Farmacistja, burri pagoi vrasësin

policia-e-tiranes.jpg
Farmacistja Eleni Basho dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj. Policia deklaron se ka prova të mjaftueshme që e implikojnë Ilia Bashon si organizatorin e vrasjes së saj.

Por sipas burimeve policore, 38-vjeçari nuk ka treguar deri më tani se cili ishte ekzkutori i krimit. Gjatë një konference për shtyp drejtori i policisë së Tiranës, Bernard اaushaj bëri të ditur se, ndalimi i bashkëshortit të gruas së vrarë u bë bazuar edhe në urdhërin e Prokurorisë së Tiranës, pas grumbullimit të provave dhe fakteve, që vërtetojnë implikimin e tij si organizator i vrasjes.

Ilia Basho, gjatë marrjes në pyetje nuk e ka pranuar krimin,

Ndalimi i këtij shtetasi u bë bazuar në urdhërin e Prokurorisë, pas grumbullimit të provave dhe fakteve, të cilat vërtetojnë implikimin e këtij shtetasi në vrasje

Bernard اaushaj
Drejtori i policisë së Tiranës duke shfrytëzuar alibinë e tij që kishte natën e vrasjes, pasi gjendej në një tjetër zonë larg nga vendi i ngjarjes.

Por në bazë të përgjimeve dhe gjurmimit të tij pas kryerjes së krimit, rezulton që ai të jetë organizator i krimit të rëndë. Policia nuk jep motive për arsyen e këtij krimi, por deklaron se ka ngritur ndaj tij akuzën e vrasjes me dashje në bashkpunim.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë bazuar në urdhërin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 21 shkurt 2012, pas grumbullimit të provave dhe fakteve, të cilat vërtetojnë implikimin e këtij shtetasi, si organizator i vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim ndaj Eleni Bashos”, deklaroi drejtori اaushaj.

Policia nuk dha detaje të hollësishme për provat e krimit, por burime të saj saktësojnë se, ka dëshmi që rëndojnë ndaj tij, si edhe përgjime. Gjithashtu, rezulton se nga lëvizja e parave që janë konfirmuar nga hetimet, Basho ka paguar dikë tjetër për krimin, por ende nuk ka një identikit se kush mund të jetë vrasësi me pagesë.

Eleni Basho u vra në fillim të këtij muaji në afërsi të shtëpisë së saj në Shkozë të Tiranës. Ajo u ekzekutua nga vrasës profesionistë të cilët përdorën një armë të prodhimit serb.

Drejtori اaushaj, kreu i ri i policisë së Tiranës, në konferencën e parë të tij për shtyp premtoi se do të ulë numrin e vjedhjeve në kryeqytet
/t/ch/
 
Pe: Farmacistja, burri pagoi vrasësin

Ku drecin shkon shoqeria jone keshtu,,krimbe te renda dhe brenda familjes,,
 
Re: Farmacistja, burri pagoi vrasësin

Eshte lehte per tu gjykuar! Askush nga ne si di problemet qe kane patur keto si cift, por gjithsesi kjo nuk e justifikon aspak veprimin e kryer!
 
Titulli: Farmacistja, burri pagoi vrasësin

Sot mjafton nje kontroll celularesh ose kryqezime pyetjesh ne prokurori ne menyre profesionale, per te kapur te till individ qe mendojne se ja hedhin me pak.

Kete gje duhet ta bejne dhe me "kokat e larta" ama, jo vetem me keto krime te renda qe ndodhin me shpesh.
 
Titulli: Farmacistja, burri pagoi vrasësin

Une habitem me kta vrasesit me pagese.......si i shijojne ato leket e fituar me veprime te tilla ....
 
Pe: Titulli: Farmacistja, burri pagoi vrasësin

e pastaj thone burr e grua mish e thua lol .. larg martesave
 
Pe: Farmacistja, burri pagoi vrasësin

Po pra,martesa i coi ne vrasje,se nuk ka vrasje edhe pa u martuar...
 
Pe: Farmacistja, burri pagoi vrasësin

po ja qe sa ta ndante vendosi te paguante nje vrases ...
 
Pe: Farmacistja, burri pagoi vrasësin

Shkurt njerez me karakter te dobet,se jane ne nje martese mendojne se kane prone ate njeri...Crregullim i njerezimit cdo dite e me shume...
 
Titulli: Farmacistja, burri pagoi vrasësin

jo panik o njerz , eshte thjesht nje rast sporadik ,mos keni frike te martoheni se nuk do ju vrasim te gjithave .
 
Telefoni “fundos” Ilia Bashon, killer me pagesë për ekzekutimin e së shoqes

Eleni-Basho-Ilia-Basho-albanews-gr-300x225.jpg

Tiranë Përgjimet telefonike dhe dëshmitë kanë fundosur alibinë e Ilia Bashos, duke e vënë në pranga 21 ditë pas vrasjes së të shoqes në Shkozë të Tiranës. Dosja e hetimeve të policisë dhe dhjetëra dëshmi të mbledhura kanë bindur prokurorin e çështjes për të firmosur urdhër-arrestin për 38-vjeçarin, duke e akuzuar atë zyrtarisht për organizimin e vrasjes së Eleni Bashos. Drejtori i policisë së Tiranës, Bernard اaushaj, tha dje në një konferencë për shtyp se ka prova dhe fakte që e implikojnë Ilia Bashon në vrasjen e bashkëshortes, nënë e dy fëmijëve, më 2 shkurt në rrugicën pranë shtëpisë së tyre. Një tjetër burim nga policia i tha dje MAPO-s se dy persona të tjerë ndodhen nën hetim, pasi dyshohet të jetë implikuar për organizimin dhe ekzekutimin e 35-vjeçares Eleni Basho. Dy të dyshuarit si bashkëpuntorë të Ilia Bashos janë angazhuar prej tij për kryerjen e krimit, ku një prej tyre dyshohet se ka shërbyer si ndërmjetës për gjetjen e një killeri me pagesë, ndërsa tjetri është vetë ekzekutori. Kreu i policisë së Tiranës u tregua i rezervuar për të dhënë motivet e krimit, por burime të MAPO-s pohojnë se tradhtia bashkëshortore dhe ndarja e parave të fituara nga shitja e biznesit dyshohen të kenë sjellë edhe ekzekutimin e mbrëmjes së 2 shkurtit në Shkozë të Tiranës.

***
Njëzet ditë pas ekzekutimit të së shoqes, mësohet se ka qenë telefoni ai që ka tradhtuar Ilia Bashon. Ngulmues në alibinë e tij, biznesmeni i materialeve dentare nuk është treguar po kaq i kujdesshëm me komunikimet telefonike, para dhe pas vrasjes së Eleni Bashos. “Gjatë deklarimeve të tij në polici, Ilia Basho ka pohuar se dispononte një numër telefoni, por verifikimet kanë zbuluar edhe 3 numra të tjerë, me të cilët komunikonte më së shumti me një vajzë”,- bënë me dije burime nga grupi hetimor. Kanë qenë këto telefonata, por edhe dëshmitë e mikeshave të Eleni Bashos, që zbuluan për policinë se Ilia kishte një lidhje jashtëmartesore, për të cilën bashkëshortja e tij ishte në dijeni. Vajza me inicialet Y.Sh. është edhe personi i fundit që e ka takuar në të gjallë Eleni Bashon, pak minuta para se ajo të vritej rreth 30 metra larg shtëpisë së saj. “Në njërin prej numrave telefonikë, nga 6 mijë minuta komunikim që kishte kryer gjithsej, 3 mijë ishin vetëm me Y.Sh.”, i tha dje MAPO-s një burim nga grupi hetimor. Kontrolli mbi tabulatet e numrave të përdorur dhe të padeklaruar nga Basho kanë vërtetuar komunikimet e tij me SMS dhe zanore dhe me të tjerë persona përpara vrasjes, të cilët dyshohet se janë implikuar në ngjarje. Këto verifikime kanë rrëzuar disa elemente të dëshmisë së Ilia Bashos, duke shtuar dyshimet mbi të dhe kërkuar prova të reja në këtë drejtim.

***

Zbulimi i lidhjes paralele të Ilia Bashos i ka dhënë një motiv policisë për të fokusuar hetimin tek ai, por jo provat për ta çuar në pranga. Kanë qenë antenat e kompanive celulare ato që kanë rrëzuar alibinë e Bashos, duke e kthyer atë në të dyshuarin kryesor për organizimin e vrasjes së të shoqes. “Ndryshe nga dëshmia e tij në polici, antenat e kompanisë celulare tregojnë se ai ka qenë në Shkozë, 25 minuta para krimit, dhe jo në vendin ku ka deklaruar”,-thotë një burim nga grupi i hetimit. Ndërkohë, dëshmi kontradiktore ka dhënë edhe femra me të cilën ai kishte lidhje, duke zbuluar konfliktet në jetën mes dy bashkëshortëve, të cilët ishin në prag divorci.

***

Gjatë gjithë ditës së martë, Ilia Basho është mbajtur në ambientet e Policisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje për orë të tëra. “Ka mbajtur qëndrim mohues ndaj dyshimeve dhe akuzave dhe ka pohuar se është i pafajshëm. Por kur u ballafaqua me provat e mbledhura gjatë hetimit 20-ditor, Basho e ndërpreu komunikimin, duke refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve të tjera”, – shtuan burimet e policisë. Pas komunikimit të akuzës për organizimin e vrasjes së nënës së dy fëmijëve, Ilia Basho ka pretenduar pafajësinë dhe i ka dhënë fund me kaq seancës së gjatë të pyetjeve, që përfundoi me arrestimin e tij. “Ndaj autorit të dyshuar të vrasjes u mor masa e menjëhershme e ndalimit për konsumim të veprës penale të “vrasjes me paramendim ” të parashikuar nga nenet 78/1, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal, ndërsa materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, – tha dje kreu i Policisë së Tiranës, Bernard اaushi.


Përgjimet

Kanë zbuluar elemente që implikojnë Ilia Bashon në vrasjen e bashkëshortes së tij. Gjatë këtij procesi kanë dalë në dritë telefonatat e tij të shpeshta me të dashurën si dhe me disa persona të tjerë, që janë në verifikim


Antena

E telefonisë celulare që përdorte më së shumti 38-vjeçari Ilia Basho kanë zbuluar se ai ndodhej në Shkozë, 25 minuta para vrasjes së të shoqes. Për këtë interval kohor, Ilia Basho kishte deklaruar se ndodhej duke dorëzuar një porosi

Dëshmia

Ilia Basho është marrë në pyetje gjatë gjithë ditës së martë dhe në mbrëmje vonë i është komunikuar akuza e vrasjes me paramendim. 38-vjeçari ka ngulmuar se është i pafajshëm dhe ka ndërprerë komunikimin me policinë

25

Mijë euro, të fituara nga shitja e aksioneve rezultojnë të zhdukura. Ilia Basho ka pohuar në polici se këto para ia kishte dhënë së shoqes për t’i depozituar në bankë, ndërsa nga verifikimet ka rezultuar se ato para nuk gjenden aty

Vrasja e Elenit, kërkohet arma dhe 2 ekzekutorët

Pas arrestimit të Ilia Bashos, policia e Tiranës i ka fokusuar hetimet te realizuesit e planit për vrasjen e 35-vjeçares

Përgjimet telefonike të Ilia Bashos, por edhe të të tjerë personave të lidhur me të, kanë krijuar “bankën” e të dhënave për ta akuzuar 38-vjeçarin si financuesin dhe organizatorin e vrasjes së të shoqes. Por hetimi duket se kësaj here ka ndodhur “invers”. Ndryshe nga ç’ndodh rëndom, ku prej ekzekutorit hetuesit arrijnë te organizatori, kësaj here kanë qenë përgjimet që kanë bërë që Ilia Basho të dyshohet si organizator, ndërsa për ekzekutorët e dyshuar duket se hetuesit janë ende duke punuar për të bërë lidhjen në mënyrë shkencore dhe të pakundërshtueshme me vrasjen. Ende mungon arma që vrau Eleni Bashon, ndërsa policia ka dy persona të identifikuar dhe të dyshuar si ekzekutorë të mundshëm të saj, bazuar te përgjimet. “ثshtë ende e nevojshme që të bëhen të tjera hetime për t’i lidhur në mënyrë të qartë të dyshuarit me vendin e krimit, ku mbeti e vrarë Eleni, mbrëmjen e 2 shkurtit”,-tha një burim nga policia. Dy të dyshuarit si bashkëpunëtorë të Ilia Bashos janë angazhuar prej tij për kryerjen e krimit, ku një prej tyre dyshohet se ka shërbyer si ndërmjetës për gjetjen e një killeri me pagesë, ndërsa tjetri është vetë ekzekutori. Ilia Basho ka mohuar kategorikisht para hetuesve një gjë të tillë, por hetuesit nga ana e tyre kanë persona konkretë të dyshuar si njerëz të pajtuar nga Basho për të kryer vrasjen e bashkëshortes dhe i kanë nën hetim për t’u dokumentuar plotësisht rolin e tyre. Nuk dihet ende se sa para ka dhënë bashkëshorti i dyshuar për t’i marrë jetën nënës së fëmijëve të tij.

Tentativa e hedhjes nga tarraca para vrasjes

Mes dëshmive dhe fakteve të mbledhura, hetuesit kanë regjistruar një episod të ndodhur pak javë para vrasjes së Eleni Bashos, që rëndon edhe më shumë pozitat e Ilia Bashos. Burime policore i thanë dje MAPO-s se ka patur një tentativë të Bashos për të dëmtuar të shoqen, pas një prej konflikteve të tyre. “Ne kemi vërtetuar se Ilia Basho jo vetëm ishte në prag divorci dhe po projektonte një lidhje të re, por në një rast është vërtetuar se ai ka tërhequr zvarrë dhe ka tentuar të hedhë nga tarraca e shtëpisë atë. Ka qenë ndërhyrja e një tjetër familjari, që i ka shpëtuar jetën asaj”,- i tha MAPO-s dje një burim nga grupi hetimor. Nga ana tjetër policia ka verifikuar dhe një tjetër episod grindjeje mes Eleni Bashos dhe të dashurës së bashkëshortit të saj, vetëm tri ditë përpara se të ndodhte vrasja. Zënka është zhvilluar në mjediset e aktivitetit privat ku punonte e dashura e Ilias, ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij konflikti.

Verifikim punonjësit turk të Ilia Bashos

Paralel me pistën e vrasjes për shkaqe të tradhtisë bashkëshortore apo për kostot që pritej të shkaktonte divorci, hetuesit i kanë kushtuar vëmendje edhe hipotezave se Eleni Basho mund të ketë kërcënuar bashkëshortin, në rrethanat e grindjeve familjare apo për denoncimin e ndonjë aktiviteti të paligjshëm. Për këtë arsye, agjentët e sektorit të antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë marrë në filtër të gjithë personat e kontaktuar nga Ilia Basho muajt e fundit dhe një vëmendje të veçantë i kanë kushtuar një shtetasi turk, i cili punonte së bashku me Ilia Bashon në laboratorin dentar që kishte ai dhe Eleni. Agjentët e antidrogës kanë kaluar në filtër edhe shtetasin turk, së bashku me disa persona të tjerë, duke dyshuar se pas vrasjes mund të kenë qenë motive edhe më serioze sesa thjesht xhelozia apo divorci. Megjithatë, deri në këtë moment hetuesit kanë thënë se nuk ka asnjë fakt apo të dhënë konkrete që të sugjerojë një implikim të tillë të Ilia Bashos, ndonëse verifikimet nga ana e policisë vazhdojnë ende.

Burimi: MAPO
 

Attachments

  • Eleni-Basho-Ilia-Basho-albanews-gr-300x225.jpg
    Eleni-Basho-Ilia-Basho-albanews-gr-300x225.jpg
    8.4 KB · Shikime: 0
Rrëfehet Yllka Shehaj: Marrëdhënia ime me Ilia Bashon

51676.jpg


TIRANE - Vrasja e Eleni Baxhos nënë e dy fëmijëve, e cila u ekzekutua mbrëmjën e 2 shkurtit teksa kthehej në shtëpi, ka marrë tjetër rrjedhe pas arrestimit të bashkëshortit të saj Ilia Basho.
Ai është i dyshuar për organizimin e vrasjes me paramendim të së shoqes dhe mendohet se ka paguar vrasësin e saj.

Sipas policisë, vrasja është urdhëruar nga Ilia Basho për shkak se e shoqja Eleni Basho kishte zbuluar lidhjen e tij jashtëmartesore dhe kjo kishte çuar në konflikte në çift.
Ilia Basho mendohet se ka pasur një lidhje dashurie jashtëmartesore me Yllka Shehaj me profesion dentiste dhe e njohur e familjes.

Yllka Shehaj në një intervistë për News24 rrëfen të vërtetën e saj, duke mohuar lidhjen me të dyshuarin Ilia Basho.

“ثshtë e vërtetë që e njihja zonjën Eleni Basho, kam pasur marrëdhënie pune me të. E vërteta ime është se gjithçka që është thënë për mua në media nuk është e vërtetë dhe ka cënuar personalitetin tim, kjo më ka shokuar. Marrëdhëniet që kisha me familjen Basho ishin korrekte, familjare dhe pune” - ka thënë Yllka Shehaj.

E pyetur për marrëdhënien personale të saj me Eleni Bashon, Shehaj është përgjigjur se kishin marrëdhënie korrekte pune dhe se nuk ka pasur asnjë konflikt me të.

Për marrëdhënien e saj më Ilia Bashon, Yllka Shehaj ka thënë se ka pasur marrëdhënie miqësie dhe pune e asgjë tjetër.

Duke ju referuar të dhënave se pak përpara se të vritej Eleni Basho ka qenë në klinikën e Yllka Shehaj, e pyetur rreth bisedës së këtij takimi ajo konfirmon se Eleni Basho ka qenë në klinikën e saj pak përpara se të vritej, por se ajo nuk është takuar personalisht me të.

Shehaj pohon gjithashtu se Eleni Basho ka kontaktuar me nënën e saj me të cilën ka këmbyer porosi. Sipas Yllka Shehaj, pasi është ftuar për kafe zonja Basho nuk kishte pranuar për shkak se insistonte se do të takonte një person.

Hetimi për vrasjen e Eleni Basho vazhdon me kërkimin e vrasësit të paguar, sipas policisë, nga bashkëshorti Ilia Basho.

(ar.si/BalkanWeb)
 
Titulli: Farmacistja, burri pagoi vrasësin

Gjykata: Arrest me burg Ilia Bashos
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e
sigurisë “arrest me burg” për Ilia Bashon, i dyshuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Eleni Basho.

Pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës, gjykata ka vendosur të lërë në burg 38-vjeçarin Basho.
Ai ishte i dyshuari kryesor pas vrasjes së të shoqes mbrëmjen e 2 shkurtit, fare pranë shtëpisë së saj.
Dy ditë më parë, Ilia Basho u arrestua pas hetimeve 20-ditore të policisë, ndësa vetë ai e ka mohuar akuzën duke hedhur poshtë dyshimet për përfshirje në ekzekutimin e të shoqes. / G. Ndoja
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top