Familjet mbretërore më të pasura në botë, i pari mbreti i Tajlandës

loyalx

Muslim
Në fillim kë këtij viti, Nepali votoi për eliminimin e monarkisë 24-vjeçare dhe ish-mbreti Gyanendra u detyrua të dorëzonte pallatin e tij mbretëror në Kathmandu, i cili është bërë muzeum.
I vetmi monark aziatik që është bërë pjesë e listës është sundimtari më jetëgjatë në pushtet, mbreti Bhumibol Adulyadej i Tailandës me pasuri 35 miliardë dollarë. Më shumë se një e treta e sundimtarëve të listës, sundojnë në territore të pasura me naftë në Lindjen e Mesme duke përfshirë Emirin e Katarit, i cili ka themeluar televizionin e njohur "Al Jazeera", mbretin e Arabisë Saudite, i cili po ndërton një qytet me vlerë 26 miliardë dollarë në nder të tij

dhe sundimtarin e Dubait, qeveria e të cilit ka blerë aksione të bankës "Deutsche Bank". I vetmi beqar i listës është princi Albert II i Monakos. I njohur si "playboy", ai ka trashëguar principatën që ka pothuajse madhësinë e "Central Park" të Nju Jorkut, pas vdekjes të të atit në vitin 2005. Pasuria e princit Albert II ka qenë në familje prej 700 vitesh. Por kjo s'është diçka e pazakonshme për këto lloj dinastish. Princi Hans-Adam II i Lihtenshtainit për shembull, ka një pasuri prej 5 miliardë dollarësh e cila shtrihet në 900 vite dhe përfshin një koleksion arti 400-vjeçar, i përbërë nga 1600 piktura. Pasuria e përbashkët e listës së 15 sundimtarëve është mbi 100 miliardë dollarë. Sidoqoftë, duhet pasur parasysh se pasuria e sundimtarëve ndahet shpesh herë në familje të mëdha dhe shpeshherë përfaqëson para që ato i kontrollojnë për llogari të vendit që drejtojnë. Pikërisht kjo është arsyeja pse ata nuk mundtë kualifikohen në listën e miliarderëve të botës të revistës "Forbes", pavarësisht të shumës që ata zotërojnë. I vetmi udhëheqës, i cili s'ka një territor është Aga Khan. Ai është lideri shpirtëror i 15 milionë myslimanëve ismailë të shpërndarë nëpër botë. Miliardeir, së fundmi ka blerë aksione në shtëpinë e ankandeve më të madhe në Britani. Beqari i vetëm në listë, princi Albert II i Monakos mendohet se e do ecë drejt altarit me të dashurën e tij sportiste. Ndërkohë, në listë gjenden dy mbretëresha, ajo e Britanisë së Madhe dhe e Holandës, e cila mendohet se do abdikojë për t'i lënë fronin të birit, ndërkohë që Elizabeta e Anglisë ka ndërmend të vazhdojë të udhëheqë.



1. Mbreti Bhumibol Adulyadej
Vendi: Tailandë
Pasuria: 35 miliardë dollarë
Mosha: 80 vjeç

Monarku që ka mbretëruar më gjatë në botë ka lindur në SHBA dhe është arsimuar në Zvicër. Pasuria e familjes përfshin investime, prona të paluajtshme. Ai shquhet si ambientalist dhe përdor për makinën vaj palme.


2. Sheiku Khalifa Bin Zayed Al Nahyan
Vendi: Emiratet e Bashkuara Arabe
Pasuria: 23 miliardë dollarë
Mosha: 60 vjeç

Udhëheqës trashëgimtar i emiratit Abu Dhabi, vendi që përbën një të dhjetën e rezervave të naftës në botë. Ai po përpiqet të rikrijojë emiratin si “qendër kulturore” të Lindjes së Mesme.


3. Mbreti Abdullah Bin Abdulaziz
Vendi: Arabia Saudite
Pasuria: 21 miliardë dollarë
Mosha: 84 vjeç

Mbret që prej gushtit të vitit 2005. Menjëherë pas marrjes së fronit filloi ndërtimin e një qyteti me vlerë 26 miliardë dollarë në nder të tij. Ai rrit kuaj arabë. Ka krijuar dy librari në Arabinë Saudite dhe Marok.


4. Sulltan Haji Hassanal Bolkiah
Vendi: Brunei
Pasuria: 20 miliardë dollarë
Mosha: 62 vjeç

U bë sulltani i 29-të i Bruneit para 40 vitesh duke trashëguar pasuritë e një dinastie 600-vjeçare. Aktualisht është kryeministër i vendit të pasur me naftë dhe është koleksionist gurësh të çmuar.


5. Sheiku Mohammed Bin Rashid Al Maktoum

Vendi: Dubai
Pasuria: 18 miliardë dollarë
Mosha: 58 vjeç

Drejtor ekzekutiv i “Dubai Inc” ai e ndan pasurinë me dy vëllezërit e tij. Ka blerë një pjesë të madhe aksionesh në bankën “Deutsche Bank”. Ka bërë publike planet për të dhuruar 10 miliardë dollarë për fondacionin e arsimimit të Lindjes së Mesme.


6. Princi Hans-Adam II von und zu Liechtenstein
Vendi: Lihtenshtain
Pasuria: 5 miliardë dollarë
Mosha: 63 vjeç

Ai drejton vendin që ka emrin e tij. Familja, pasuria e së cilës daton 900 vite më parë, ka koleksionuar vepra arti për katër shekuj. Familja ka në pronësi 33 piktura të Rubens, numri më i madh i një koleksioni privat.


7. Mbreti Mohammed IV

Vendi: Marok
Pasuria: 2 miliardë dollarë
Mosha: 44 vjeç

I mbiquajtur “mbreti i të varfërve” për përpjekjet që ka bërë për lehtësimin e varfërisë dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut. Buxheti i pallatit sidoqoftë i kalon 960 mijë dollarë në ditë, pjesa më e madhe e shpenzuar për veshje dhe riparim makinash.


8. Princi Albert II
Vendi: Monako
Pasuria: 1.2 miliardë dollarë
Mosha: 49 vjeç

Një beqar i përjetshëm, ai ka trashëguar principatën e vogël pas vdekjes të të atit në vitin 2005, si dhe pasurinë e përbërë nga prona të paluajtshme, koleksione arti dhe aksione në kazinotë e Monte Karlos.


9. Sheiku Hamad Bin Khalifa Al Thani
Vendi: Katar
Pasuria: 1 miliard dollarë
Mosha: 55 vjeç

Pasi rrëzoi të atin në një grusht shteti jo të përgjakshëm në vitin 1995 u bë emiri i Katarit. Ai është shumë i pasionuar pas sporteve dhe ka krijuar traditën e lojërave “Asian Games” në shtetin e vogël. Ka themeluar televizionin “Al Jazeera”.


10. Princi Karim Al Husseini
Pasuria: 1 miliard dollarë
Mosha: 70 vjeç

Ka festuar 50-vjetorin si lider i 15 milionë myslimanëve këtë vit. Ai është një biznesmen që drejton konglomerate nga Franca e deri në Zvicër, si dhe ka ferma të mëdha kuajsh. Aktualisht po divorcohet me gruan e dytë.


11. Mbretëresha Elizabeta II

Vendi: Mbretëria e Bashkuar
Pasuria: 600 milionë dollarë
Mosha: 81 vjeç

Mbretëresha e Anglisë ka një program aktivi udhëtimesh, duke përfshirë një vizitë shtetërore këtë vit, e katërta që prej vitit 1957. Ajo ka një koleksion me vlerë pullash dhe është pronare e pronave të shumta në Angli dhe Skoci.


12. Sheiku Sabah Al Sabah
Vendi: Kuvajt
Pasuria: 500 milionë dollarë
Mosha: 78 vjeç

U bë emir në vitin 2006 pasi princi aktual nuk mundi të merrte fronin për arsye shëndetësore pas vdekjes së emirit të mëparshëm, sheikut Jaber. Menjëherë pas zgjedhjes së tij si emir, rriti rrogën e familjes mbretërore.


13. Sulltani Qaboos Bin Said
Vendi: Oman
Pasuria: 500 milionë dollarë
Mosha: 66 vjeç

Pas gjashtë vitesh në arrest shtëpie, ai rrëzoi të atin nga pushteti në vitin 1970. Filloi modernizimin dhe hapjen e vendit ndaj botës së jashtme. Pasuria e tij sot është e lidhur ngushtë me naftën.


14. Mbretëresha Beatrix Wilhelmina Armgard
Vendi: Holandë
Pasuria: 300 milionë dollarë
Mosha: 69 vjeç

Ajo zotëron më shumë pushtet se çdo monark në fuqi i Evropës. Emëron kryeministrin dhe zëvendësin e tij, si dhe nënshkruan për kthimin në ligj të projektligjeve. Pasuria e familjes përfshin prona, investime dhe vepra arti antike.

15. Mbreti Mswati II

Vendi: Suazilend, Afrikë e Jugut
Pasuria: 200 milionë dollarë
Mosha: 39 vjeç

Monarku i fundmë absolut i Afrikës ka marrë fronin në moshën 18- vjeçare. Pasuria e tij buron nga investimet dhe pronat e paluajtshme. Tejet dorëlëshuar, ai së fundmi ka vendosur të ndërtojë nga një pallat për secilën nga 13 gratë e tij.


Tirana Observer
 
:lexim: ky tajalandezi para sa te duash
po na prish pak pun kjo mosha

kurse ky i fundit afrikani moshen ne rregudh e ka po pak i zi edhe jo para shum
me 200 milion dollar ca te besh par e me par :lexim:
 
:lexim: ky tajalandezi para sa te duash
po na prish pak pun kjo mosha

kurse ky i fundit afrikani moshen ne rregudh e ka po pak i zi edhe jo para shum
me 200 milion dollar ca te besh par e me par :lexim:

zezak :eek:hh: dhe me lek moj adri ane ku ta gjesh.mere shpejt se mos ta ze ndonjera vendin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top