Femra llafazane? Nuk eshte e vertete.

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Janë vetëm 546 fjalë që i ndajnë femrat nga meshkujt. Dikush mund të thotë që ato janë vendimtare, por matematika nuk është as ideologji e as politikë: zonjat artikulojnë në ditë vetëm 546 fjalë më shumë në krahasim me meshkujt. Një grup psikologësh nga Universiteti i Teksasit dhe Arizonës ka shqyrtuar regjistrimet e debateve të 400 studentëve, gjysma meshkuj e gjysma femra, të periudhës nga viti 1998 deri në 2004. Regjistrimet janë realizuar falë një aparati të veçantë të mbajtur nga pjesëmarrësit, i cili hynte në funksion në mënyrë të papritur. Duke bërë një llogaritje të zakonshme, femrat qëndrojnë më përpara se sa meshkujt, me 16215 fjalë kundrejt 15669 të meshkujve. Por, sipas statistikave, kjo diferencë nuk mund të jetë përfundimisht domethënëse. Rezultate të kënaqshme janë vënë re edhe nga një individ te tjetri, meshkuj e femra: personi më elokuent ka folur gjatë një dite 47 mijë fjalë, ndërsa më i spikaturi arrin të “llomotisë” diçka më shumë, ose më pak se 500 fjalë. Nëse meshkujt mund të mbeten të mahnitur nga rezultatet e publikuara nga studimi i amerikanëve, gratë mbështesin faktin se bisedat e tyre për veshjet, fëmijët, kuzhinën, dashurinë, korrespondojnë pak a shumë me futbollin, makinat dhe motorët, palestrën, futbollin, kompjuterët dhe elektronikën, futbollin…
Sigurisht që çështja nuk është vetëm numerike. Kërkimi i publikuar në revistën “Shkenca” godet një teori në veçanti dhe disa të tjera në përgjithësi. Libri i neuropsikiatres kaliforniane, Ljuen Brajzëdin (Louann Brizedine), “Truri femëror”, ka ndezur shumë debate pas publikimit të tij. Ai pohon se truri i një femre dhe truri i një mashkulli ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri për shkak të aktivitetit të ndryshëm hormonal. Progesteroni dhe testosteroni janë elementët bazë të sjelljes dhe identitetit, me të gjitha pasojat e mundshme. Për shembull, impulset e adoleshentëve, si pasioni për mesazhet, apo për të bërë shoping, tërheqja për kukullat, apo ajo për makinat, mendimi për seksin, të gjitha këto mund të shpjegohen me këtë fakt. Për neuropsikiatren, femrat flasin trefish më shumë në krahasim me meshkujt, 20 mijë kundrejt 7 mijë fjalëve dhe ky është një tipar biologjik. Për femrat, të folurit shumë është një çlirim stresi dhe u jep një kënaqësi të madhe fizike, ashtu siç japin drogat. Pra, le të sqarojmë një fakt të rëndësishëm: e folura është një tipar që natyra ia ka dhuruar femrës. Këtë e di mirë ish-rektori i Harvardit, Laurens Samërs (Lawrence Summers), i cili rrezikoi vendin e punës sepse u shpreh që femrat janë aq pak të zonjat për të përballuar shkencën, saqë në fushën akademike kanë shumë pak sukses. “Për vite me radhë jam ndarë mes ideve të mia politike dhe atyre që na thotë shkenca. Por shpresoj vërtet që femrat ta perceptojnë botën ndryshe nga meshkujt dhe nëse bëjnë kujdes mund të marrin vendime mjaft të mira se si ta drejtojnë jetën”, është shprehur neuropsikiatria për revistën “Newsweek”.Përballja e kërkime
Universiteti i Teksasit dhe Arizonës

(korrik 2007)
Fjalët e shqiptuara çdo ditë nga një grua janë 16215, nga një burrë janë 15669
Kampioni:
400 studentë (gjysma meshkuj dhe gjysma femra)
17 orë në ditë biseda të regjistruara për periudha nga 2-10 ditë
Ljuen Brajzëdin
“Truri femëror”, 2006
Fjalët e shqiptuara çdo ditë nga një burrë janë 7 mijë, nga një grua 20 mijë
Diferenca ndërmjet materieve gri mes burrit dhe gruas varet nga hormonet seksuale
Në krahasim me meshkujt, femrat janë më të lirshme në prodhimin e emocioneve. Femerore
 
Nuk lejoj qe te mi shani gocat ore...ju çuna plasini qani :p LOL LOL

Kush ka interes ben thashetheme...mendoj se dhe meshkujt jane si ne femrat...njerez jane dhe ato ...do bej dhe ndonje thashethem :p :D
 
e kan llapen e gjat por ska lidhje fare me sexin eshte me person simas meje por i ka dal nami femres se gjith diten en shpi ska ca bo me lloqe do meret
 
me then te drejten ashtu jemi (me falni goca:D)
kjo ndodh (mendoj un) se femra esht natyre tjeter nga e mashkullit, ajo s`mund ti mbaje gjerat asiher perbrenda,do gjithmon ti shprehi ndjenjat,ti tregoje ci ka ndodhur,etj,qofte edhe gjerat me te vogla qe dikujt mund ti duken te parendesishme..ato ndihen mire kur shfryhen
pastaj varet dhe nga tipi i personit,ka femra qe flasin tmerrsisht shume,disa te tjera me pak
un 2 shoqet e mija i kam tmerrsisht shume llafazane dhe jan kam ven ne dukje,,megjithse me pelqen,vdes ti degjoj..edhe pse najher s`me lejn rradhe me fol LOL
pra cuna ktu jua marrim ne kthese..dhe nuk esht asgje e keqe mi gra..perkundrazi:D
 
Pe: Femra llafazane? Nuk eshte e vertete.

Njesoj jemi si femra si meshkuj...fjalet na pelqejne ,per mua me shume ndikim ka karakteri njeriut sesa gjinia ne te ashtuquajturen ''llafazan'' ,ndoshta duket sikur jemi ne femrat qe meremi me shume me llafe per faktin se ne ndjekim nje rruge autostrade (me shume korsi) per te thene dicka ,ndersa meshkujt thjesht nje rruge fshati :p
 
Pe: Femra llafazane? Nuk eshte e vertete.

Njesoj jemi si femra si meshkuj...fjalet na pelqejne ,per mua me shume ndikim ka karakteri njeriut sesa gjinia ne te ashtuquajturen ''llafazan'' ,ndoshta duket sikur jemi ne femrat qe meremi me shume me llafe per faktin se ne ndjekim nje rruge autostrade (me shume korsi) per te thene dicka ,ndersa meshkujt thjesht nje rruge fshati :p
...e ne fakt jeni shume te komplikuara ju femrat:)....
po ketu e keni fjalen per thashethemet?....se per keto shoqe nuk keni, me then te drejten:p
....sepse llafazane munde te quhet nje njeri qe flet shume dhe nuk degjon asnjehere....dhe ketu ka sa te duash nga te dyja sexet.....
 
Pe: Femra llafazane? Nuk eshte e vertete.

Ne fakt llafezane nenkupton dhe nje person qe flet shume pa pushuar (pa bere deme morale ) ,e ste le radhe te flasesh ,ne kete kuptim e kisha :D Madje kam nje shoqen time moshe e madhe grua ,tmerr kur me duhet te shkoje te puna e saj ,duhet menduar plani si do iki pa e kuptuar qe me besdis me fjalet e saj ,por thjesht eshte tipi saj qe vetem flet :D e per cudi nuk lodhet,nderkohe qe lodhem une qe e degjoj :D
 
Pe: Femra llafazane? Nuk eshte e vertete.

Femra llafazane???????/ jooooooooooooooabsolutisht qe jo


p.s thjesht flasim shume hihhihihii
 
Pe: Femra llafazane? Nuk eshte e vertete.

Ncuq nuk eshte ashtu...Meshkujt po na e kalojne,ata flasin qe te degjohen ne heshtim qe te vleresohemi....
 
Titulli: Femra llafazane? Nuk eshte e vertete.

Nje femer llafazane dhe hahet,se eshte dhe natyra e femres ashtu tip grifshe.
Por nje mashkull ma ,qe s"din me mbylle gojen tere diten,derr derr,te lodhe neuronet ahahhahaha
Nuk i shkon hic..:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top