Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

ida angel

:)
V.I.P
Femrat shpesh dinë të thonë se të gjithë meshkujt e mirë janë të zënë, ndërsa fakti që ata nuk janë në “treg” i bën ata edhe më tërheqës. Studimet më të fundit kanë treguar se femrat “single” i konsiderojnë meshkujt e martuar më tërheqës sesa beqarët. Fakti që mashkulli i martuar i përket një femre tjetër, e bën atë më të dëshiruar në sytë e femrave tjera.
Gjatë një studimi, një numri të madh të femrave u janë treguar fotografitë e meshkujve të njëjtë, por disave prej tyre u është thënë që ata janë të martuar, ndërsa të tjerave që janë të lirë. Nga ato është kërkuar që të përgjigjen se sa joshës janë meshkujt përkatës dhe se a do të kishin filluar lidhje me ta.

Dating.jpg

Ndërkohë, një studim i ngjashëm është realizuar edhe me meshkujt, të cilëve iu është kërkuar që të tregojnë se cilat femra i konsiderojnë më joshëse.
Në bazë të të dhënave nga këto studime, ekspertët nga Universiteti Oklahoma State kanë ardhur në përfundim se meshkujt beqarë bien më lehtë ndaj fermave të lira, ndërsa një gjë e tillë nuk ndodh me seksin e kundërt.
Shumica e femrave i kanë konsideruar më tërheqëse meshkuj e martuar. Sipas rezultateve, femra janë treguar katër herë më shumë të interesuara për meshkujt e martuar.

gazetaonline
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

U dinte kjo gje te mer frika te zesh te dashur se fillojn shoqet e saj duke te cu mesazh ,o e bejne per xhelozi o nuk e di un .Por kjo gje ndodh perhere sa zen 1 te hidhen 100 .
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

Epo dhe ne femrat ndonje here se kuptojme natyren tone ,na terheqin me shume ata qe jane ''molle e ndaluar '' :p
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

Njera nder arsyet e kesaj dukunie per mendimin tim eshte se meshkujt e martuar ne kete drejtim gjate komunikimeve ndjehen me komode dhe jo te stresuar. Pra ata i qasen komunikimit shume shlire, pa ndonje moment me ndrojtje se ku do gabojne, jane me vetvetja, dhe e marrin ceshtjen me shtruar ne komunikim. Nje kumunikim i tille ne cdo rrethane na nxjerre me fitimtare kundrejt cunave te pa martuar te cilet ne cdo rrethane nga djersa qe nxjerrin per te bere me te miren e mundshme drejt objektivit edhe bejne gabime fillestare. Por, kjo nuk do te thote se eshte absolute sepse kjo kryesisht varet nga tiparet, virtytet dhe formesimi i mashkullit qe absolutisht nuk ka fare te beje me statusin e tij ne jete. :gjujpeshk:
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

Nuk eshte puna se ju pelqejne meshkujt e martuar,puna eshte si te shkaterrojne femren qe ka kete mashkull LOL LOL
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

per mendimin time ..jo qe shkojn qe kan qef ose noi ku di une..thuje shkojn mbas Lekut :p ajo eshte e gjitha
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

Molla e ndaluar eshte me e shishme? Jo ne kete rast...
Sme duket asgje me terheqse tek nje mashkull i martuar...
Sdo prishja nje familje ( me ose pa femije) sepse as mua sdo me pelqente te ma prishnin familjen...
Kshu qe mos i bej tjetrit ca sdo te te bejne ty...
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

Nuk eshte puna se ju pelqejne meshkujt e martuar,puna eshte si te shkaterrojne femren qe ka kete mashkull LOL LOL

shum dakord me ty...
kam par shum femra te tilla me syt e mi.. dhe kam "pesuar" disa her dicka te till

un nuk kuptoj... kur nje mashkull eshte i zen ( martuar / fejuar prej vitesh) TI personi i tret : cfare do ? cfare te shqeteson? pse perpiqesh dhe kur te refuzon 1000 her? pse vazhdon ?
sipas meje eshte nje smundje.. nje person i fiksuar...qe don te prishi lumturin e tjetrrit me zor ,, nje sjellje e till eshte e personave egoist - posesiv - egocentrik - xheloz
harrova dhe : qe skan pik turpi ..

dua te di vetem nga ku marin gjith ket kurajo
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

Kur u be nje dekumentar i tille (me ndjenjat dhe pasionin ne nje cift), si meshkujt ashtu dhe femrat u shprehen se u pelqen ajo te cilen e kane te ndaluar ta kene, i duket si nje aventure. Si puna e fantazise se seksit qe te besh atje ku nuk lejohet. Keta qe jane beqare te shkojne me beqare dhe te bejne vete aventurat e tyre, pse duhet te shijojne aventuren e tyre duke hyre ne mes nje cifti. Aaaaa, po nga kunderveshtrimi tjeter... Ka te martuar qe i perdorin keto, si lodra, e keto femra qe duan burra te martuar dalin te ulta, sepse ne fund te fundit pas kesaj ai kthehet prap tek gruaja.... yhyyyyy boll kemi folur per tradhetine se sdua te dale jashte teme.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

Nuk eshte puna se ju pelqejne meshkujt e martuar,puna eshte si te shkaterrojne femren qe ka kete mashkull LOL LOL
normale femra e ka ne natyr me qen xheloze dhe inotçie kshu qe detyrimisht i pelqe me i mor mashkullin 1 femre tjeter...e majn veten dhe me t'mira se ne pale kjo esht e forta! ;)
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

LOL u duheshin shkenctare per ta zbuluar kete gje?????????????????????
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

Kane ndryshuar koherat. Dikur burrat e martuar shkonin pas beqareve :lol::lol: Epo, nuk kane thene kot ''Femra si hija'':p:p
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

Po de me kan e vertete kjo qe po thuhet ktu heheh tung nga Qendrimi Bossi ?
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

pfff...varet nga lloji i njeriut them une....mua sme kane pelqyer kurre burrat e martuar...pse kur ka te pa martuar plot....
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

qejf i madh per te futur veten ne telashe...
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

LOL u duheshin shkenctare per ta zbuluar kete gje?????????????????????

hahahahahahahahah looks like :) looooooooool
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

po nuk eshte bota bardhe e zi o njerez.
nje dhe nje nuk bejne gjithmone dy
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

burrat e martuar refuzojne 1000 here ? wow. Ku jane keto bura ? LOL

shum dakord me ty...
kam par shum femra te tilla me syt e mi.. dhe kam "pesuar" disa her dicka te till

un nuk kuptoj... kur nje mashkull eshte i zen ( martuar / fejuar prej vitesh) TI personi i tret : cfare do ? cfare te shqeteson? pse perpiqesh dhe kur te refuzon 1000 her? pse vazhdon ?
sipas meje eshte nje smundje.. nje person i fiksuar...qe don te prishi lumturin e tjetrrit me zor ,, nje sjellje e till eshte e personave egoist - posesiv - egocentrik - xheloz
harrova dhe : qe skan pik turpi ..

dua te di vetem nga ku marin gjith ket kurajo
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

ketu duhet te dallojme se nese eshte fjala thjeshte per nje terheqje sexuale..........natyrishte qe burrat e martuar kane precedencen, sepse te gjithe bluajme ne mendje fantazi sexuale,...natyrishte nje mashkull i martuar, eshte i impenjuar ne nje mardhenie tjeter, eshte i detyruar te ruaj sekretin absolut mbi kete mardhenie, ketu interesat u bashkohen, sepse femra merr ate qe do, pa u impenjuar dhe pa patur probleme ,sepse dikush do te flas per mardhenien e saj, keshtu del e paster ne sy te botes, sepse duam apo sduam, ne jemi shume te ndikuar nga mendimi i te tjereve.....Kurse ne rastin tjeter kur behet fjala per dashuri, ketu ndryshon puna, sepse te gjithe munde te dashurohen, qofshin te martuar apo te pamartuar, kur dashurojme nuk mendojme ne mynyre racionale.....dashuria eshte ndjenje qe nuk ka status qe ta ndaloje....shembuj ka sa te duash, cifte qe ndahen sepse njeri eshte dashuruar me dike tjeter........Dashuria nuk eshte e perjetshme, prandaj eshte me mire qe ciftet te mos jetojne ne hipokrizi,por te bejne jeten e tyre sipas asaj qe zemra i komandon........
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

Me mire te jesh Jo i lumtur dhe i dashuruar se sa te jesh jo i lumtur dhe i martuar.......por ka disa qe rrezikojne ne te 2......
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

Nuk jam dakort me artikullin dhe nuk i besoj studimit qe eshte bere. Te me duket nje mashkull me terheqes per shkak se eshte i martuar? Jo!! Nuk do ia lejoja kurre vetes te shkaterroja nje familje ose nje kurore te shenjte martesore. Njeriu duhet te kete te njejtat rregulla per te gjithe.

E per me shume, edhe sikur te shkoja pas nje burri te martuar, edhe sikur ai tu dashuronte pas meje e te linte gruan e tij, une gjithmone do te isha ajo femer tjeter qe e ndau nga bashkeshortja e tij.
 
:lol::gallate::gallate::gallate:
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

Këtu duhet ngritur pyetja...pse ajo femër është beqare?! Rëndomtë kjo ndodh për probleme të saja personale, këndvështrimet e saj mbi një lidhje! Nëse ajo nuk di të ndihet mirë e t'a mbajë 1 lidhje,kjo gjë e përsëritur...mbetet beqare! Në këtë pozicion ajo nuk arrin më të ndajë shapin nga sheqeri! Dhe fillon degjenerimi (në kuptimin e mirë).
 
Titulli: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

burrat e martuar refuzojne 1000 here ? wow. Ku jane keto bura ? LOL

ahhaha do doja ta dija dhe un
kto nuk mbahen ..
me mir single
 
Përse femrat i dëshirojnë burrat e martuar?

cift_xheloz-300x217.jpg

Mes një mashkulli të lirë dhe tërheqës dhe atij të martuar, disa femra do ta bëni zgjedhjen e dytë. E për një gjë të tillë, ato kanë arsyet e veta, të tjerët pyesin, pse?
Se meshkujt e martuar janë më tërheqës për femrat beqare, kanë treguar hulumtime të ndryshme, ndërsa si arsye është fakti se pasi tashmë është i martuar, do të thotë se në pyetje është një mashkull që edhe femrat e tjera e dëshirojnë dhe posedon shumë vlera, pasi tjetra tashmë e ka ‘grabitur’. Le të jetë si të jetë, nuk është në pyetje vetëm të qenit tërheqës, marrë parasysh numrin e madh të meshkujve të lirë dhe tërheqës. Ja disa prej arsyeve.
Sfida
Për disa femra është sfidë e vërtetë pushtimi i një mashkulli të zënë, i cili shkaku i tyre do të braktiste gruan dhe fëmijët dhe që do të shkelte betimet e martesës.
Meshkujt e martuar janë më ‘burra’
Vetë fakti se një femër ka vendosur që të lidhë kurorë me një mashkull, tregon shumë për atë mashkull. Femrave të lira u intereson ta dinë se për çfarë mashkulli bëhet fjalë këtu dhe vendosin ta ‘hulumtojnë’. Në krahasim me meshkujt e vetmuar, meshkujt e martuar janë më intim. Për faktin se janë të martuar disa femrave u mjafton se ata meshkuj janë të aftë në dashuri, vëmendje, intimitet që për to mjafton t’i dëshirojnë.
Ajo nuk dëshiron martesë
Kjo arsye është më e thjeshtë, tërhiqen nga meshkujt e martuar ngase nuk duan martesë dhe obligime të ngjashme. Për disa femra kjo do të thotë se do të kenë një mashkull pjesë-pjesë, ngase ai duhet t’u kthehet gruas dhe fëmijëve. Këto momente tinëzare për to janë shumë të bukura.gazetajone
 
Re: Përse femrat i dëshirojnë burrat e martuar?

Disa femra e konsiderojne nje provokim, te shofin nqs mund te "luajne" me mendjen e nje burri te martuar...te shofin sa besnik eshte me gruane e tij...
Ikin nga ideja " qe molla e ndaluar eshte me e shishme"....
Ama nqs ri te mendosh me thelle, nje burre i martuar qe arrine te tradhetoj njehere ate qe eshte martuar, e zeme qe divorcon per te 2.... e 2 ca ka me shume nga nusja, qe mos arrij ta tradhetoj dhe ate?
Pastaj... pse duhet te prishesh nje cift...kur bota eshte plot me meshkuj ( njejt dhe per femrat...se ka dhe femra re martuara tradhetare...).....
 
Pe: Përse femrat i dëshirojnë burrat e martuar?

Mndje mendje kjo dynja...
 
Pe: Përse femrat i dëshirojnë burrat e martuar?

jo nga femrat beqare po ato zileqare qe kan macokun perbrenda sa shofin nje cift qe kalon mire uu ja bejne kjo mne e mire se mu e futen me ja mare burrin
 
Pe: Femrat beqare tërhiqen pas burrave të martuar

Une dhe i pamartuar qe jam kam po te njejtin problem :(
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top