaXBB31qm32kpo1_500.png
    301.3 KB · Shikime: 0
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Ajs 2 -3 kile ndryshim ke sjelle LOL
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Epo mire meqenese ne piken e pare s'paske kohe te zbrazesh koken tende per te mbushur timen, sepse ti si "rol te perdale" qe ke mqse nuk ke kohe te rrish ne shtepi, koken te paske te mbushur plot...faleminderit per pergjigjet e tua deri tani...dhe shijoje rolin tend :ciaoo:

mire qe u kuptuam vetem ne nje pike ,mjafton " roli i perdale" rrofsh zemra....ah me fal me kujtohet nje shprehje qe dua ta ndaj me ty :
“If a woman rebels against high-heeled shoes, she should take care to do it in a very smart hat”.... ciao
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Ajs 2 -3 kile ndryshim ke sjelle LOL

Mua mduken me shume nfakt ...po gjithsesi esht ndryshimi te linjat..shi ca barku ,vithesh ,gjoksi kane gocat e fotos 1 ;P
kurse kjo e dyta ka trupin super t bukur :D
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

mire qe u kuptuam vetem ne nje pike ,mjafton " roli i perdale" rrofsh zemra....ah me fal me kujtohet nje shprehje qe dua ta ndaj me ty :
“If a woman rebels against high-heeled shoes, she should take care to do it in a very smart hat”.... ciao

Mqse te pelqejne shprehjet e GB Shaw po te le me nje thenie te tij sa i perket perceptimit "Njeriu duhet ta mbaje veten te paster dhe pa njolla, sepse eshte dritarja nga e cila duhet te shohe boten"

:ciaoo:

p.s. Perkthimin nga anglishtja ne shqip e bera ne google per ate shprehjen qe me kishe thene me siper.
 
Pe: Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Njeriu gjykohet nga mendja, nga respekti nga zemra qe ka dhe jo nga kilet dhe bukuria..
Keto sot i ke neser si ke po njeriun se gjen me dot kurre ne jete.. Dhe per nje njeri te tille nje here te vjen shanci ne jete..

Mire do ishte te benin studime sesa nga keto femra te shendosha dhe qe i gjykojne.. jane me zemer te paster dhe mendje ne koke..
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top