Familja i ndan, çifti takohet pas 33 vjetësh falë Facebook-ut

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një dashuri e vërtetë reziston pavarësisht kohës. Kështu ka qenë për Carolanne McNicol dhe William Taylor, të dashuruar që në adoleshencë, të ndarë nga familjet pas arratisjes së tyre për martesë. اifti sot është bashkë, 33 vjet më vonë, falë Facebook-ut. Historia me fund të lumtur ka ndodhur në Greenock, të Skocisë dhe është treguar për gazetën Mirror.

PAY-Carolanne-McNicol-and-William-Taylor.jpg


Ata kanë qenë shokë shkollE në gjimnaz dhe kanë nisur që të frekuentohen që kur ishin akoma adoleshentë. Në moshën 16-vjeçare, Carolanne McNicol dhe william Taylor u arratisën që të martoheshin, por aventura u zgjati shumë pak sepse të rinjtë u gjetën nga prindërit. Ndarja ka qenë e dhimbshme për të dy ata. Familja e Williamit u transferua në Newcastle dhe që prej asaj kohe ata nuk u panë kurrë më. Ndonëse kishin kaluar shumë vite, Carolanne nuk u martua më, ndërsa WilliaM, është divorcuar shumë kohë më parë.

MAIN-Carolanne-McNicol-and-William-Taylor.jpg


Pas 33 vjetësh, Carolanne vendos që të kërkojë dashurinë e jetës: “Sapo doli Facebook-u, unë hapa një llogari në emrin tim, -tregon gruaja,-dhe gjëja e parë që bëra ishte të kërkoja emrin e williamit në listat e miqve tanë të shkollës së mesme, me shpresën se do ta gjeja. Pavarësisht kësaj, nuk arrita që ta gjeja. William nuk kishte Facebook”.

Shpresat e gruas duket se u zhdukën, por me 14 shkruat 2015 William, që sot quhet thjeshtë Bill, i shkruan në Facebook. “Kur mora kërkesën për miqësi, nuk mund ta besoja-vijon të tregojë gruaja-. Mund të ishte plakur pak, por e kuptova që ishte Wlliami im dhe këtë e kuptova nga fotografia që pashë.

Nisëm që të dërgonim mesazhe njëri-tjetrit dhe shumë shpejt planifikuam që të takoheshim. Ishte e çuditshme që të shkoje e të merrje të njëjtin stacion që ishim arratisur 33 vjet më parë. Nuk arrija që ta besoja se ishte ai, pas kanë shumë vitesh. Pas këtij takimi vendosëm që të ishim të pandashëm, dhe në gusht më kërkoi të martohemi”, e mbyll rrëfimin Carolanne.
g.shqip
 
Titulli: Familja i ndan, çifti takohet pas 33 vjetësh falë Facebook-ut

Sa bukur :D
Esht e thenie qe thot mali me malin nuk takohen, njeriu me njeriun po
Eh facebooku, m facebooku
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top