Familja apo karriera? Eshtë më mirë të dyja

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në vendet e industrializuara të botës, sot është në modë të mos kesh fare fëmijë, ose maksimumi të kesh një, të cilin mund ta shohësh vetëm duke fjetur, në oraret e vona kur kthehesh nga puna.

Images.jpg
Në vendet e industrializuara të botës, sot është në modë të mos kesh fare fëmijë, ose maksimumi të kesh një, të cilin mund ta shohësh vetëm duke fjetur, në oraret e vona kur kthehesh nga puna. Por, edhe pse një brez i tillë femrash në karrierë preferojnë më shumë kënaqësinë e suksesit se atë që të sjell përkushtimi ndaj familjes, shumë të tjera arrijnë që t‘i bëjnë për mrekulli të dyja. Të kujdesen për familjen, fëmijët, bashkëshortin, madje të kenë edhe një karrierë profesionale për t‘u admiruar. Një bashkëshorte e mirë duhet të planifikojë edhe të kujdeset në detaje për gjithçka. Andrea, administratore e një banke në Nju Xhersi dhe nënë e dy fëmijëve, përpara se të hipë në një avion, i cili do ta çojë në Moskë apo Paris për punë, nuk duhet të planifikojë vetëm takimet e punës, por edhe aktivitetin e fëmijëve. Një periudhë kohe ajo ishte aq e ngarkuar me punë dhe fluturime, sa mezi priste të gjente pak kohë të lirë për veten dhe familjen. "Mund të shkoj në shtëpi dhe të kujdesem për një sërë gjërash, gjithashtu për fëmijët e mi, për dy binjakët gjashtëvjeçarë dhe një adoleshent. Vërtet jam pak e lodhur, por të kujdesesh për familjen është një kënaqësi më vete që më çlodh", tregon ajo.
Të qenit nënë është një "kënaqësi e hidhur" për atë që punon dhe udhëton. Në fund të ditës, pasi ka shëtitur aeroportet dhe ka kaluar drekën nën shoqërinë e presidentëve të firmave të ndryshme dhe bashkëbisedimeve, vjen një pauzë e vogël lirie. Edhe pse është e vështirë të mbash një ekuilibër mes nevojave për udhëtime pune dhe jetës familjare, për grupin relativisht të dobët të nënave që udhëtojnë dhe punojnë në të njëjtën kohë çasti mund të jetë i shkëlqyer. Asnjë çështje nuk shpejtohet. Për shumë nëna në karrierë, udhëtimet e punës "kthehen" në pushime të vogla. Për këto femra, të cilat janë të mbushura me angazhime në të dyja krahët, kënaqësia e një gjumi të thjeshtë të ndërprerë dhe vaktet e trazuara, kjo "arratisje" duket si një çlodhje shumë e rehatshme. Mjaft duke u stresuar, siç ndodh shpesh, një masazh ose një darkë e këndshme me një mike të vjetër dhe për nënën e një fëmije të sapolindur, të rritur, ose adoleshent, përvoja mund të kthehet në një pushim të vërtetë. Femrave, udhëtimet e punës u japin një pamje më fisnike, sepse janë ato të cilat drejtojnë jetën shtëpiake, duke bërë kështu një zgjedhje të detyrueshme për të hequr dorë nga bota e biznesit për t‘iu rikthyer punëve të shtëpisë.
"ثshtë e mrekullueshme kur të gjendet një minutë kohë për veten, për t‘u ndier një qenie njerëzore: kur je larg punëve dhe ndoshta faktit të qenit nënë", thotë Maureen Borzaçhiello, pronare e një zinxhiri hotelesh në Nju Jork, e cila kujdeset edhe për përgatitjen e mesazheve promocionale dhe reklamave. "Jam e lumtur kur arrij të lirohem, qoftë edhe një minutë". Megjithatë, si të gjitha femrat e tjera në karrierë, Borzaçhiello, e cila çdo shtatë-tetë javë largohet nga familja për udhëtime që variojnë nga dy deri në katër ditë, kupton që udhëtimet janë emocionalisht mallëngjime. Ajo lë në dhomën e djalit të saj letra të shkruara, të tipit "Mami të do shumë" dhe rezervon fluturime që korrespondojnë me orarin e gjumit të fëmijës. Maureen thotë se sa herë që ndahen, ajo ndjen një boshllëk të madh në stomak. Erin Fuller, drejtoreshë e Shoqatës Kombëtare të Grave të Pavarura, organizatë jofitimprurëse në Virginia, me tetëmijë degë në të gjithë shtetin, thotë që "femrat provojnë ndjenja konfliktuale kundrejt udhëtimeve të punës. Sidomos kur fëmijët janë të vegjël, është shumë e vështirë. Në radhën e saj, Fuller, nënë e një fëmije 18-muajsh, është në lëvizje të pandërprerë dhe përshkon qytetin për të marrë pjesë në mbledhje dhe për të mbledhur fonde. "Por, që kur ka lindur im bir, kërkoj që të dërgoj njerëz të tjerë për të më zëvendësuar, ose mundohem që t‘i zgjidh punët e mia me telefon. Kur nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të udhëtoj, kërkoj që të mbaroj punë shpejt dhe të kthehem brenda ditës, ose të paktën mundohem të vij herët në mëngjes, para se djali im të zgjohet. ثshtë shumë e rrallë të gjesh një grua me familjen e saj, që arrin të gjejë një ditë për të dalë shëtitje", thotë ajo. "Në korrik kishim një takim në Meksikë.
Nuk kisha qenë kurrë aty dhe të mos kisha një fëmijë, padyshim që do të isha tunduar dhe do të kisha vizituar mrekullitë e vendit. Por, dola nga holli i hotelit, duke shpejtuar për të kapur fluturimin që do më sillte në Uashington brenda natës". Por edhe Fuller mendon se udhëtimet e vetmuara të punës janë një lehtësim, veçanërisht udhëtimi vetëm, një moment që për të ka shijen e "kohës së gjetur". "Mbaj një sërë revistash, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me punën dhe gjatë udhëtimit arrij t‘i mbaroj pa më ndërprerë ndokush", thotë ajo. "ثshtë bukur të jesh larg gjithçkaje". Për të tjera, emocioni i vërtetë vjen në momentin kur shkojnë për të fjetur. Kohët e fundit, Ana, një publiciste në Nju Xhersi, ndërkohë që përgatitej për udhëtimin e parë të saj të punës në "Atlantic City", ëndërronte që kur të mbërrinte atje të bënte një masazh qetësues, madje dhe një manikyr. Por ajo që e emociononte me të vërtetë ishte fjetja. "Do të telefonoj në shtëpi 100 herë në ditë, por ideja se do të fle në një shtrat pa vajzën time dyvjeçare, e cila gjatë natës më kërkon lëng frutash, është e pabesueshme, thotë ajo. Më mjafton vetëm mendimi që do të jem vetëm për një natë. Më duhet ta pranoj që mezi po e pres çastin. Ndonjëherë ndiej që kam nevojë edhe për vetminë."
Ato që preferojnë karrierën
Sot në 100 familje evropiane, një në katër është e formuar vetëm nga një person, një në dhjetë ka vetëm një prind, ndërsa një në pesë është e formuar nga çifte pa fëmijë. Familjet tradicionale, ato të përbëra nga të dy prindërit dhe me shumë fëmijë janë me të vërtetë shumë pak: madje janë sa dyfishi i atyre me fëmijë. Numri i fëmijëve në familje është reduktuar ndjeshëm. Për shumë çifte fëmijët janë bërë të parëndësishëm, madje shpesh shihen si pengesa për të arritur qëllimet që çiftet i kishin vënë vetes. Kushtojnë shumë dhe hapin vetëm telashe, janë ankesat që dëgjohen më shpesh nga çiftet sot. Po, po, është e vërtetë, të lindësh fëmijë sot duket si një sipërmarrje e vështirë. Shumë nëna i cilësojnë ata si barrë që shkaktojnë lodhje, që kërkojnë kohë, kujdes, para. Gjithmonë e më shumë gratë dhe çiftet e martuara janë përqendruar te karriera, ndaj mendojnë se fëmijët nuk do të bënin gjë tjetër veçse do të pengonin projektet që ata kanë hartuar për veten.Shqiperia
 
Titulli: Familja apo karriera? Eshtë më mirë të dyja

Mundesisht me i nderthur te dyja..nqs sbehet ..une nuk bej familje pa bere karrieren ;)
 
Titulli: Familja apo karriera? Eshtë më mirë të dyja

Une jam per familje ,s'me pelqen karriera ....madje habitem me shoqen time eshte shume e fiksuar mbas karrieres ..tani eshte inxhiniere ndertimi dhe ka shume vullnet e deshire per karrier ..une jo :D ..................me pelqen familja .
 
Titulli: Familja apo karriera? Eshtë më mirë të dyja

Une mendoj se te dyja jane te realizueshme ne jete.Nese ke nje bashkeshort i cili te perkrah ne cdo hap tendin sigurisht qe do ti kesh te dyja.
 
Titulli: Familja apo karriera? Eshtë më mirë të dyja

Me pelqen te bej punen qe vlersoj, por s'do te thote o karriere o s'ka! Ka nje limit, per hir te familjes mund te ndalem te nje livel me i arsyshem qe te gershetoj mirembajtjen e familjes time me punen. Gjithsesi po sgjedhe te dyja s'ja del kurr te kenaqesh familjen totalishte.
 
Titulli: Familja apo karriera? Eshtë më mirë të dyja

Derisa aspiratat profesionale nuk do cenonin disbalansimin familjar do beja te dyjat...Ne momentin qe do shihja se nuk ecin te dyjat, do reduktoja qellimet dhe synimet qe kane te bejne me karieren...Familja eshte ne radhe te pare.
 
Pe: Familja apo karriera? Eshtë më mirë të dyja

Vjen nje moment ne jete, qe karriera nuk eshte me prioritet, te cilin, stafeten ia merr familja, kur e krijojme ate (femijet dhe njeriu qe krijojme jeten tone)...
Personalisht, tani ne momentin qe ka ardhur ne jeten time, karrierra per mua eshte zero... prioriteti tani per mua ka kaluar krijimi familjes dhe nje femije.
 
Pe: Familja apo karriera? Eshtë më mirë të dyja

Familja ka vlerat me te vecanta se cdo gje tjeter...Te kesh nje familje te shendetshme nuk eshte se arrhet dhe behet vete keshtu spontanisht...Duhet te punosh me ate familje,me ata njerez qe te kesh ate qe enderron.Nuk them se karriera nuk te le hapesire per familjen pasi femra e ka treguar veten qe mund te jete e sukseshme ne jete dhe ne te gjitha fushat e saj:ne familje,ne profesion,ne dashuri e kudo,por nqs ke nje krah qe mbeshtetesh nje shtylle baze sic eshte partneri atehere dhe arritjen ne karriere mund te behen,por kurresi sdo i jepja karrieres me shum rendesi se sa familjes...Me te vertete se sot jane te krijuara kushtet ne menyra nga me te ndryshmet(babysiter,cerdhe,kopshte etj etj),por nqs dua familje sic kam qejf une,kam qejf ta krijoj e ta rris une.Nje familje perfekte apo nje familje me mangesi sido qofte eshte e imja ,veper e imja...
 
Pe: Familja apo karriera? Eshtë më mirë të dyja

Ske cfar e do karrieren pa nje familje pa nje dashuri familjare une per mendimin tim jam kundra asaj qe te kem nje pune dhe ne shpite kthehem ne oren 12 te nates e te iki ne 6 te mjesit se kshu eshte puna duhet me qene korrekt per me ber karriere ..
 
Karriera apo familja, femra organizohuni

TIRANث-Karriera po bëhet pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e jetës së femrës bashkëkohore, ndërkaq familja mbetet vatër e sigurt në të cilën kthehet çdo ditë. Dhe, gjithnjë e më shumë femra po ballafaqohen me problemet në harmonizimin e obligimeve afariste të cilat kërkojnë shumë energji dhe kohë dhe familjes e cila kërkon kujdes.
2e4kbq9.jpg
Që të jeni të realizuar në punë dhe në të njëjtën kohë të keni një jetë familjare të kënaqur, shpesh është një sfidë e vërtetë! Në Angli gratë konsiderohen akoma si "engjëjt e vatrës", kurse në Gjermani, nënat që u besojnë fëmijët e tyre një ‘baby-sitter’, quhen "nëna sorrë". Në të kundërt, Zvicra synon mbi barazimin total të ****eve, kurse në Francë, nënat që punojnë mund të shfrytëzojnë shumë ndihma shtetërore (çeqe familjare, azile publike apo reduktim të taksave për angazhimin e një ‘baby-sitter’).

Për shumë gra, të koordinojnë familjen dhe punën mbetet një detyrë e vështirë. Që të arrish t'i mbijetosh orareve të zyrës dhe shkollës, detyrave të fëmijëve dhe atyre të përditshme, kërkon një organizim perfekt! Ja këshillat tona, që ju të dashura femra, të mos kaloni në panik.

Rregullat e arta për nënat që punojnë
Organizohuni! Koha mund të jetë armiku juaj më i keq, por në të njëjtën kohë edhe arma juaj më e mirë; e rëndësishme është të dini të organizoheni. Për të shmangur që të gjendeni në minutën e fundit me një milion gjëra për të bërë, mundohuni t'i parashikoni gjërat në fillim. Për shembull, duke bërë gati që në darkë fletoret e fëmijëve, veshjen tuaj për të nesërmen dhe sapo të keni një minutë të lirë të kujdeseni për faturat...
Në qoftë se keni vështirësi në organizim, në fillim të javës mos hezitoni të bëni një listë të gjërave që keni për të bërë: pazarin, vizitat mjekësore, mbledhje pune, pra parashikoni diçka për çdo ditë të javës.

Disa nëna që punojnë përgatisin ushqimin e gjithë javës në fundjavë dhe i ruajnë në frigorifer për t'i ngrohur në momentin e duhur.

Në zyrë, vlerësohuni dhe bëni që t'ju vlerësojnë. Tregojuni që të kesh fëmijë, nuk do të thotë të jesh më pak e fuqishme! Bëjani të ditur shefit që punoni shumë: në qoftë se vjen më parë në punë ose hyni më shpejt nga orari i drekës, bëjani të ditur në mënyrë diskrete. Për shembull, duke i dërguar një email kur akoma nuk ka asnjeri në zyrë. Në këtë mënyrë, në qoftë se një ditë do t'ju duhet të dilnit më parë për arsye familjare, asnjeri nuk mund t'ju ndalojë.

اdo gjë në kohën e vet
Në shtëpi ashtu si dhe në punë, për të qenë vërtet në fuqi (dhe për të përfituar nga momentet e qetësisë) duhet të dini të merrni distancat: në shtëpi harroni zyrën dhe anasjelltas. Fëmijët tuaj nuk duhet t'ju telefonojnë në punë për asgjë, shpjegojuni atyre që duhet ta bëjnë vetë disa gjëra në raste urgjente. Por, e njëjta gjë vlen edhe për shefin tuaj nëse ka zakonin e keq t'ju telefonojë kur sapo keni lënë zyrën. Në këtë rast aktivizioni sekretarinë telefonike dhe fikni telefonin.

Relaksohuni
Jeta juaj nuk duhet të limitohet vetëm me punën dhe fëmijët, mundohuni të gjeni momente për veten tuaj. Praktikoni pak aktivitet fizik, shkoni në palestër për të shkarkuar tensionin, ndiqni ndonjë kurs joga, që ju ndihmon të qetësoheni, merrni një pasdite për blerje apo një kafe me mikeshat. E rëndësishme është të rikarikoheni!

Lejoni t'ju ndihmojnë
Fëmijët nuk i keni bërë vetë, përfshini dhe bashkëshortin në punët e përditshme! Të lani enët, të përgatisni darkën, të kaloni pluhurat, pra të ndani detyrat është fondamentale. Në qoftë se mund t'ia lejoni vetes, mund të merrni dikë për t'ju ndihmuar me punët e shtëpisë ose një kujdestare për fëmijë.

Mos u ndjeni në faj
Mësohuni ta hiqni prizën pa u ndier në faj. Nuk i keni mbaruar akoma të gjitha gjërat që kishit për të bërë? Sonte jeni shumë e lodhur për të gatuar? Mos u ndieni në panik, fëmijët tuaj nuk do të zhgënjehen nëse herë pas here, nxirrni nga frigoriferi një picë, përkundrazi! Përfitoni nga momentet e qetësisë pa shumë vrarje ndërgjegjeje.
/BalkanWeb
 

Attachments

  • 2e4kbq9.jpg
    2e4kbq9.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Karriera apo familja, femra organizohuni

Eshte me te vertet nje sfide e vertete... Mund ti kuptoj plotesisht ato gra qe punojne, gatojne, kujdesen per femijet, burrin, shtepine... Eshte nje pune shume e veshtire. Une ngandonjeher kshtu pa obligime te medha nuk mund t'ja dal ne qosh, po paramendo te kesh femije??? Eshte nje pergjegjesi shume e madhe. Edhe pse me kohe besoj se mesohet njeriu po perseri te dalin trute nga koka.. I lumte atyre qe mund ta menaxhojne kohen mire :)
 
Titulli: Karriera apo familja, femra organizohuni

Karrieren derisa te behesh me femije, pastaj punon burri.
 
Titulli: Karriera apo familja, femra organizohuni

Karrieren derisa te behesh me femije, pastaj punon burri.

Karrieren deri 50 vjec pastaj shkoni ne jetimore birsoni nje femij pastaj vitet qe ju kan mbet shfrytzojeni per me nderru panolina :p
 
Titulli: Karriera apo familja, femra organizohuni

ah fliska per ne Tirane, se shoh te arsyeshme pse e kane prb andej , pasi ne pergjtihesi jane te rrethuar me gjysher , prinder, vjeherri , familje , kushurinj, komshinj qe i hajne buken njeri tjetrit c'do dite , nejse mo :)

Sa per ne emigrim shumica i bejne te dyja, eshte dicka goxha e lodhshme por normale :)
 
Titulli: Karriera apo familja, femra organizohuni

I bejne hallexhinjte, se ato qe s'kane nevoje, rrijne ne shtepi e rritin femijet sic duhet.
 
Titulli: Karriera apo familja, femra organizohuni

Une punoj edhe kujdesem per dy femije, dhe burri femija i tret hahaha... une njeherit nuk kam qene shume e zjarrt te punoj sidomos sa jane femijet te vogel,shume kam pas qejf te jesha pran tyre, edhe pse nuk e kam orarin e gjate,prap... mirepo punet i ne shpi i bejm bbashk me burrin...edhe ai me ndihmon,disaher sdon hiq i ngrati,po e ka patjeter, vec tu hik ligjeratave te mija hahaha... nese punon bashkarisht mund tia dalish shume mire mbane... edhe pune edhe familje...
 
Titulli: Karriera apo familja, femra organizohuni

Femrat primare duhet ta kene familjen , martesen , edukimin e femijeve . Karriera per femren , puna per femren eshte edukimi dhe krijimi i nje familje te forte se pari dhe produktive ne shoqeri .
 
Titulli: Karriera apo familja, femra organizohuni

I bejne hallexhinjte, se ato qe s'kane nevoje, rrijne ne shtepi e rritin femijet sic duhet.

Do te korigjoja, vij nga familje qe kane rritur 6 femije dhe nderkohe te dy prinderit kane punuar, jemi rritur goxha mire dhe s'ka ndikuar negativisht kjo arsye tek ne, jemi rritur sic duhet :)

eshte normale te kesh femije, te shkosh ne pune etj etj etj , s'do e lidhja me hallin fare....dhe kur prinderit punojne ne fakt ka efekt pozitiv tek femijet, jo vetem per faktin qe te pergatit/stervit ato me ndonje pune tek tuk , por edhe ne moshen adoleshente edhe ato vete e marrin punen me qejf dhe ju duket normale...

Kam qene 14-vjece kur kam marre rrogen e pare, ( dhe jo nga halli por nga ambicia- deshira ) dhe qe ne ato moshe s'ju kam kerkuar prinderve noj here edhe 1 cent .... as nuk kam ndaluar se punuari , pa lene pas dore as shkollen , 3 qualification.... dhe ky fakt vec me ka ndihmuar fale shembullit pozitiv te prinderve :)
 
Titulli: Karriera apo familja, femra organizohuni

ne te forumit jemi te zonja i bejme te dyja , LOl...kshuqe mos na ngrini kshu pyetje te kota :p...


Si te ta sjelle jeta ashtu do sillesh... un e per vete, edhe pse me pelqen sh profesioni ama nqs ma don puna te rri ne shpi e burri tme siguroj cdo gje, do e beja gjith qef.. ohoho... ku ka me mire :D... Jam kundra personave te semure per karriere ... :D
 
Lidhjen apo karrieren?


30bgtur.jpg
Nese nje dite do te gjendeni ne dileme per te zgjedhur midis karrieres dhe nje lidhjeje
Cilen do e zgjedhni ju?


shum her e kemi ndegju kete thenje , dhe desha ta hap si teme per diskutim.
 

Attachments

  • 30bgtur.jpg
    30bgtur.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Lidhjen apo karrieren?

do zgjidhja karrieren.........
 
Titulli: Familja apo karriera? Eshtë më mirë të dyja

te paren 100 her :D
 
Titulli: Karriera apo familja, femra organizohuni

Ne te forumit jemi te zonja i bejme te dyja , LOl...kshuqe mos na ngrini kshu pyetje te kota :p...

Ore e paskam thene ktu e 1 vit me pare... e riperseris, Lol
 
Titulli: Familja apo karriera? Eshtë më mirë të dyja

une mire jam me te dyja.... edhe pse lodhem,psiqikisht edhe fizikisht, prap mire jam
 
Titulli: Familja apo karriera? Eshtë më mirë të dyja

Tema se kam hap un nuk flet per familjen por nje lidhje, tani nese i kthehemi te flasim per familjne apo karrieren ajo gje kuptohet se kur te krijoshe familje nuk eshte e let ti kthesh shpinen, [por cfar nese jemi perball nje lidhje dashurie dhe karrieres?
 
Titulli: Familja apo karriera? Eshtë më mirë të dyja

Tema se kam hap un nuk flet per familjen por nje lidhje, tani nese i kthehemi te flasim per familjne apo karrieren ajo gje kuptohet se kur te krijoshe familje nuk eshte e let ti kthesh shpinen, [por cfar nese jemi perball nje lidhje dashurie dhe karrieres?

Ne fakt tema qe hape ti eshte e njejte me kete http://www.forumivirtual.com/dashuri-dhe-pasion-14/dashuria-apo-karriera-1497/
por kushdo qe i ka bashkuar, ka bashkuar me ate tjetren. Une ndaj te solla edhe 2 tema te tjera ku ishte diskutuar pikerisht dashuria vs karriera.
 
Titulli: Familja apo karriera? Eshtë më mirë të dyja

Te trija.

Shakate anash.

Shumekujt e para ja ka humb te dyten, dhe anasjelltas. Shkak kryesor mendoj se eshte xhelozia. Nese ka mirekuptim ne lidhje, mendoj se mund te vazhdohet me te dyja pa problem.

p.s. sikur po flisnim per lidhjen, se qenka perzi leshi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top