Fëmijët, lumturi me pak para

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nëse dikur janë rritur në dhoma gjigante të mbushura plot lodra, tani duhet të mësohen me thjeshtësinë. Të lindurve në vitin 2000 nuk u mungon asgjë, por prindërit vazhdojnë t’ua plotësojnë dëshirat, pavarësisht krizës ekonomike që ka përfshirë të gjithë botën.
femijet_lumturi_me_pak_para.jpg






Do të donin të luanin, të vraponin, të ishin të lirë. Muajt e fundit, kriza financiare po vihet re edhe te fëmijët. Gjërat kanë filluar të jenë ndryshe për “fëmijët e krizës”, bijtë e mijëvjeçarit të ri, të ardhur në jetë në vitin 2002, 2003, 2005. Ky është brezi i fëmijëve të vetëm, të rritur në dhoma super të mëdha e të mbushura plot me lodra, që e kalojnë kohën vetëm duke u zbavitur. Deri këtu, gjërat duket sikur shkojnë për mrekulli, por faktikisht të dhënat tregojnë se aktualisht është pothuajse e pamundur që kriza ekonomike të mos prekte edhe botën e të vegjëlve. Në këtë pikë, zgjidhja e vetme për prindërit është ulja e shpenzimeve, duke përfshirë edhe disa prej kërkesave të vogëlushëve: për shembull, do të merren gjërat më të nevojshme, të tjerat jo; sportin nuk do ta frekuentosh më, por mund ta diskutojmë, librat shkollorë do të blihen, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër, torta e ditëlindjes do të bëhet në shtëpi, librat jashtëshkollorë do të merren në bibliotekë... Sot shumë fëmijë dhe adoleshentë kanë hequr dorë nga kërkesat e tepërta, për të blerë e për të pasur gjithçka. Sipas dyqaneve të rrobave për fëmijë (më pak se 1,7%), por jo ato për bebe, shitjet kanë rënë. Qendrat sportive komunale janë mbushur plot, ndërkohë që palestrat e shtrenjta janë boshatisur. Lodrat më të shitura për këtë vit janë makinat 14,5%, kukullat 0,1% dhe kompjuterët (58% e fëmijëve nga 6 deri në 10 vjeç ka një kompjuter në shtëpi).

“Deri tani, ia kemi dalë mbanë, por të gjithë fëmijët presin me padurim ardhjen e Krishtlindjeve, moment që për dyqanet e lodrave përbën mbi 30% të të ardhurave vjetore. Nëse Krishtlindjet do të shkojnë keq, kjo nënkupton se kriza ekonomike ka përfshirë edhe sektorin e fëmijëve, që sot është ende i mbrojtur, sepse për të vegjlit, sado prindërit të mos kenë para, përpiqen t’u blejnë çdo gjë të mundshme”.

Por ndryshimi i vërtetë vërehet te zgjedhja e blerjeve, që në krahasim me vitet e tjera janë përgjysmuar. Prindërit u janë kthyer lodrave të vjetra, të cilat rrojnë e nuk prishen, nuk dalin lehtë nga moda, i rezistojnë kohës dhe të tilla janë lodrat prej druri, plastike, kukullat, pazëll e të tjera”, thotë një prind. Gjithçka është me gramaturë: ushqimi, lodrat, shtëpia, e në veçanti koha. “Kam punuar për vite me radhë nga mëngjesi deri në darkë, punët shkonin mirë, por e kaloja gjithë ditën në dyqan. Ishte prania ime që e çonte përpara biznesin. Vajzat i shihja shumë rrallë. Fatmirësisht janë gjyshërit dhe dadot që kujdesen për to. Më mungonin shumë, por nuk kisha ç’të bëja. Pastaj tregu filloi të ndryshonte. Ishte një rënie e ngadaltë, por konstante muaj pas muaji, deri vitin e kaluar, kur për javë të tëra nuk arrija më të shisja një vazo në ditë, një pjatë, mbajtëse frutash apo kukull. Kështu mora një vendim të dhimbshëm për veten: do ta mbaja dyqanin hapur vetëm paradite dhe pasdite do të kujdesesha për vajzat. Ndryshuam mënyrën tonë të të jetuarit, por vajzat janë shumë më të qeta e po ashtu, edhe unë”, tregon një 39-vjeçare sipërmarrëse në një dyqan suveniresh.

“Momentalisht po përhapet koncepti i zvogëlimit, firmat e ndryshme e njohin mirë këtë gjë dhe në këtë periudhë, ky koncept po përdoret shumë nga markat e mëdha të modës për të rinj. Në këtë mënyrë, zvogëlohen përmasat, por nuk humbet stili i jetesës, pavarësisht se duhet të heqim dorë nga produktet shumë të shtrenjta”, shpjegon një sociolog.

Kjo është ana e kundërt e krizës ekonomike, e kursimit të sforcuar, fytyra tjetër e hënës. Për këtë arsye bëhemi dorështrënguar në zgjedhje, kursimtarë në shpenzime. Edhe pse do dëshiroje që ta ndrydhje pak dorën me shpenzimet, është e vështirë t’i thuash jo një fëmije, i cili të kërkon diçka për t’ia blerë. Megjithatë, në këtë kohë krize, prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm me financat. Nuk duhet t’ua plotësojnë të gjitha dëshirat fëmijëve. Duhet të dinë të thonë “jo” atje ku duhet dhe kur duhet. “Gjatë dhjetë viteve të fundit, fëmijët janë mbushur me dhurata, ndërsa prindërit ishin vënë në garë kush të blinte më shumë lodra, me qëllim që fëmijëve të këtij brezi të mos u mungonte asgjë. Fëmijët e sotëm jetojnë duke pritur vetëm dhuratat dhe çuditërisht nuk u mjaftojnë kurrë. Kështu, prindërit në vend që të kërkojnë dhurata, duhet t’i japin fund kësaj manie e cila vetëm u tërheq vëmendjen të vegjëlve dhe i bën më të papërqendruar. Edhe pse për prindërit kjo gjë mund të jetë e vështirë, pasi ndihen në faj, sepse nuk ua blejë lodrat fëmijëve, ata duhet të paktën të përpiqen dhe të bien dakord me familjet e tjera të shokëve të fëmijëve, që t’u blejnë lodra vetëm atëherë kur është e nevojshme. Në fakt, e gjithë kjo mani karakterizon vitet e ardhshme dhe është shumë e rëndësishme që prindërit të bëhen grup dhe për t’u bërë ballë sfidave që kriza ekonomike u ka vënë përballë. Sfida që janë pamja pozitive e kësaj që po ndodh aktualisht”, bën të ditur sociologu.

Të tëra ato që thamë më lart kanë lidhje me lodrat, rrobat, librat dhe fletoret, pra shpenzimet e shumta që bëjnë prindërit e që aktualisht duhet të përgjysmohen, sepse ndryshimi bëhet edhe me gjërat e vogla. Jo vetëm prindërit, por edhe fëmijët duhet të fillojnë të kursejnë. Nuk duhet të humbasin lapsat dhe stilolapsat, siç insistojnë edhe mësueset në shkollë, por duhen ruajtur me kujdes e të përdoren edhe gjatë viteve në vazhdim.

“Le të mendojmë se kjo krizë mund të ketë efekte pozitive si te fëmijët ashtu edhe prindërit. Ideja është që të konsumojnë mirë, të hanë mirë dhe të luajnë shumë. Megjithatë për ta kapërcyer sa më lehtë këtë periudhë të vështirë, sidomos fëmijët që janë mësuar të kenë gjithçka e të mos u mungojë asgjë, psikologët ofrojnë seanca dëgjimore kushtuar fëmijëve dhe mësuesve. Një shembull që ne përdorim shpesh është ai i valixhes me rroba që marrim me vete kur shkojmë me pushime. Brenda fusim vetëm disa rroba, objekte, por nuk është se jemi të lumtur edhe pse marrim pak gjëra. Që kur ka filluar kriza, plehrat ushqimore janë pakësuar 56 për qind. Kjo do të thotë se më parë konsumonim shumë dhe bënin më shumë papastërti”, thotë një psikolog.

Ja si është shprehur një docente ekonomie në universitetin “Carlos II”, në Madrid, lidhur me problemin në fjalë: “Shumë fëmijë që kanë qenë shokë në vitet ‘70 kujtojnë ditët e famshme të rreptësisë, jo si një periudhë privimi, por si moment të bukur për të ecur me shpejtësi me biçikletë nëpër qytetet e boshatisura dhe pa makina... Unë mendoj se kriza në familjet e sotme ndahet në dy pjesë, ata që e përjetojnë në mënyrë depresive, duke menduar se tashmë është e kotë të investosh në shkollë apo diçka tjetër dhe atyre që provojnë të shtojnë forcat dhe të zgjedhin më të mirën, duke e sfiduar këtë moment të vështirë ekonomik. Po e shpjegoj më mirë që të kuptohet: nuk më ka ndodhur të shoh më parë 20-vjeçarë që kanë në pronësi një makinë luksoze, shtëpi, e të tjera gjëra. Shpresoj që prindërit të ndërgjegjësohen dhe ato 15 mijë euro të mos i shpenzojnë duke i dhuruar makina fëmijëve, por t’i paguanin për ndonjë shkollë apo master jashtë shtetit. Problemet janë të mëdha: dikur paratë fitoheshin me shumë vështirësi, sot shpenzohen pa hesap. Prindërit duhet të bëjnë kujdes. Nuk duhet t’i mësojnë fëmijët kështu, por t’i edukojnë me punë”./YllPress
 
Titulli: Fëmijët, lumturi me pak para

Nuk mendoj se femijet e kane aq problem punen e krizes ,ne rastin konkret ''mungese lodrash''
Nuk jane vetem lodrat kenaqesia apo lumturia e femijes ,po ta vem re cdo femije kur i blihet nje loder e re ,e kane sa per momentin e pastaj e flakin tutje ose dhe mund ta çmontojne fare ,dmth kjo ka te bej me shume me ''nepsin e tyre '' sesa me shijimin gjate te lodrave.
Kur vjen puna te kerkesat apo nevojat e tyre te sa me shume lodrave dhe qe nuk mund t'ju plotesohet , nje prind di si mund ta zgjidh kte pune. Nje menyre eshte zvendesimi i argetimeve, duke mos ja bler lodren qe deshiron,mund ta zvendesosh kte deshire ,duke e cuar nje fundjave te gjyshrit,duke e nxjer ne piknik apo ne park lojrash .
Nuk them qe femijeve s'duhet tu blihen lodra,por ne pamundesi mund te zgjedhesh nje me kosto me te ulet dhe qe zgjat ne kohe.
 
Titulli: Fëmijët, lumturi me pak para

Ida ka te beje ekonomia tek kerkesat e femijeve se 1 loder ben 20 mij lek nje familje qe mer 200 mij ne muaj sja ploteson dot te gjitha.Mendoj se femijet e sotem dhe te gjith lodrat tju Blihen te gjtha tekat tju plotesohen ,Sdo jen kurre si ne qe jemi rrit ne kohen e xhaxhit .Ne skishim lek voj ulliri me kryp ose buk me sheqer me kryp hanim e ja fusnim tek lagja .Luanim rrovijash topaluftash orthi minorthi etj.Kishim nje gjalleri dhe nje kenaqesi ndryshe tani qe femijet rriten me kuklla e makina e rrin para pc qe 6 vjec ,Skan dhe sdo ken kurre kenaqesine e nje femije qe ska lek dhe mer 1 gom makine dhe e shtyn neper rruge .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top